Babai më shiti në bixhoz

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Njeriut në jetë i ndodh të ketë një zhgënjim, apo një fatkeqësi. qysh para se të lindja unë dhe motrat e vëllezërit e mi. Jetoj në fshat, aty ku kam lindur edhe jam martuar. Mamaja ime u martua kur ishte tetëmbëdhjetë vjeçe dhe në shtëpi gjeti gjashtë kunata që iu bënë si motra dhe vjehrrën që iu bë nënë e dytë, por dhe vjehrrin që iu bë si xhelat. Gjyshi ka qenë xhelat, jo vetëm për vajzat e gruan e tij, jo vetëm për babain dhe mamanë time, por edhe për ne mbesat. Kishim frikë kur na hidhte sytë. I vetmi që kishte pushtet mbi të ishte vëllai im, i nënti fëmijë. Motrën e vogël që lindi pas vëllait e gjuante ku ta gjente edhe pse ishte e vogël, nga inati që mamaja nuk lindi djalë prapë.

Prindërit e mi i kapi koha e kooperativave po ashtu edhe hallat e mia. Rrogat e tyre skandaloze nuk dilnin asgjë, përveç kësaj gjyshit i duhej raki e meze, kështu rroga e tij dhe gjysma e rrogave të fëmijëve bliheshin raki.

Kur janë fejuar prindërit e mi, ishte zakon të çohej nishani e në të përfshiheshin të gjitha rrobat e nuses. Mamasë time ia çuan të gjitha, dhe sapo u martua qysh javën e parë ia morën treçerekun e ia kthyen gruas së kushëririt që ia kishin marrë borxh. Pra, gjyshi e ç’do bënte mamaja ime në vitet shtatëdhjetë kur është martuar ajo, dhe në fshat aq më tepër.

Gjyshi nga mamaja u detyrua të blinte ç’të mundte për të bijën që mos të sëmurej nga të ftohtët në dimër, po s’mbahet shtëpia me miell hua, thonë pleqtë. Lindi motra ime e madhe dhe mamasë iu desh të shqepte fundet e saj për të bërë copat (në vend të fanellatës) për të lidhur motrën në djep. E kështu me radhë lindëm ne tetë motra. Zoti deshi që ne të ishim të mbara e të mos sëmureshim se për gjyshin e për babain tonë do na kishin lënë të vdisnim e s’do na kishin çuar në spital apo ilaçe, apo regjim ushqimor. Ne s’kishim bukë të hanim.

Pastaj edhe hallat e mia ishin rritur, e ndërsa ne lindnim një nga një, hallat martoheshin dhe atyre u duhej bërë pajë, u duhej bërë dasmë e të gjitha. Po rakia sigurisht nuk duhej të mungonte. Në këto kushte na ka rritur mamaja. Babai im ka qenë burrë i qetë, dembel po mamaja. Por bëmë baba të të ngjaj, i thonë. Edhe ai kur linda unë, vajza e katërt u bë xhind me mamanë.

-Si ka mundësi, vetëm vajza di të bësh ti? – i kish thënë mamasë kur u kthye materniteti.

-Po ç’të bëj unë, atë që na fal perëndia, se unë nuk di të zgjedh? – ishte përgjigjur urtë e butë ma si i ati. Filloi të bëhej arrogant, të mos sillte para në shtëpi. Të vetmin ndryshim që kishte nga gjyshi ishte se nuk na rrihte kurrë. Dhe them është goxha ndryshim, unë e mbaj mend gjyshin duke më rënë me shqelm.

Babai ashtu tapë i rreshtoi edhe katër vajza të tjera pra u bëmë tetë vajza.

Shtëpia jonë i ngjante gërmadhave të pas luftës që sot i shoh në televizor, e vetmja që punonte ishte mamaja dhe lante vetëm me ujë pa sapun rrobat tona të rreckosura. Përpiqej të punonte kopshtin që të siguronte zarvatet për në verë, por edhe ato u duheshin nxjerrë si meze dy pijanecëve, rrushi mblidhej i gjithi për tu bërë raki. Tavani i shtëpisë qe varur se ishte shumë i vjetër dhe pikonte. Dyert e dritaret ishin të hapura e frynte gjithandej. Në këto kushte u sëmur gjyshja e vdiq, më mirë të them u rehatua. E shkreta sa ka vuajtur me atë njeri në krah. Burri i hallës së madhe ishte më mirë ekonomikisht dhe natyrë shumë punëtore. I tha babait se do vinte ai të na suvatonte e rregullonte derën e dritaren e dhomës së gjumit se do sëmureshin fëmijët. Babai pranoi se ishte tapë dhe bashkë më gjyshin talleshin me të ndërsa ai punonte. Mamaja ishte shtatzënë për të nëntën herë e s’e ndihmonte dot burrin e hallës për të bërë llaçin apo për të mbajtur ristelat dhe kështu punëtorët u gjetën. Gjyshi e babi na caktuan në katër vajzat e para se ne ishim të rritura.

