Visjan Ukcenaj: Pse iu futa muzikës

Intervista - - TELEVIZION -

Visjan Ukcenaj është një nga aktorët më të talentuar të ekranit shqiptar sot. Ka arritur të rrëmbejë admirimin e dashamirësve të humorit nëpërmjet rolit të “laçjanit”, por dhe shumë roleve të tjerë. Për më shumë rreth teatrit, aktrimit, humorit, muzikës fushës më të fundit ku Visjani po shfaq talentin, dhe gjendjes së tyre në Shqipëri, Ukcenaj është shprehur për gazetën “Intervista”.

Fabjola Kuburi:- Ti ne 2xl luan rolin e laçjanit me një makine te bukur. Ti vete çfarë makine nget?

Visjan Ukcenaj (Vukman):Përshëndetje! Momentalisht ngas një Volkswagen Polo. Më pëlqen shumë si makinë. Është e vogël, sportive dhe ekonomike. City Car!

- Të jesh një aktor në Hollyëood do të thotë famë e madhe, shifra marramendëse etj. Po në Shqipëri, si është të jesh aktor?

- Aktorët e Hollywood janë shumë larg tregut tonë dhe fama e tyre si rrjedhojë është masive. Ata ndikojnë në art, madje dhe në formimin e kulturave dhe trendeve. Ne kemi një treg shumë të vogël. Si rrjedhojë, vlerësimi ynë është tmerrësisht i vogël, gati qesharak për një aktor, por jo vetëm për ta!

- Flasim për muzikën, pasionin tënd!

- Muzika është një dashuri e madhe për mua, sepse kam qenë gjithmonë i lidhur me të dhe i ndikuar prej saj. Muzika hiphop është rruga ime e dytë pas aktrimit. Big Basta pati besim në talentin tim, dhe si rrjedhojë realizuam bashkëpunimin tim të pare me këngën “Kastro Zizo”. Gjithashtu producenti im Klaudio Myrtaj prodhon muzikën dhe më udhëheq në të gjithë prodhimet e mia muzikore. Më datë 26 doli dhe kënga ime e dytë “Farmaci” në bashkëpunim me Addictive. Së shpejti do publikoj dy produksione vetëm.

- Të ka vlejtur sadopak formimi në Akademinë e Arteve, apo mendon që aftësia jo vetëm e jotja në aktrim, por e kujtdo, është një element i lindur?

Shkolla është ajo që formon talentin e njëaktori. për çdo i del, qoftë dramatike, komedi, shoë, siç është Apartamenti 2XL. Dhe sigurisht, aktori është vetëm në skenë. Aktorët me jetë janë të shëmtuar dhe të papranueshëm. Janë pjesë e krimbur e shoqërisë.

-Preferon më tepër aktrimin

shumë, pavarësisht se teatri të jep një emocion shumë të prekshëm dhe të drejtpërdrejtë, dhe është një vend ku tregohen vlerat e vërteta sidomos personazhet dramatikë dhe ata antagonist. Dhe për çudi, deri tani kam luajtur personazhe romantikë dhe pozitivë, si p.sh. në

- Para pak kohësh u ndërmor nisma #ejanëteatër. Pse duhet të vijnë njerëzit në teatër?

- Njerëzit duhet të shkojnë kur ka teatër. Teatri është kulturë. Por teatri nuk duhet t’i ftojë njerëzit me nisma. Njerëzit duhet të bëjnë nisma për të shkuar në teatër. Por që të ndodhë kjo, teatri duhet të ketë cilësi, diversitet, profesionalizëm, të tipit gati-gati shkollaresk, sepse aktorët rëndom nga eksperienca apo deliri, kthehen në mekanikë dhe përsëritës, jo kreativë, jo organikë, dhe kjo është e papranueshme. Gjithsesi, në teatër duhet shkuar! Siç vini në Apartamentin 2XL, ejani dhe në teatër! (qesh)

hershme shqiptare?

shqiptare ka qenë një mrekulli. Ka patur prodhimtari dhe profesionalizëm. E sotmja ka mbetur nën hijet e komunizmit dhe temave të stërhershme.

- Aktori apo aktorja shqiptar/e që preferon më tepër?

- Kam disa aktorë të preferuar. Doja të veçoja pedagogët e mi, Niko Kanxheri dhe Ndriçim Xhepa. Ndërsa nga aktoret femra më pëlqejnë shumë Luli Bitri dhe Olta Daku.

- Ke realizuar dokumentarin “From Puka, ëith Love” – ke lidhje me qytetin e Pukës?

- Unë jam lindur e rritur deri në njëfarë moshe në qytetin e Pukës. Kam kaluar një fëmijëri të mrekullueshme. Kam një shoqëri me të cilën i ruaj marrëdhëniet akoma, dhe shkojmë shumë mire. Normalisht, si vendlindja nuk ka! Sot ka ndryshuar shumë. Është një qytet që nuk i vlerëson njerëzit e tij, por unë e dua, gjithsesi! E kam bërë me shumë dashuri atë dokumentar për qytetin tim.

- Çfarë mendon për gjendjen Shqipëri?

në Shqipëri është mjerane. Është gati-gati e sëmurë me kancer dhe nuk ka kimioterapi që e shpëton! E them këtë sepse më dhemb shumë. Shoh shumë të rinj që duan të prodhojnë, si në teatër - ndësi. Fajin e kanë drejtuesit që merren me interesa personale po kërkojnë rryshfete. Gjendja është astmatike! -A ka gjasa për ndryshim? - Shteti nuk jep asnjë dritë jeshile në këtë semafor llumi. Asnjë dritë për fronte të rinj! Ky vend ka harruar që arti është një element shumë i rëndësishëm në kulturën e një kombi, në përparim elemente ekzistenciale. Unë besoj se ka shpresë! Po bëhet një hap pozitiv në krijimin e SASE (Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit). Shpresoj për mirë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.