Abhas Meta: Shami është vërtet i dashuruar me Kushin

Intervista - - TELENOVELA -

Abhas Meta është një aktor indian 30 vjeçar. Ai ka mbaruar studimet për drejtësi në qytetin e Punes dhe më pas ka marrë leksione aktrimi nga aktori veteran, Anupam Kher. Debutimin në televizion e ka bërë me serialin “Dashuri e pashpirt”, por ai u bë i famshëm me rolin negativ të Shamit në telenovelën “Si ta quaj këtë dashuri?”. Në këtë serial ai luan rolin e një avokati që nuk është i dashuruar me gruan e vet dhe përpiqet të martohet me Kushin.

- Mund të na thuash diçka për veten tënde?

- Quhem Abhas Mehta dhe luaj rolin e një avokati në serialin “Si ta quaj këtë dashuri?”. Jam nga Bombei. Nga klasa e katërt në atë të 12-të kam qenë në një internat (shkollë me konvikt) dhe më pas vazhdova studimet për drejtësi në qytetin e Punes. Roli im i parë ka qenë në serialin “Dashuri e pashpirt”, më pas “Devi on imagine” dhe “Ladoo”.

- Si ta ofruan rolin në serialin “Si ta quaj këtë dashuri?”?

- Që i vogël kam ëndërruar të bëhesha aktor. Jam marrë me teatër në shkollë dhe, kur isha në universitet, kam marrë pjesë në ë shkurtër. Pasi u ktheva në - va të ndiqja kurse përgatitore për aktrim të Anupam Kherit dhe më pas u futa në një trupë teatrale të quajtur Lakshaya Arts, një trupë amatore. Ndërkohë aplikoja për punë dhe kështu mora rolin në “Dashuri e pashpirt”. Kë - lova punë në televizion. Pas disa kohësh më thirrën për të bërë një provim për rolin e Arnavit por ata të produksionit menduan se më përshtatej më shumë roli i Shamit. Kështu u bëra pjesë e këtij programi.

- Njerëzit e urrejnë Shamin, por duan Abhasin. Si të bën të ndjehesh kjo?

- Që njerëzit e duan Abhasin është gjë e mirë, po ashtu edhe që urrejnë Shamin, sepse kjo do të thotë se e bëj mirë punën time.

- Kur more vesh se Shami ishte personazh negativ?

- Gjithmonë e kam ditur që ishte negativ. Më pëlqejnë rolet negative. - Çfarë të pëlqen tek Shami? - Më pëlqen qetësia dhe qëndrimi i Shamit, si edhe lehtësia me të cilën ai ia arrin qëllimit të vet. Në seritë e mëpasme do të shihni një Sham që di të ë, të joshë dhe me një personalitet të spikatur. Ai është i zoti të të mbushë mendjen se 2+ 2 bëjnë 5 dhe jo 4. Ai ka besim në vetvete dhe ka aftësi bindëse. Mund të them se ai nuk është aq i keq, thjesht ka rënë në dashuri me një vajzë, me- gjithëse është i martuar.

- Cila skenë ë më zbavitëse për të xhiruar?

- Skena më zbavitëse për mua është skena e hyrjes sime në telenovelë, kur unë shpartalloj një grup djemsh që ngacmojnë Kushin. Kjo skenë u xhirua gjatë 2 ditëve afër shtëpisë sime. Nuk kisha bërë kurrë diçka të tillë dhe ishte kaq eksituese!

- Cili nga aktorët e serialit është i preferuari yt?

- Kjo është një pyetje e vështirë për t’iu përgjigjur. Unë kisha punuar me Dipali Pansaren (Pajalin) më parë dhe ne ishim miq, por të tjerët i njoha këtu. Ata më pritën në serial me krahët hapur. Sanaja (Kushi) ishte si një motër e madhe, Buaxhi si një mama. Ato më sillnin në sheshxhirim ushqime që gatuanin në shtëpinë e tyre. Ato e dinin se më pëlqenin shumë fasulet dhe ma bënin suprizë duke m’i sjellë në sheshxirim. Edhe me aktorët e tjerë marëdhëniet ishin të shkëlqyera.