I shkreti burri i hallës. I bëri të gjitha vetë për një javë s’na la të preknim gjë me dorë, shpëtuam nuk na rrahu as gjyshi se nuk afrohej andej nga punohej. Më në fund kishim një dhomë gjumi me dritare të mbyllur dhe derë të rregullt, me tavan që nuk pikonte ishte si vilë beu për neve. Erdhi koha e mamaja lindi vëllain. Në shtëpi u bë festë e madhe, festë me fjalë se s’kishim asgjë të qerasnim njeri, por sigurisht u lumturuam të gjithë. Gjyshi tundte gjithë ditën djepin, i bleu dy metra fanellatë dhe nja dy palë tuta kur u bë për ta mbajtur në krahë. Deri sa vëllai u bë pesë vjeç ishte i përkëdheluri i gjyshit. Edhe në fshat nuk guxonte njeri t’i bërtiste lere pastaj ta rrihte.

Ndërsa motra që lindi pas vëllait e shkreta sa herë është rrahur. Edhe fanellatën e vëllait e mori gjyshi për ta bërë këllëf jasteku për vete që mos t’ia linte mamase pse lindi vajzë.

Kur motra ishte një vjeç gjysh vdiq. Shpëtuam të gjithë prej tij. bixhozin, pijen sigurisht nuk e la.

Motra e madhe sapo u bë shtatëmbëdhjetë vjeçe u fejua dhe sapo mbushi tetëmbëdhjetë u martua. Ne nuk bëmë dasmë, por krushqia bënë një dasmë të vogël. Nuk ishin të pasur, por ishin njerëz të mirë. Pas dy vitesh u martua motra e dytë dhe pas një viti edhe motra e tretë. Tashmë më kishte ardhur radha mua. Ndërsa mamaja shpresonte se i kishte larë ajo saj makabre, shpresonte se edhe unë do kisha fatin e motrave me të mëdha ndodhi e kundërta.

Në fshat ne kishim një familje që kishte pesë djem. Të pestë ishin të fortët e fshatit dhe të gjithë i kishin frikë. Ishin bixhozxhinj, hajdutë, të dhunshëm e ç’të të them. Babai im i kishte shokë të veseve të tij. Luanin bashkë bixhoz. I madhi ishte martuar dhe gruan e mbante mbyllur në shtëpi nga xhelozia sepse ishte copa e yllit. I dyti ishte në kërkim të nuses.

Një herë kur babai kishte humbur keq e s’kishte me ç’paguante dytë që ishte në kërkim të nuses i kishte thënë:

-Do ia paguaj paguaj unë borx pjesën e tyre e kishin ikur.

–Ti e di raki s’kam e kam mbaruar, në shtëpi s’kam asgjë edhe muret s’vlejnë për asgjë, pse s’i le të më vrisnin e mos t’u bëhem më barrë gruas e fëmijëve? –kishte thënë babai.

-Ke diçka ti që mua më pëlqen shumë dhe po të duash ti e rregullon këtë punë.

-E ç’qenka ajo gjë që kam e unë nuk e di, dhe ti e do? –Po ja ke vajzën tënde atë të madhen që ke në shtëpi, është e mirë zoçka e vogël, -i kishte thënë pa pikën e turpit.

-Babai ashtu tapë dhe i rrahur ishte nisur ta godiste, - por ai djalë i ri dhe ishte shmangur.

-Po unë të shpëtova jetën e ti do të më qëllosh. Mirë atëherë më paguaj sonte të gjithë borxhin që pagova për ty dhe e mbyllim këtë muhabet, - i kishte thënë ai. E më çfarë të paguante babai. Pas një jave çuditërisht esëll të babait i kishte shkuar M., në shtëpi.

-Unë nuk kam të të paguaj, por as vajzën nuk e kam kurvë që të ta jap ty të bësh xhiro me të. Kështu që më vrit mua dhe lahemi më këtë muhabet.

-Të të vras ty dhe të shkoj në burg, - ishte përgjigjur M. –Jo, jo nuk do bëjmë ashtu. Do bëjmë siç them unë. Do takohem me vajzën tënde këtu në fshat nuk do shkoj gjëkundi larg me të, dhe nëse do më duket po aq e mirë sa ç’më duket në rrugë do martohem me të, po s’ma mbushi syrin secili në punë të vet, ti mbaj vajzën e unë shoh punë time.

