Sindroma “Daun” nuk e zbehu dashurinë!

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Unë qw po ju shkruaj jam një vajzë rreth te 30-tave. Ka 4 vite që jam martuar dhe kam një vajzë dy - çka ishte në përfeksion aq sa edhe njerëzit e mi më thonin se isha me fat. Një “rrëshqitje” e kësaj martese ishte ditën kur më lindi vajza. Për të gjithë njerëzit kjo është dita më e lumtur e jetës, ndërsa për burrin tim nuk ishte ashtu. Edhe pse kishim ndjekur vazhdimësinë e fëmijës gjatë shtatzanisë, asnjë nuk e kishte zbuluar se fëmija im ishte me sindromën “Daun”. Në fakt, kur e mora për herë të parë në dorë një lot më rrëshqiti në faqe, por seç pata një lidhje të fortë me të, kur ajo m’i nguli sytë ndoshta edhe nuk më shihte, por mua më gjunjëzoi përnjëherë.

E kundërta ndodhi kur erdhi burri im ta shikonte.Ai nuk kishte ardhur gjatë gjithë ditës për ta parë dhe unë pyeta kunatën se pse nuk kishte ardhur të shikonte vajzën dhe mua. Ajo më tha se kishte qënë në shtëpi dhe e kishte marrë gjumi se ishte lodhur duke pritur të lindte vajza. E kuptova në fjalët e saj se ishte një gënjeshtër.

Kur u fut në derë ai kishte një fytyrë të trembur e ishte zverdhur i tëri .

-Si je?- më tha duke më puthur në ballë. A ndjehesh mirë?

-Mirë jam! Edhe vajza është mirë!

Ai uli kokën, kaloi pështymën poshtë e më pas kur i ngriti sytë pashë se i kishte të skuqur.

-Çfarë ke? Dukesh sikur nuk je mirë.

-Asgjë! Mirë jam.Si je ti? Se u bëra merak që të zgjatën dhimbjet.Rrija jashtë dhe mendoja se po vuaje shumë. Kam përjetuar shumë ankth.

-Nga kjo besoj i ke dhe sytë shumë të skuqur.

Nuk deshi të më përgjigjej. Ndenji dhe pak e nuk pyeti fare për vajzën. E pashë se ishte keq dhe nuk e mundova më shumë për asgjë. Mendova se do të vinte përsëri e do sapo kishte marrë vesh se vajza nuk ishte si të tjerët ishte bërë keq.

Me vete vendosa që herën tjetër mendonte. Erdhën shumë njerëz për të më parë dhe shumica e tyre nuk e panë vajzën pasi e gjetën në vizitë me mjekun. Mjeku që më kishte ndjekur në vazhdimësi ishte shumë i habitur se si mund të kishte ndodhur që nuk e kishin vënë re se ai fëmijë ishte me atë sindromë.

Ai erdhi vetëm një herë pas lindjes dhe nuk e pashë më. Po “humbjen” e tij mësova nga burri im pasdite. Kur ai erdhi pasdite vajza ishte te krevati im në krah të kundërt me atë ku ishte ajo.

-Si je?- më tha pa hedhur vështrimin mbi vajzën.

-Jemi mirë të dyja!- i thashë dhe ngrita krahun e zbulova vajzën që ai ta shihte.-Ja kjo është vajza jonë që e kemi pritur aq shumë.

Ai në vend që të shihte vajzën uli sytë.

-Merre pak e ma sill në krah se uria.

po.

-S’ka gjë se e vë prapë në gjumë,atë punë kam tani.- po mundohesha që ta ngrija nga ajo anë e krevatit e të merrte për herë të parë në dorë vajzën e tij. E dija se menjëherë do të kishte dhe ai një tërheqje si unë.

Pas gjithë insistimit tim ai u ngrit. Sapo iu afrua krevatit u largua sikur ta kishte pickuar dnonjë gjë. -Ç’pate? -Është në gjumë! Mos e luaj tani, pastaj unë nuk di ta kap mos e dëmtoj!

Pra, ai nuk mund ta pranonte se edhe pse nuk ngjasonte me njerëzit e tjetrë, ajo ishte një njeri e, aq më tepër, vajza e tij. Në atë çast ndjeva një ndjenjë neverie për këtë njeri. Megjithatë nuk e dhashë veten.

Ai iku dhe të nesërmen ne dolëm nga spitali. Erdhën të më merrnin kunata bashkë me burrin tim. Vajzën e kishte në krah kunata dhe e kishte mbuluar se ishte pak freskët. Edhe tek ajo shikoja një si tip tërheqje për vajzën. Edhe ajo po e vuante këtë jonormalitet të vajzës. Mua Zoti më kishte bërë që ta pranoj menjëherë. Afërsia e nënës me fëmijën është e pazëvendësueshme.Sado q edhe babai është pjesë e tij,prapë se prapë nuk e ka afërsinë dhe tolerancën e nënës dhe nuk pajtohet si nëna me të gjitha të mirat e të këqijat e fëmijës.

