Pyetje për instruktorin Më dhemb shpina. Të vazhdoj palestrën?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje, jam një vajzë 13 vjeçe dhe kam parë në ëndërr sikur kisha një plagë afër gjoksit të majtë, afër zemrës. Unë hoqa koren e plagës dhe po rridhte shumë gjak e nuk pushonte. Aty më doli gjumi. Çfarë kuptimi ka ëndrra ime?

E çuditshme ëndrra që ke parë për moshën që ke pasi kjo ëndërr lidhet me hatërmbetjen. Ti je ofenduar brenda vetes dhe ka qenë një momenti nxitimi reagimi yt ndaj ke hequr edhe koren e plagës. Ti nuk duhet të kesh frikë nga qortimet përpiqu të sillesh ashtu siç duhet dhe të dëgjosh.

Përshëndetje gazeta Intervista! Kam lexuar në gazetën tuaj se keni edhe një rubrikë për instruktorin e palestrës. Unë jam Eraldo 24 vjeç dhe kam 3 muaj që e frekuentoj palestrën. Përpara se të shkoja kam qenë shumë i dobët dhe vendosa të shkoj për të zgjeruar shpatullat dhe për të rritur masën muskulare të krahëve. Por kam rreth dy javë që më dhemb shumë shpina. Kam bërë vizitë, por më kanë thënë që e kam nga qëndrimi i keq. Kjo më ka penguar dhe në ushtrimet e nuk bëj dot palestër se më dhemb shumë. Ju lutem mund të më thoni se çfarë ushtrimesh mund të bëj për të forcuar shpinën dhe mos ta ndjej më këtë dhimbje? Faleminderit.

Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëndetje Eraldo! Të falenderoj për vëmendjen nga gazetës dhe i ri si ty nëse ka vullnet dhe e vazhdon palestrën bën çudira. Por duhet të dish diçka që palestra ka dhe anën e saj të errët që janë dëmtimet. Dëmtimet vijnë nga mos ekzekutimi i saktë i ushtrimeve. Nëse ty është e sigurtë që ajo ta ka shkaktuar. Së pari do të përmend disa ushtrime që të dëmtojnë mesin. Së dyti mënyrën e saktë të ekzekutimit të ushtrimit. Setreti se çfarë duhet të hash. Ushtrimet që dëmtojne mesin në palestër janë:-Varka, -Squat, -Deadlifti, -Bench press, -Mënyra e gabuar e kapjes së peshave nga poshtë lart. Teknika e saktë e kryerjes së ushtrimit të varkës: -Përthyejmë letshëm gjunjët sepse na shërbejnë si amortizator. -Mbajmë fundshpinën të harkuar. -Gjoksin e nxjerrim përpara. -Mbushemi me frymë ku e lëshojmë përpara paisjen, faza ekstensive dhe nxjerrim frymën në fazën e Teknika e deadliftit: -Hapim këmbët sa gjerësia e shpatullave. -Duart i hap pak më shumë se gjerësia gjunjëve. -Gjat fazës së ngritjes boshtit pingulja e gjurit s’duhet ta kaloj majën e këmbës. -Fundshpina duhet të jetë e harkuar. -Mjekra të - ballë. -Gjoksi mos të përmbyset por të rri i fryrë dhe të shikoj përballë. Squat:- Këmbët hapen sa gjerësia e shpatullave. -Boshti mbështetet mbi trapez. -Fundshpina mbahet e harkuar. -Gjuri s’kalon majën e këmbës. -Ulemi që vithja të jetë nën nivelin e gjurit. -Bennch press, duhet të ketë 5 pika takimi: Koka, shpatulla, fundshpina, 2 këmbët. E fundit të duhet të ushqehesh mirë me vlera ushqimore, krahas kësaj të këshilloj të ushqehesh me supë peshku, të bën mirë për kartilagot dhe çfarë është më e rëndësishmja duhet të bësh ushtrime për të progresin në stërvitjen tënde në palestër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.