Sa më larg

Intervista - - POEZI -

Qëndro larg, sa më larg Gjej një qosh’ në fund të tokës Po kur malli bëhet varg Thonë, i vihet gishti kokës ! E kur malli zgjatet, zgjatet Eshtë vështirë t’i gjesh një fund Sepse, largësia matet Por jo malli kur të mundë … U largove, vetë e zgjodhe I shpëtohet dashurisë ? Shpirtit tënd nuk i besove …, i besove largësisë ! Kur t’i vihet gishti kokës Unë për ty do jem kujtim Një mirazh në fund të tokës Që nuk tretet në harrim… Gjej një botë vetëm për vete Ku nga unë të gjesh shpëtim !

BLEDI YLLI

Faqja u përgatit nga Bledi Ylli. Poezitë tuaja mund t’ i dërgoni me mesazh në faqen tonë të Facebookut, ose me e-mail, në gazetaintervista@gmail.com. Ju mirëpresim!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.