Shkuam në shtëpi. Po më prisnin të gjithë,por asnjëri prej tyre,madje as vjehrra që kishte mbesën e parë se më para vajzës sime i kishin lindur vetëm nipa nuk iu qeshte fytyra.

-Mirë se erdhe!- më tha vjehrra tek porta e shtëpisë.

-Mirë se të gjetëm unë dhe mbesa jote e parë!- ia ktheva.

Kunata e vuri vajzën në krevatin e saj që e kisha përgatitur më parë. Më pas u ula edhe unë në krevatin tim e më kishte zënë gjumi. Më zgjoi e qara e vajzës. Por në moment tek koka e saj pashë vjehrrën e cila me tha:

-Pusho ti s’ka gjë se e mbaj unë. – E mori vajzën e doli nga dhoma drejt kuzhinës. Më pas vajza nuk qau më,ose unë nuk dëgjova gjë,sepse më mori përsëri gjumi. Kur më doli pashë se afër meje në krevat ishte dhe burri. Ai kishte ardhur e nuk donte të më zgjonte.Më shikonte e nuk m’i shqiste sytë.

-A e di se të dua më shumë se çdo gjë në jetë?- më tha. – Nuk duroj asnjë çast larg teje. Kur ti ishe në spital më dukej shtëpia bosh,tani që erdhe ti më duket se kam gjithçka që më mungon.

-Edhe unë të dua shumë dhe ti e di këtë,por unë nuk erdha vetëm. Kam sjellë dhe vajzën tënde.

Gjithë shkëlqimi i syve të tij u zbeh.

-Si ka mundësi që nuk do të të më duash mua më shumë se krijesën tënde?

Ai përsëri bëri të njëjtin veprim,uli sytë.

-Mos i ul sytë! Ka disa ditë që je bërë baba dhe ti ende nuk e ke parë fytyrën e vajzës tënde! E vjen e më thua se jam njeri më i shtrenjtë në botë! Po vajza jotë,ç’është për ty?

-Të lutem mos më hap këtë bisedë! Unë po prisja me padurim të isha në krevat me ty! Ti tani….

-Pse a ka bisedë më të rëndësishme se kjo? Ti tani në këtë moment duhet të shkosh e të marrësh vajzën tënde në krahë,ta shohesh mirë në fytyrë e ta sjellësh këtu!

Ky urdhër i imi e gjeti të papërgatitur. Ai u ngrit nga krevati dhe nuk e solli vetë vajzën,por e solli vjehrra. U ngrita ashtu si munda,mezi e duke duruar dhimbjet e barkut,ia mora vjehrrës vajzën e me të në krahë shkova në kuzhinë. Ai sa më pa mua e kuptoi se ç’do të bëja.

Ia vura vajzën në prehër dhe i thashë:

-Hapi sytë mirëe shikose është njeri si gjithë të tjerët! Nuk ka asgjë për t’u trembur! Kjo është një foshnjë e pafaj! Nuk është faji i saj dhe i askujt që ajo ka këtë sindromë! Shikoje në sy e do ta kuptosh se ajo të përket ty,sido që të jetë!

Ajo sikur të kishte kuptuar fjalët që unë i thashë të atit e shikonte në sy a thua se ishte disa muajshe. Ndoshta nuk shikonte asgjë,por shikimi i saj bëri që atij t’i rrindhnin lotë nga faqet!

-E sheh sa e mirë është! Ajo do të rritet e do të të thërrasë “babi” e këta lotë që derdhe sot do të jenë lotë gëzimi. Shtërngoje në krahë e ndeje lidhjen e fuqishme që ke me të. Ajo do ta kuptojë se janë krahët e fuqishëm të të atit ,që do ta mbrojnë gjithmonë! E pastaj nëse ka ndonjë “frikë” të vogël për jetën që e pret do t’i zhduket menjherë nga besimi që do marrë nga shtërngimi yt!

Me fjalët e mia dhe shikimin e magjishëm të vajzës ai kuptoi se sa rëndësi ka të jesh prind dhe sa gjë e bukur është! Edhe vjehrra po dëgjonte dhe lotë i shkonin në faqe.

-Mirë të thotë, bir! Ti je i ri dhe jeta do të të sjellë plot surpriza e kjo është një ndër to. Duaje vajzën tënde e mos u zpraps para asgjëje!

Të tre ne e dinim se nuk do të ishte një rrugë e lehtë. Se do të kishim pëngesa më të vështira se prindërit e tjerë,se do të na duhej të kalonim çaste që prindërit e tjerë do t’i quanin fatale! Por që nga ky çast asnjëherë në familjen tonë nuk ka patur ngurrim dhe asnjëherë nuk na ka ndodhur të vëmë në dyshim dashurinë dhe mirësjelljen ndaj vajzës sonë.

Këto dy vite kanë qënë të mrekullueshme për ne. Vajza jonë është një ëngjëll që do të donte ta kishte çdo prind. Burri, vjehrra, kunata e të gjithë “lënë kokën” pas saj! Burri mezi pret të vijë në shtëpi e të luajë me të. Ajo tashmë i thërret “babi” dhe ai ndjehet i mrekulluar. Besoj se kështu do jetë gjithmonë për ne!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.