Ç’ më duhet...

Intervista - - POEZI -

Nuk munda mbi gjoksin tënd të mbështetem Nën qiellin plot yje s’më mbajte shtrënguar Dhe puthja nën hënë më mbeti një ëndërr Më përvëloi trupin kjo ndjenjë e pashuar ! Endrra dhe shpresa strukur mes yjesh Disa çaste intime thuri shpirti për ty Ndër krahet e tua rrahjet e zemrës dëgjova E lumturuar vetveten shikoj në të tuat sy. S’di pse kjo mbrëmje ringjalli dashurinë Pasioni i gjakut endej vrullshem ndër deje E ndërsa dëshira ish e zhytur në mall Ti jetën vazhdon , shumë larg prej meje! Ç’më duhet kur thua që nuk më harrove Sa edhe në gjumë përmend emrin tim. Madje dhe zgjuar kudo që ndodhesh Vazhdon të pëshpërisësh…, shpirti im

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.