Poezia juaj... Të kërkoj Një trëndafil...

Intervista - - POEZI -

Ku rrugët humbim Diku atje tej të kërkoj Lodhem duke të kërkuar , Por kurrë s’do të harroj ... Në rrugët e jetës Do të ndeshemi përsëri Do kujtojmë si dy miq të vjetër Të vjetër në dashuri ... Do prekim pak nga koha jonë Ku do qeshim me nostalgji , Do ti rikujtoj unë vargjet e thëna Sa kam shkruar në pafundësi ... Do të kërkoj si çdo herë Siç më kërkon dhe ti , Do të kerkoj nga e jona , Dhe një copëz lumturi

Heshtje e thellë, ty të mbulonte Gëzuar...Them edhe një herë Thyej qetësin që mbizot’ronte ! Zjarri i oxhakut,e vetmja dritë E që të shohë, nuk më mjaftonte. Në errësirë kërkonin sytë Për një vështrim që i’u mungonte! Për ato buzë... Për ata sy Nostalgjin që kam për ty Thellë në zemër e kam shkruar! Afrohu pak, më jep pak dorën Të lutem, mos rri ashtu e ngrirë Shpirtit tim, shkriji ti borën Me një gjest, një fjalë të mirë ! Nuk e di në më dëgjon C'po më ndodh se di as vetë S'di është herët, a është vonë.! Në gjunjë i ulur, kavalier Dorën te zgjas, kërce me mua Si vullkan, eja më merr Më digjë, duroj e prap të dua! Të dua tani edhe atëherë Të adhuroj në pafundësi

BLEDI YLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.