Taulant Balla: Jam me fat qe po digjen pyjet

Intervista - - HUMOR -

MOS E MERR NI SER IOZ ISH T, MI! LUTE JU

Taulant Ballën e takova në ballë të ëve në Elbasan. Ballin e kishte plot djersë dhe të nxirë. Me thënë të drejtën, unë nuk e njoha, por ai si njeri i thjeshtë dhe popullor që është, më foli vetë i pari...

Taulant Balla: Ja Kaso ja këtu jam! Hë për mua ke ardhur, e di unë.

Kaso Kosa: Përshëndetje shoku Balla! Dëgjova që ishit këtu, e ndaj erdha.

- Sigurisht që do dëgjoje edhe ti. Unë ju kam dërguar lajmërim...

- Më keni dërguar mua lajmërim?! Ju betohem shoku Balla që nuk kam marrë asnjë të tillë. Çfarë thuhej në të?

- O shtatanik, o aguridhe! Nuk lë të mbaroj fjalinë. Nuk ta kam dërguar ty, jo. Ja kam dërguar disa mediave të tjera.

- Tani po e kuptoj unë se përse kamerat ishin këtu pranë jush. Domethënë ju paskeni qënë personi që i ka lajmëruar!

- Sigurisht Kaso, asgjë nuk ndodh rastësisht. Ne jemi specialistë për të tilla gjera. Kemi bërë trajnime të veçanta. Ti e di.

- E di, e di! Thonë që Sorros dërgon përherë trajnues, se si të sileni me publikun edhe median.

rralluar, me thënë të drejtën. - E ka rralluar! E përse?! - Si përse? - Përse ka rralluar trajnimet, ju pyeta? - Po jemi bërë mjeshtër vetë neve ndaj. Nuk ja kemi shumë nevojën tani.

- Unë në fakt nuk dëgjova asnjë media. Ra zjarr këtu në Qarkun e Elbasanit dhe mendova që ju do ishit në ballë, shoku Balla. E kush tjetër mund të ishte, veç jush.

-Sigurisht që unë do isha, ke të drejtë.

- Si po shkon ëve, shoku Balla?

- Mirë po shkon. Më mori në qafë, po rrallohet. - Cila po rrallohet? - Zjarri pra, po rrallohet po them.

- Më falni, por a jeni këtu për ta shuar? Si thoni që...

- E mo Kaso që mbete aguridhe. Po pse mor teveqel, për të shuar zjarrin jam jnë këtu! Unë ku ta gjej që të bie zjarr.

- Çfarëëëë?! Po thoni që... po ky qenka lajm i thënë ekskluzivisht për mua.

- E ore, ku ta gjej që të bie zjarrr. Duke rënë zjarr, fsheh prerjet e drurëve që bëj. Ti e di që unë merrem me biznesin e tyre. - Po, kështu kam dëgjuar. - Tamam e ke dëgjuar, pra. Tani që na iku LSI nga kualicioni, kam frikë se ata do di që ata kishin ministrinë që merret me to. -Kështu qenka puna domethënë. Po, po edhe unë ashtu mendoj. Tani që ikën ë... -Do thonë që Lanti priste drurët e pemëve në qarkun e Elbasanit. I njoh mirë prerë unë? Ku i kam prerë? Ato i dogji zjarri, nuk i preva unë”. Do jau mnyll gojën. -Sa mirë e paskeni menduar! -Kot nuk jam këtu unë. Po shikoj nga afër dhe po mundohem që zjarri mos të shuhet. - Po në TV ju ishit me një zorrë në dorë, me ç›pashë. - Hajde Kaso, hajde! Edhe ti e hëngre?! Po ajo ishte zorrë, që i kisha futur benzinë. U sa gallatë! Edhe ti e hëngre more...! -Zorra kishte bënzinë?! -Po, ore, po. Po më ka gjetur belaja me të.

-Keni pasur probleme me zorrën? Ku qëndronte problemi me të?

-Po pra, po! Kishte benzinë, por benzina kishte edhe ujë. Më mori në qafë. Në vend

-Kush ta kishte futur ujin në benzinë vallë?!

-Si kush?! Ata të LSI pra, e kush tjetër. Ata e kishin për detyre kontrollin e tregut të karburanteve. Ja kanë patur me të futur partisë sonë dhe Edi Ramës ata. Edhe unë, ama, i papjekur u tregova: Nuk e kisha marrë parasysh që benzina ka ujë. Në vend -Qetësohuni shoku Balla! -Kështu thua ti, të qetësohem. Po me këto pyje ha unë. Duhen humbur gjurmët e ngrënies, domethënë të prerjeve që ju kam bërë. Jam bërë vrer...

-Jeni mërzitur, e shoh. Mos u mërzisni, se zjarret do vazhdojnë.

-Që do vazhdojnë, e di unë, se ne i kemi nën kontroll. Nuk jam mërzitur për to. Jam mërzitur, se m’u mund Bajerni. -Ku u mund? -Në ato ndeshjet miqësore, pra. Po e mundin të gjitha ekipet.

-A ju e keni në tërezi, o zoti Balla... E keni mendjen te futbolli.

-Po ku ta kem, Kaso?! Shtyhet jeta pa shkuar në Mynih, ja më thuaj ti mua. Librazhdasit gëzojnë kur unë shkoj atje. Ju duket sikur shkojnë vetë. Ika tani, se po shuhet ai trungu atje. T’i fus një shishe benzinë, e të përvëlohet. Del më e fortë pema pas disa vitesh. -Edhe për pas disa vitesh mendoni?! - Sigurisht Kaso, që mendoj. Këto pyje edhe pas disa vitesh unë do i gëzoj. Jo më kot e lëmë popullin e Librazhdit fukara neve. Të më votojë mua, që t’i punësoj si druvarë...

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.