Rudina Delia: Nuk jam si kujton ti…!

Intervista - - MUZIKË -

Rudina Delia është një nga zërat më të mirë që ka skena muzikore shqiptare. Ka mbaruar studimet e larta në Akademinë festivalesh e më pas në lokalet e natës, ajo ia ka dalë mbanë më së miri të rrëmbejë simpatinë e admiruesve të këngës shqipe. Sapo është rikthyer me këngën e saj më të fundit, “Money, money”, një këngë me një “groove” tëpër interesant dhe rrallë të dëgjuar në ritmet e këngës “Intervista”

Fabjola Kuburi:- Rudina, përshëndetje! Motivi kryesor që të shtyu të sjellësh një këngë të re?

Rudina Delia:- Wshtë vetë publiku. Shpesh më shkruajnë: Kur do sjellësh një këngë të re? Ndërkohë që unë në punët e mia mbaj disa këngë, të cilat i rishikoj dhe i punoj me veten.

-“Money, money” – dy fjalë për realizimin e këtij projekti?

- “Money, money” ishte një motiv i imi, i cili u ndërtua si strukturë, duke u kthyer më pas në këngë. E ashtu, një ditë të bukur, duke diskutuar si për qejf projekte të tjera të miat pranë një pianoje, bashkë me Gent Shahinin, një pianist, muzikant e profesionist i shkëlqyer, duke më ndjekur me akorde, lindi në dy fjalë “Money, money”, pa i ndër Rrinte aq natyrshëm si tingëllimë, sa aty nisi spunto për ta nxjerrë në dritë. Kohë më pas, u ritakova në mbrëmjet tona “live” me mikun dhe kolegun tim të disa roleve sëbashku ndër vite në Teatrin e Operas dhe Baletit, Aurel Thëllimin. Dhe ashtu, krejt natyrshëm, ai qendisi tekstin e këngës sime. Orkestrimi erdhi nga De Vox, dhe më pas puna me Swart për realizimin e videoklipit.

- “Nuk jam si kujton ti” shprehesh në këngë. Po si është Rudina, atëherë?

- Shpesh, këngën njerëzit përpiqen ta asociojnë gjithnjë me këngëtarin që e këndon. Unë u pozicionova në një rol. Ndërtova një mini-personazh. Dhe unë e di këtë. Jo më kot, videoklipi ka një skenar të tillë, për të dhënë sa më qartë mesazhin, pa e lidhur me patjetër me unin vetjak. Nuk për të kapur, sidomos kur del nga një realitet që mund ta thuash si të duash, në daç me zhargonin Facebook-ist, e në daç me elegancën që i takon artit. Ndërsa pyetjes se si është vetë Rudina, ti e ke dhënë vetë përgjigjen përmes pyetjes tënde.

-Sa më shumë prurje që sjell, nënkupton më tepër material për mbrëmjet “live”, apo të pëlqen më shumë të këndosh këngë të artistëve të tjerë?

Nënkupton albumin e krijimeve të mia. Krijimit të vetvetes përmes këngëve. Wshtë krejt normale, e pashmangshme, por edhe vetë dëshirë e imja të fus në mbrëmjet e mia këngët që më pëlqejnë më tepër, këngë që kanë mbetur në historinëe muzikës së lehtë shqiptare, dhe që pikë së pari, gjithashtu dhe mua më rrinë mjaft mirë vokalisht.

ne Akademinë e Arteve ka qenë në cilën degë?

- Pse, mendove që kam mbaruar dhe për kompozicion përveç kantos?

- Rikthehemi 10 vite më parë konkursit të zërave të rinj nga ÇE Music Theatre me bazë në Vienë… emocione të forta?

- Isha në prag diplomimi. Nuk prisja asgjë, sidomos kur mendoj që kishte shumë solistë me eksperiencë, apo të rinj të tjerë që e kishin prekur teatrin prej disa vitesh. Dhe kur nuk e pret, të vjen - kohë që hapësirat ishin dhe për tre apo katër, nëse vetë juria bindej. Kam ngelur e shtangur! Shpesh e kujtoj si moment, e kjo më jep en- ergji për t’iu rikthyer në momentin e parë që do vendos.

-Rudina, je aq e lidhur me muzikën sa e ke dhe profesion?

