Arnavi martohet me Kushin!

Intervista - - TELENOVELA -

Arnavi bën plane të dorëzojë në shtëpinë e Kushit rrobat e nuses që të shohë këtë të fundit. Kur takohen, Arnavi dhe Kushi humbasin në vështrimin e njëri-tjetrit dhe kalojnë një moment shumë romantik. Ndërkohë, Shami pret telin e frenave të makinës së Anxhalias dhe e përcjell deri tek ajo. Arnavi ndihmon Kushin me dasmën që bëhet në shtëpinë e saj, duke u shërbyer ushqimin të ftuarve. Kushi habitet kaq shumë kur e sheh këtë sa nuk e ka mendjen tek ajo që bën. Të ftuarit e marrin Arnavin për kamerier, bile njëra i kërkon edhe ujë. Më pas Kushi çon kushërinjtë e saj në shtëpinë Raizada për t’i prezantuar me Nanin. Arnavi i thotë Kushit se cilin sari të zgjedhë ndërmjet dyve, dduke bërë ë telefon dhe ajo ia plotëson dëshirën. Akashi falenderon Arnavin për ndihmën që ai dhe Kushi i ka dhënë atij dhe Pajalit. Më vonë Kushi paketon disa kujtime për Pajalin që ajo t’i marrë me vete. Nga ana tjetër, Shami po pret me padurim vdekjen e Anxhalias.

Pajali përfshihet nga emocionet kur sheh kujtimet që i ka paketuar Kushi. Ata shkojnë në shtëpinë Raizada. Kushi fshin lotët e saj me shaminë e ofruar nga Arnavi dhe ia kthen atë atij. Ai i thotë se e kupton që ajo është trishtuar për ndarjen nga e motra. Arnavi përpiqet të ë vetëm për vetëm me Kushin, por Shami i ndërpret. Ky i fundit bën prova si do të tregohet i trishtuar për vdekjen e Anxhalias. Nani i telefonon Anxhalias dhe i thotë të kthehet shpejt në shtëpi. Anxhalia tmerrohet kur makina e saj del jashtë kontrollit sepse frenat nuk punojnë. Edhe Nani trembet sepse dëgjon në telefon.

Arnavi vë një bindi (pikë e kuqe që gratë indiane e vënë në ballë) mbi pasqyrë dhe Kushi e vë atë në ballë. Shami tërbohet kur sheh këtë skenë dhe thotë se bindin duhet t’ia vërë ai Kushit.

Manorama fyen familjen Gupta. Akashi trembet kur Nandki ër jetën e tij pas martese. Nani ndjehet në ankth për Anxhalian dhe informon Arnavin për këtë. Shami kujton se ë bërë rregullime për funeralin e saj. Arnavi mëson për aksidentin e Anxhalias nga një polic dhe vrapon të shkojë atje, por e pret Anxhalia e plagosur tek dera e shtëpisë. Anxhalia e informon atë për aksidentin dhe i kërkon të mos i thotë Shamit, Akashit dhe familjes Gupta. Arnavi qan për të motrën megjithëse ajo është mirë.

Arnavi kujdeset për plagët e saj. Më pas ai vendos t’i tregojë Kushit se e do. Ndërkohë, Kushi lexon një mesazh në pasqyrë dhe shkon të terracë që të takojë Arnavin. Për çudinë e saj, aty gjen Shamin që e përqafon atë me zor, ndërsa ajo përpiqet të ikë me vrap. Arnavi e sheh këtë skenë dhe trishtohet shumë kur dëgjon Shamin që i thotë Kushit që e do. Kushi paralajmëron Shamin të qëndrojë larg saj. Më vonë, Shami shokohet kur mëson se Anxhalia është gjallë. Ndërkohë, Arnavi vendos t’i thotë Anxhalias të vërtetën për Shamin dhe Kushin. Shami, me pafytyrësi ë ta bëjë këtë gjë. Shami i thotë atij se është i çmendur pas Kushit dhe se ai nuk ka guxim t’i thotë Anxhalias të vërtetën. Arnavi shkon t’ia thotë, por nuk arrin dot, sepse Anxhalias i bie të ët. Akashi i bën dhuratë ë e të dyve me një kornizë në formë zemre, ia çon atë me Nandën dhe ajo e falenderon atë në telefon. Ndërkohë, Kushi kërkon Arnavin që t’i thotë atij të vërtetën për Shamin.

IMë vonë, Shami është i shqetësuar se Arnavi i ka thënë të vërtetën Anxhalias.

Anxhalia merr vesh se është shtatzënë dhe ia thotë këtë Arnavit dhe Shamit. Ky i fundit bën sikur kujdeset për Anxhalian dhe beben. Arnavi i mërzitur del jashtë me makinë që të shfryhet, ndërkohë që familja Raizada përgëzon Anxhalian dhe Shamin. Nani i thotë Manormës se Pajali ka ardhur me këmbë të mbarë. Këtë lajm e merr vesh edhe familja Gupta dhe Kushi, e cila ndërron mendje për t’i thënë të vërtetën Arnavit për Shamin. Ndërkohë zhvillohet ceremonia e martesës së Akashit dhe Pajalit. Ata bëhen gati t’i vënë girlanda me lule në qafë njëri-tjetrit. Akashi heziton një moment sepse kërkon me sy Arnavin që nuk është aty. Kur vjen Arnavi, Pajali dhe Akashi shkëmbëjnë girlandat. Arnavi kërcënon Kushin se do të ndërpresë dasmën, nëse ajo nuk i bindet dëshirës së tij. Ajo bie dakort dhe ceremonia vazhdon normalisht. Manorama pa dëshirë mirëpret Pajalin në shtëpi. Shami dyshon kur sheh fytyrat e Kushit dhe Arnavit të vrenjtura. Anxhalia e nxit Akashin ta marrë në krahë nusen e tij.

Ndërkohë që vazhdon ende ceremonia e martesës së Akashit dhe Pajalit, të gjithë shokohen kur shohin Arnavin dhe Kushin të sapomartuar, por të trishtuar në fytyrë. Shami nxin nga inati. Anxhalia dhe Nani kërkojnë një shpjegim për martesën e tyre të papritur, por ata të dy qëndrojnë të heshtur. Edhe e ëma i kërkon llogari Kushit dhe e qëllon atë me shpullë në fytyrë. Arnavi dhe Kushi janë martuar për të shpëtuar martesat e motrave respektive...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.