Si të ë ë ë ç

Intervista - - SEKS -

Ekzistojnë shumë metoda për t’u ndarë nga partneri, disa më “trime”, disa më “burracake”: Ballë për ballë, me mesazh, me Facebook...Megjithatë, më e keqja nga të gjitha është pa dyshim “ghosting” (vjen nga fjala angleze ghost- fantazmë). Ky term që ka ardhur nga SHBAja dhe është një metodë e vjetër ndarjeje, por me emër të ri. Bëhet fjalë për ndarjen duke u larguar pa lënë nam e nishan dhe pa

thënë asnjë gjysmë fjale...

Çfarë është ghosting? Dihet që ndarja nuk është kurrë e lehtë, as për atë që lë tjetrin, as për atë që e lënë. Mendonim se nuk kishte mënyrë më burracake për t’u ndarë sesa me mesazh, email apo Facebook, por ishim të gabuar. Ghosting është një teknikë ndarjeje e turpshme, që funksionon mbi një parim shumë të thjeshtë. Personi që do t’i japë fund lidhjes ndërpret çdo kontakt me partneri/en e tij. Nuk ka më takime, mesazhe, thirrje, mesazhe Facebook-u, me një fjalë, ai zhduket nga faqja e dheut. Disa njerëz nuk hezitojnë bile të ndërrojnë edhe numrin e telefonit dhe të bllokojnë ishin e tyre në rrjetet sociale që ai t’i harrojë më lehtë. Me anë të kësaj teknike Sharlizë Teron u nda me Shon Penin. Kjo është një provë që edhe vipat nuk janë të përjashtuar nga kjo teknikë ndarjeje, e cila na duket me të vërtetë e turpshme.

Pse është teknika më e keqe e ndarjes në botë?

Në teori secili është i lirë të ndahet ashtu si do, por kjo nuk e pengon ghosting të jetë një teknikë aspak e këndshme. Kaq e vështirë është t’i thuash “dua të ndahem” dikujt me të cilin ke ndarë kaq e kaq gjëra? Mesa duket për këta njerëz është shumë e vështirë. Gjithnjë e më shumë persona kanë frikë nga përballjet. Provë për këtë është fakti se ekzistojnë tashmë aplikacione për ta bërë këtë. Ky stil i ri ndarjeje mbase i detyrohet tipeve të reja të lidhjeve dhe teknikave të joshjes. Shumë ë takimeve bën të mundur të kalosh nga një lidhje në tjetrën pa vështirësi. Atëherë, pse të ndërlikosh jetën dhe të ndahesh ashtu si duhet kur lidhja e ardhshme të pret pas dere? Por kjo nuk do të thotë se ithtarët e ghosting nuk janë mizorë dhe, mbi të gjitha, shumë burracakë.

Si ta kuptosh se të kanë lënë me ghosting?

Problemi me ghosting është se nuk është e lehtë për ta kuptuar në ëse ai/ ajo ka probleme me telefonin, apo ka vendosur të mos të kontaktojë më. Mos i ka ndodhur gjë, apo është harbut? E vështirë të thuhet. Për më tepër, me këtë lloj ndarjeje, e ke të pamundur t’i thuash në fytyrë tjetrit atë që mendon, për ta pasur më të lehtë më pas të marrësh veten...ose të marrësh gjërat që ke lënë në shtëpinë e tij/ saj. Sipas një studimi të bërë në Britaninë e Madhe, 13% e të anketuarve kishin qenë viktimë e një ghosting.

Si ta marrësh veten pas një ndarje me ghosting?

Të ndahesh me këtë mënyrë është e dhimbshme dhe lënduese, pasi kjo nuk i bën keq vetëm zemrës, por edhe egos. Me siguri ju keni tentuar ta kontaktoni nëpërmjet rrjeteve sociale, duke i rezistuar dëshirës për të kontaktuar nënën e tij dhe për t’i thënë se ka një djalë maskara. Sot ju keni pranuar atë që bie në sy tashmë: Ky burrë nuk ju do në jetën e tij. Pasi kalon etapa kyç e konstatimit vjen ajo, më e errët, e dorëzimit përballë realitetit...Ju pyesni veten nëse është normale të ndjeheni kaq keq...Përgjigjja është po, sigurisht! Kjo u ndodh të tërëve dhe ju nuk përbëni përjashtim nga rregulli.

Ghosting është një ndarje më e dhunshme se të tjerat

Duke mos marrë asnjë përgjigje ndaj pyetjeve tuaja, ju e keni fushën e lirë për t’i shpikur ato... Si pas çdo ndarjeje, besimi juaj në vetvete lëkundet dhe ju nuk tregoheni të butë me veten. Sigurisht që i thoni vetes se ai ka gjetur një vajzë më të mirë se ju, që ju nuk ishit shumë zbavitëse, që duhet të thoshit këtë , ose të mos thoshit atë...Si përfundim ju vazhdoni ta gërmoni plagën tuaj edhe më shumë. Në realitet ju ndjeheni me të vërtetë keq, sepse nuk keni asnjë shpjegim konkret tek i cili të kapeni për të kapërdirë këtë ndarje, si të tipit “nuk të dua më”, ose “dua një tjetër”. Sigurisht që kjo shkakton dhimbje, por të paktën është e drejtpërdrejtë. Ju e dini që nuk ka portë të hapur për të ardhmen dhe se duhet të kërkoni lumturinë tuaj diku gjetkë. Në ras ë vazhdon të valëvitet në erë...

Si të ndjehesh më mirë pas një ndarjeje të heshtur?

Duke i bërë vetes pyetjet e duhura dhe duke kthyer situatën. Së pari, këshilla jonë magjike është ta detyroni veten ta shihni situatën nga një pikë vështrimi krejt e jashtme. Vihuni në vendin e një gruaje që dëgjon një grua tjetër të ë për ndarjen e saj. Në këtë ër një “neutralitet mirëdashës” si në një seancë tek psikologu!

Në një shkallë nga 1 në 10 sa pikë i jepni dhimbjes tuaj? Pak a shumë të lartë? Është normale, ëshirë ju të përjetoni një hidhërim të tillë për një burrë që nuk u kujdes as të ndahej me ju siç duhej? Për një burrë që nuk u soll me respekt ndaj jush? Përgjigja është jo. Këshilla jonë për të dalë nga kjo situatë është të pyesni veten nëse tjetri, që u nda me këtë mënyrë, po qan ashtu si ju. A i kalon ai mbrëmjet e tij duke folur për lidhjen tuaj me miqtë e tij? A është ai i deprimuar dhe ha akullore me tasa të mëdhenj si Brixhet Xhouns? Përgjigjja është 100% jo. Ai mbase është duke programuar pushimet e tija në Ibiza, mbase është duke diskutuar me shokët e ngushtë ë do të shkojnë të shohin. Me një fjalë, jeta e tij shkon fjollë...Atëherë, thuajini edhe juve vetes që edhe ju keni të drejtë të ndjeheni mirë. Sepse e meritoni! Pasi ju lanë pa shpjegim ju duhet të kaloni momente te bukura me shoqërinë tuaj, të dilni, të bëni projekte të bukura për të ardhmen, pra të kujdeseni për veten tuaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.