- Si do t’i përcaktorje aktorët e serialit me një fjalë të vetme:

- Sanaja (Kushi) - Energjike, Barun (Arnavi)- Me stil, Dalxhit (Anxhali)- Dlirësi, Akshai (Akashi)- Komik, Dipali (Pajal)E ëmbël, Buaxhi- E adhurueshme. - Ke ndonjë fans special? - Nuk më pëlqen fjala fans, më mirë të themi shikues. Shumë prej tyre janë bërë miqtë e mi dhe nuk do të veçoja asnjë, përndryshe do t’u ngelej hatri të tjerëve (qesh).

- Ç’thotë familja dhe miqtë për rolin tënd negativ?

- Unë kam një familje të vogël, nënën, babanë dhe një motër. Ata janë të kënaqur për rolin, por kushërinjtë janë të zhgënjyer (qesh). Miqtë pastaj më ngacmojnë. Unë i detyroj ata të shohin serialin edhe kur nuk duan.

- Ç’do të bëje po të bije në dashuri pasi të ishe martuar?

- Kjo është një pyetje e vështirë. Nëse diçka e tillë ndodh atëherë martesës i mungon diçka. Personalisht nuk besoj në zvarritjen e gjërave që nuk kanë më kuptim. Unë do të reagoja në varësi të situatës.

- Mendon se Shami e do

- Shami është i dashuruar me Kushin. Shikuesit e quajnë këtë epsh, sepse Shami është i martuar, por në fakt ai është vërtet i dashuruar me të.

- Po Anxhalia e meriton një

- Jo, aspak, ajo është kaq e ëmbël. Shpresoj që ajo të gjejë dikë më të mirë me kalimin e kohës.

- Mendon se Shami e do të shoqen?

- Po, ai e do dhe nuk do ta shohë të trishtuar, por nga ana tjetër ai do edhe Kushin. Ai mendon se ka të drejtë ta bëjë këtë dhe ky besim i tij kthehet në një

- Cili është personazhi yt i preferuar në serial?

- Besoj se është mami me shprehjen e saj “hello, haj, baj, baj”, të cilën ajo e thotë shumë shpejt. E dyta pa dyshim është Buaxhi me “nanda kisore”. Buaxhi është një aktore e shkëlqyer dhe ka ngritur personazhin në një nivel shumë të lartë.

- Çfarë e bën një lidhje të funksionojë, qoftë ajo sentimentale apo miqësore?

- Tri janë gjërat sipas meje: Besimi, mirëkuptimi dhe marrëveshja.

- Cila është marëdhënia që ndan Shami me personazhet e tjerë të telenovelës:

- Anxhali- Martesë, ArnaviGjen një njeri të besuar tek Shami, Kushi- Pëlqim, dashuri, BuaxhiRespekt.

- Ke lexuar ndonjë gjë të çuditshme për Shamin?

- Po, që ai është vëllai i Kushit (diçka shumë e çuditshme për mua).

- Diçka që nuk dimë për ro-

- Gjatë xhirimeve unë vërtet theva këmbën, por gjithë produksioni më ka ndihmuar që ta kapërceja këtë periudhë të vështirë sa më lehtë. Për këtë i falenderoj.

- Nëse nuk do të ishe bërë aktor, çfarë do të ishe bërë?

- Me siguri do të isha bërë pro ë kam bërë studimet për këtë, megjithëse nuk e imagjinoj veten të mos jem aktor. Aktrimi është vetë jeta ime!

- Cilët janë aktorët bollivudianë e tu të preferuar?

- Nga burrat më pëlqen Sanxhai Dat (djali i aktores Nargis Dat, Rita në Kapurin) dhe Hrithik Roshan. Nga gratë më pëlqen Kaxhol dhe Çitragada Sing.

- Po nga aktorët hollivudianë?

- Xhoni Dep, Robert Dauni Xhunior, Sandra Bullok dhe Mishel Rodriges.

- feruar?

- Ngjyra e zezë, gjella është haan kabhi na” dhe “Në ndjekje të lumturisë”

- Çfarë është gjëja që urren dhe që do më shumë?

- Gjëja që urrej është të pranoj disfatën pa u përpjekur një herë më parë. Ajo që dua më shumë janë familja dhe miqtë e mi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.