- Shpesh them: Muzika jam unë! Derisa unë jetoj me të, kam studiuar për të dhe jam rritur e vazhdoj të rritem me të, atëherë…

-Tani do ndalemi pak në prurjet e tua artistike. Në vitin 2010 debuton në “Festivalin e Këngës”. Si u gjende nga TVSH e deri në Pallatin e Kongreseve?

-Nuk u gjenda, e kërkova! Ka qenë kënga ime e parë si kantautore me këngën “Tek ti gje- ta dashurinë” me orkestrim nga Klodian Qafoku. Thjesht më lajmëruan që kënga ishte futur në konkurrim. E përzgjodhën më pas në disa emisione televizive, dhe mbaj mend kur më uronin kompozitorët dhe këngëtarë të skenës prej vitesh, që unë e vogël i shihja nga TV dikur.

- Dy vite më vonë ishe qershia mbi tortë për këngën mjaft sensacionale nga Stine dhe GBMC në festivalin “Kënga Magjike”. I dha një hov karrierës tënde ky bashkëpunim?

- Isha në bashkëpunim me Stinen në atë kohë, por jo për këtë këngë. Mbaj mend që po punoja mbi këngën “Hey”, në të cilën Stine punoi për tekstin dhe orkestrimin. Papritur, marr vesh nëpërmjet një mesazhi kur ndodhesha në Rusi në një koncert të rëndësishëm me trupën e Teatrit të Operas dhe Baletit, që brenda 10 ditëve duhet të isha gati për festivalin “Kënga Magjike”. U habita! Unë kisha bërë një improvizim kur në pushim Stine më mori mendim për këngën “Ti je ëngjëll”, se si mund të ishte hapësira midis strofave. Ashtu me të parën, Stine e kishte mbajtur atë pjesë, e kishte punuar dhe futur në konkurim për festivalin “Kënga Magjike”.

-Gjithashtu ke pasur një projekt mjaft tropikal dhe interesant me Kition! Duhet thënë se pritja nga publiku ishte mjaft entuziaste! Pse jo dhe një tjetër bashkëpunim me të?

- Mbase kur të kem një krijim po aq tropikal dhe “fresh”. Përgjithësisht mendoj se përsëritjet nuk sjellin risi, sidomos kur ribëhen në variante për hir të suksesit të ndodhur njëherë, apo të dëshiruar aq fort.

-Sa e vështirë është për një artist të kompletuar dhe të shkolluar të “mbijetojë” në ditët e sotme në Shqipëri?

- E frikshme fjala “mbijetesë”, por pjesë e realitetit për shumë të rinj që vazhdojnë e përfundojnë një shkollë arti, që nuk u siguron më pas punësim për drejtimin që - dimet për art. Flas se si duhet të jetë, të paktën, jo për çuditë që mund të ndodhin! Këtu nis kriza, mendoj. Fat për mua që kisha disa dimensione të cilat më dhanë duar. Kisha kohë që doja të provoja pjesën time si krijuese. Isha e kërkuar tek këngëtarë dhe kompozitorë me emër për këngët e tyre në studio, për zërat e dytë. Wshtë një dhunti për të cilën falenderoj Zotin që ma ka dhënë, pasi shpesh kjo gjë më ka hapur dyer që nuk i mendoja ndonjëherë. Tek muzikantët, dihet, jo ccdokush mund të mbajë linja të tjera në harmoni me vijën e parë melodike, në ngjyrat, dinamikat dhe frymën e saj njëkohësisht si një trup i vetëm. Pra, në realitet si i yni, s’mjafton shkolla, talenti apo dëshira. Ka shumë vështirësi!

- Rudina, vëllai yt Pëllumbi gjithashtu është një ekzekutues mjaft i zoti i instrumentit të trombonës, dhe me siguri ekziston dhe një lidhje me këngëtarin Dionis Delia. Pra ju jeni një familje e madhe artistësh?

- Po, vëllai im është tashmë prej disa vitesh tek banda frymore e Forcave të Armatosura. Dionisi është djali i xhaxhait tim, dhe ai tenor pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, tashmë prej vitesh, e njëkohësisht këngëtar mjaft i mirë i muzikës popullore në trevat e tij, bashkë me motrën e tij, Vitore Matoshi. Por ne kemi dhe dy pik dhe Ilir Bala.

-Teksa shijohet suksesi i “Money, money” planet e Rudinës janë…?

- Kënga e ardhshme! Shpresoj së shpejti, nëse s’ka pengesa të mëdha përgjatë rrugës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.