Anjeza Branka: “Ai” do të vijë…!

Intervista - - MUZIKË -

Të jesh një këngëtare seksi dhe të kesh aftësi për të interpretuar “live” në skenë, është një kombinim që nuk e has rëndom në botën e muzikës shqiptare. Megjithatë, një kombinim i tillë na sjell në mend këngëtaren Anjeza Branka, e cila u bë e njohur për publikun shqiptar në fundvitin e ’99-ës në Festivalin e Këngës në Radio-Televizionin Shqiptar. E pra, numëron 18 vite karrierë, dhe së fundmi ka publikuar videoklipin e saj më të ri, me titull “Ai”, një këngë me ritme verore, por me një dedikim shumë personal nga këngëtarja.

Klajd Heta:- përshëndetje! Ku po ditët e nxehta të verës?

Anjeza Branka:- Ku nuk po i kaloj! (qesh) Më pëlqen shumë kjo stinë, veçanërisht plazhi.

-Ke sjellë për publikun një projekt të ri me titullin “Ai”. Dy fjalë për këtë realizim?

-Kënga “Ai” është një krijim i tre djemve të rinj, shumë të talentuar, Anxhelo Koçi dhe Xhulio Milloshi, të cilët janë përkujdesur për kompozimin dhe orkestrimin e këngës, ndërsa Sergi Disha Anjeza, i kalon është marrë me tekstin. Produksioni i videoklipit është realizuar nga ND Film Production, e ndërsa për paraqitjen time në këtë projekt janë përkujdesur “Parukeri Estetike Merita” dhe “Beauty by Eni”.

-Ai, ai zemrën ma ndali… kush?

-Nuk do doja të jepja një koment mbi fabulën e këngës. Uroj që dëgjuesit ta kenë pëlqyer, dhe patjetër jam e bindur që shumë prej tyre kanë gjetur vetveten në fjalët e saj. “Ai” do të vijë…!

-Anjeza, rikthehemi pak tek raporti që ka stina e verës me këngëtarët. Ke angazhime këtë sezon, apo ndoshta ke vendosur t’ia dedikosh tërësisht vetes?

- Në të katërta sezonet e vitit unë jam e angazhuar në muzikën “live”. Pra dhe tani në verë, unë jam në punë, por tektuk e gjej një mundësi të pushoj, të marr disa rreze dielli, apo të notoj.

-Videoklipet e tua nuk numërohen! Je kthyer ndonjëherë pas, në kohët kur ishe mjaft aktive në festivale, dhe ndoshta ke dëshiruar t’i rikthehesh dhe njëherë emocioneve dhe konkurrencës së këtyre evenimenteve?

-Për sa u përket videoklipeve, jam shumë e kënaqur me produksionet e mia ndër vite. Me progresin e teknologjisë, aq më shumë rritet cilësia dhe mundësia për të realizuar diçka të bukur. Festivali ka qenë prezantimi im i parë me publikun, një emocion i paharruar. Nuk e kam pasur të mundur të jem prezente në skenë për shkak të angazhimeve të shumta, në profesion dhe në jetë.

-Profesioni yt është këngëtare, ama edukimi yt arsimor është kryer në degën e Dramaturgjisë. Do ta shohim ndonjëherë Anjezën duke shpalosur vlerat e saj në aktrim?

- Shpresoj së shpejti! Do të jetë kënaqësi për mua nëse do jem pjesë e një kasti.

-Si e kujton kohën kur ishe studente në “Akademinë e Arteve”?

- Vitet si studente, për këdo, janë vitet më të bukura. Akademia e Arteve më ka mësuar shumë, dhe më ka rritur profesionalisht dhe artistikisht. Më ka marrë malli!

-Në vitin 1999 ke qenë pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës. Për një artiste të re, është goxha vështirë të çash në atë eveniment kombëtar. Si u gjend Anjeza në muret e Radio-Televizionit Shqiptar, e deri në skenën e Pallatit të Kongreseve atë vit?

- Jam paraqitur në Festivalin e Këngës atë fundvit me këngën “Hosana”, një kompozim i Petrit Tërkuçit. Emocione shumë të forta! Fatmirësisht, çdo gjë shkoi mirë, kënga u pëlqye, dhe ai ishte mua të suksesshme.

