Poezia juaj... Më mungove

Intervista - - POEZI -

Veç një minut prapa dua të kthehem Mbrapsh të marr të qeshurën e asaj dite kur para më dole e diçka belbëzove E unë një”të dua”, të dhash si përgjigje... Veç një minut të kthehem në atë ditë Letrën që më le në dorë të mos pranoja Makari të mos e kisha hapur fare A të paktën ç’ish’ shkruar të mos kujtoja... Më vjen shumë keq që ai minut Një jetë më mori se kurrë s’u plotësua Jetova në atë minutë gjithë jetën Se koha aty, kish’ ndalur për mua... LETA GURANJAKU .. Më mungove sot e ndjeva, Ndjeva shpirtin tim,si një qiell pa yje. Dhe natës endesha,endesha, Me shikimin tënd në sytë e mi, Nuk të gjeta,por të ndjeva thellë, Zemrës sime,ishe aty!! Në rrugën e natës së pagjumë, Hëna qeshte me mua,me imazhin tim. Trillonte historinë e dashurisë sime, Të pavdekshme. Yjet ndriconin sytë e mi,dhe luteshin për mua!! Të shikoja imazhin tënd brenda syve të zemrës sime. Më mungove!!!!

ANILA KARAPIDOU

Selanik

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.