Kështu vetë babai më nxori në takim. I tha mamasë qysh në darkë që do më merrte me vete.

-Po ç’do vajza me ty? –iu përgjigj mamaja. –Epo më ka thënë një shok i imi për të e do ta shohë, -tha dhe uli sytë.

-Si more do nxjerrësh vajzën ta shohin në rrugë, ky shoku pse nuk vjen në shtëpi, -iu përgjigj mamaja.

-Atë punë e di unë, -tha babai dhe përplasi në mur stolin që kishte afër. Suvatimi ra për rreth gjysmë metri dhe u bë një vrimë e madhe. Askujt s’ia mbante të hapte gojën.

-Po ç’të veshë vajza i ka gjithë rrobat të arnuara, - foli më në fund mamaja.

-Epo ai i blen të rejat kur ta shohë ashtu, po e rëndësishme është t’i pëlqejë, e mos më lodh më kokën me këtë muhabet. Meqë ke ditur të bësh veç vajza dil e martoji, - tha dhe muhabeti u mbyll.

Të nesërmen dola me babain dhe kur dolëm në qendër të fshatit pashë M. S’më bëri përshtypje se e njihja dhe nuk mendoja fare që do ishte ai njeriu që më kishte kërkuar. Kur babai më shtyu drejt - tova. Nëse do kisha qenë mbi një urë do isha hedhur që të vdisja qysh atë moment. Unë nuk e shihja dot në rrugë atë djalë e jo më ta kisha burrë dhe akoma më i shkëlqyen sytë dhe me babain u morën vesh për vendin e saktë të takimit ku do më linte. Takimi shkoi si mos më keq për mua, për M., ishte kënaqësi më vete. Më përdhunoi dhe nuk isha e zonja as të bërtisja. Pas dy orësh më ktheu te babai.

-Është vajzë e mirë, po mendoj se ne duhet të njihemi më shumë, - i tha dha babait u përshëndetën e ai në drejtim të kundër e ne në drejtim të shtëpisë. –Si t’u duk, është djalë i mirë, - tha babai.

-Hajvan si ti, - ia ktheva menjëherë. Ishim afër shtëpisë dhe sapo u futëm në rrugisë ku nuk na - lonte me grushte e shqelma. –T’u duk hajvan si unë, e po atëherë po ta tregoj hajvanin e vërtetë.

Më rrahu paq po nuk më dhembi asgjëkundi, isha bërë si copë druri. Mamaja, motrat e vëllai kur e panë rendën të më mbronin.

-Nuk u pëlqeu a pse po e rreh vajzën? – tha mamaja. –Jo, atij i pëlqeu po kësaj i duket vetja e zgjuar. Do bësh si të të them unë, - tha dhe mbushi gotën e rakisë e rrëkëlleu menjëherë dhe ktheu shpinën e iku.

I tregova mamasë se kush ishte unë. Po kështu ishte e shkruar. Takimet e mia me M., vazhduan. Ndërsa babai më çonte mua të M., shkonte e luante bixhoz dhe pastaj M., shkonte e i paguante borxhet. Kjo vazhdoi për tetë muaj derisa unë mbeta shtatzënë. Atëherë M., vendosi të martohej me mua dhe të mos paguante më borxhet e babait. U martova shpejt e shpejt prej shtatzanisë dhe qysh atëherë jam e ngopur me bukë.

Pas martese M., është treguar më i mirë me mua, nuk është i dhunshëm, më blen gjithçka i kërkoj. Unë linda vajzë dhe ajo i ngjau nënës së M., me sytë e kaltër si qielli. M., le kokën pas vajzës, nuk le gjë pa i blerë. Pas katër vitesh linda djalin dhe ai më ngjan mua. Por edhe djalin e llaston helbete është djalë. Duket sikur është shtruar, punon roje natën dhe ditën në garazhd me të vëllain në qytet. Janë të dy mekanikë. Bixhoz luajnë ndonjë herë në të rrallë.

Nuk mund të them se jam e lumtur, por tek shoh fëmijët e mi të rriten pa u munguar asgjë sikur më ngrohet zemra. Shpresoj që fëmijët e mi mos t’u ngjajnë me vese as babait të tyre e as babait tim.

Babai im vdiq pas dy vitesh martesë të miat. Kishte pirë një natë dimri dhe nuk arriti dot deri në shtëpi. Vdiq në rrugë aty ku ishte rrëzuar. Ashtu siç na ka lënë në rrugë ne fëmijëve gjithë jetën ashtu i doli shpirti i vetëm në rrugë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.