SMS-të e fshehta Meta- Kryemadhi

Intervista - - HUMOR -

Meta: Po unë sikur bëra Haxhinaston kurban për Ramën? Uhhh, harrova…e ngatërrova me Nasipin. Kaq shumë kurbanër paskam bërë për Ramën? Nejse varja se po i jap rëndësi shumë personit të tretë për nga hierarkia. Tani kam një lutje për ty Mona. Eja, të lutem eja të jetojmë bashkë në shtëpinë presidenciale. Po si mund të shkoj nëpër kancelaritë botërore pa patur zonjën time në krah? Ç’do thonë bota?

Mona: Mos u bëj fare. Ramën e pranojnë me atlete, e jo më ty me kostum dhe muskuj.

Dhe mos harro, mos i ler shtangat, vrapin dhe më kryesorja mos e braktis Takun.

Meta: Taku? Ku e kam dëgjuar këtë emër?

Mona: Baba Takun zoti President…mos e braktis atë se ka valixhen e zezë me video ku jemi të gjithë dhe të piu e zeza.

Meta: Hahaha…u kujtova për kë thua…hahahhhaha…atij si mban më shurra tani dhe mban uturak me vehte. Prej tij të këm frikë tani?

Mona: Mirë mirë…ika tani se më erdhi në zyrë Rama.

Meta: Rama? Çdo në zyrën time ai maskara? Mona ç’po pregatisni jut ë dy? Duhet të kem besim tek ty?

Mona: Luan Rama o Liroooo, po ik tani se paske rrjedh fare.

Meta: Hahha …ku vajtëm e morëm këtë dreq me këtë mbiemër. E mirë, ika, por kujdes mos rrjedh informacioni në lidhje me Braçen. Mona: Kush është ky? Meta: Hahahahah, paske rrjedhur dhe ti…kastile të thashë se më the dy herë që kam rrjedhur. Të pres në presidencë.

Ndersa emaili i fundit që u zbulua nga ëikilikeas përkon me ditën e betimit në kuvend. Ja se çfarë i shkruan Meta një orë para se të bëhej betimi.

Meta: Mona e dashur! Endrra ime po bëhët realitet. Unë për pak do jem në Kuvend sa të takoj pak Doktorin dhe do nisem me eskortë për tek shtëpia jonë e madhe. Të puth shumë.

Mona: Hajde Liro se në Kuvend jam bashkë më Doktorin. Sa të bësh betimin eja na tako të dyve. Topallin mos e tako se nuk ia harroj atëhere kur iu vërsule dhe nuk pate mundësi ta qëlloje me vazo.

Meta: Ok, kur të vij aty, ti futu në rrjesht…

Mona: Unë në rrjesht? Mendon se jam nga ato që më ve njeri në rrjesht? U mërzita tani. Nuk po vi fare aty. Kurt ë vi në presidencë dua të mi rrjeshtosh të gjithë para këmbëvë.

Meta: u tha u bë zemër. Kur ta kam prishur unë ty, kur?

Mona: Mos harro, futu dhe ti në rrjesht…

Meta: Mona, ç’thua kështu? Nuk jemi në shtëpi të lutem. Mos ma bëj këtë se gjithë sytë e shqipërise janë drejtuar drejt meje.

Mona: Siç e lamë…të dua në rrjesht kur të vi.

Meta: Mona…Mona…Mona…o zot kjo është Nona, nuk është Mona…

Por ditët e qeta për Metën nuk morën fund edhe pasi ai u ul në karrigen e njeriut të parë të vendit. Në një sms që arritem të zbulojmë ndërmjet Baba Takut dhe Metës bie në sy frika e madhe e Takut që kishte ndaj Ramës se mos ky i fundit i jepte post ministror. Në sms e zbuluar ndër të tjera Baba Taku i shkruan Metës: Braho: Ti e di që unë s’të braktis kurrë dhe jam gati në çdo moment të iki nga PS dhe të vi tek partia ime, dmth-partia jote. Por kam vënë re se Rama po më vjen vërdallë dhe ka kuptuar lojën tonë që unë mund të iki nga grupi PS dhe të kaloj nga LSI. Kohët e fundit se si më shikon, se si çuditshëm ç’ka po më josh në kulm. Por ti e di që unë jam qen besnik i joti dhe valixhen e zezë e kam akoma të fshehur tek vëndi që e dimë vetëm ne të dy.

-Liro, po të kaloj pak në tel Monën sa sapo erdhi tek zyra ime!

Mona: -Ilir, ku je? Partia Ilir… më thuaj ç’të bëj me ata dy këshilltarët tradhëtarë në keshillin bashkiak? Po dridhem nga inati. Pse nuk e bërë kur ishe ti, por më pritën mua?

Meta: Mona, qetësohu shpirt dhe mos harro se unë tashmë nuk kam më punë më partine dhe…

Mona: Si the, si the? Nuk ke më - rkuar?

Meta: Mona, mos u nxito. Me gjasme thashë, me gjasme. Sa për ata të dy futju shkelmin. Të ndihmon dhe Baba Taku që ke aty.

Mona: Po ç’baba Taku thua mor Ilir. Po ku ka fuqi ky për shkelm? Ky është bërë për uturak.

Meta: Ah, Mona, që s’me kuptove njëherë. Naive mbete gjithmonë. ndaj çdonjërit që ngre krye ndaj nesh. Harrove valixhen e Takut? Atë valixhen e zezë plot me video? Thuaj Takut të gërmoje se do gjejë dhe diçka për ata të dy…më kuptove?

Mona: E more vesh për Ismailin? Sa maskara është treguar me ne.

Meta: As më rruhet fare për Kadarenë. Po fare ama…

Mona: Ke lajthitur? Po them për Kastriot Ismailin e ÇEZ-it. Ka publikuar e shoqja disa sms të tuat me të. Meta: E shoqja? Ismaili? Kastrioti? Mona…Mona…më sill një gotë ujë…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.