-Numëron 4 albume të publikuara deri më sot. Si ka qenë apo mirëpritja nga publiku…?

- Albumet kanë qenë mjet i fortë promovimi. Sigurisht, një dëgjues e blen një CD timen, dhe e përdor atë në kompjuter, në magnetofon, por veçanërisht në ime përgjithësisht përmban këngë ritmike. Kjo metodë ka ndihmuar shumë që muzika ime të dëgjohet pareshtur dhe të përhapet sa më shumë, brenda dhe jashtë Shqipërisë.

-Kalojmë tek familja, një nga thesaret më të shtrenjta në jetën e Anjezës. Një pyetje alla shqiptarçe: Kë do më shumë, mamin apo babin?

- Familja është gjëja më e shtrenjtë për mua. Nuk do arrija t’i vendosja dot kurrë në peshore prindërit e mi, i dua fort!

-Anjeza, ti ke një djalë. Shumë këngëtare nuk arrijnë dot ta balancojnë karrierën me rritjen e një fëmije, por ti ia ke oti mbanë më së miri të rrisësh Leanzon, të jesh pjesë e çdo eventi të rëndësishëm të jetës së tij, por njëkohësisht dhe të jesh otive me të kënduarin. Je krenare për arritjet e Leanzos?

-Leanzo është motivi jetës sime, dhe jam pafundësisht krenare për të! Ka rezultate të sh- këlqyera në shkollë, dhe është një fëmijë shumë i mbarë. Mendoj që kam arritur ta bëj tim bir të lumtur, por misioni i nënës vazhdon akoma.

-Përveçse një “shpirt njeriu” me familjen tënde, ke një raport mjaft të mire dhe me kolegët e tu, veçanërisht me këngëtaren Barbana Dini. Cili është raporti yt me Barbanën?

- Barbana për mua është një mike dhe një motër e shtrenjtë. Përpos kësaj, është dhe një këngëtare shumë e talentuar! E kuptojmë njëra-tjetrën shumë mirë, dhe besoj se për një kohë të gjatë do jemi të pandara (qesh).

-Anjeza, kërcen shumë bukur, veçanërisht në klipe, kur je jashtë skenës. I organizon apo performancave të tua?

-Kërcimi është një tjetër pasion i imi. Është diçka që më vjen natyrshëm, sa dëgjoj muzikë në sfond. Shumë nga produksionet e mia janë realizuar nga Stine, ky i fundit po ashtu një kërcimtar goxha i pëlqyer në skenë. Rryma që ai ka krijuar për mua është R&B, të cilën e preferoj shumë për ta kërcyer.

- mato” për një veshje që zgjedh Anjeza, qoftë për një dalje për qejf, apo për një paraqitje skenike?

zgjedhje. E rëndësishme është që të veshësh diçka që të shkon dhe të bën të dukesh bukur. Ndonjëherë kjo ka të bëjë dhe me shijet e njeriut (qesh). -Të pëlqen të udhëtosh? -Shumë! Udhëtimet janë një avantazh që profesioni im ma jep, kur performoj në vende jashtë Shqipërisë për komunitetin shqiptar atje.

-Të ka kapur ndonjëherë “dallga” dhe të kesh menduar ta braktisësh muzikën për pak kohë, sa për të qëndruar larg vëmendjes së medias?

-Një pushim të shkurtër e kam bërë pas lindjes së Leanzos, ama nuk qëndrova dot pa iu rikthyer muzikës! Unë jam një personazh publik, dhe dua s’dua, pre e medias do jem gjithmonë. Është një “kontratë e pashkruar” që bëhet me vetveten kur vendos të jesh person publik.

-Ke kaluar një shtatzëni, ama je në top formë! Rezultat gjenetik, apo i punës dhe përkushtimit?

-Mendoj gjenetik, ama palestrën e frekuentoj shpesh.

-Anjeza, nëse në një të ardhme e sheh veten nuse, do ta kapësh vetë mikrofonin në dasmë?

- Patjetër që po, me shumë kënaqësi!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.