Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

-Tani një gjë nuk kuptoj unë, pse na akuzojnë ne femrave që fusim shejtanin në shishe? Çfarë bëjmë ne? Ne të shkretat urtë e butë gjithmonë. Landa

- Çfarë mendoni për njerëzit thashethemexhinj, për njerëzit që hiqen si të mirë por mundohen të bëjnë keq sidomos duke u marr me thashetheme, domethënë për ata që jane ujqër por me lëkurë qingji a ju del fytyra e vërtetë apo dinë të humbin gjurmët mirë? Gena

-Kush mendoni se do të bëjë një opozitë më të fortë?

-Politika shqiptare është si një kazan i madh i mbushur me të njëjtën lëndë. Neli

- Vetëm lëmsh e li mos të na qeverisin më se janë të tërë hajduta e mirë bën Edi që po i pastron nga zyrat qeveritare. Ndue

-Asnjëra s’ka për të bërë se njësoj janë të gjitha. Erjon

- Jam një i djathtë por mendoj se LSI për arsye se është më e motivuar dhe ka shumë urrejtje ndaj tyre, sidomos tani me këto shkarkime që kanë LSI-së. Artur

-Mendoj se PS pasi po e tregon që po punon fort dhe e meri ë mori. Adriana

- Asnjëra, të dyja janë pjesë e Rilindjes, gjithçka është fallso në parlament. Maçi

- A e mbani mend dashurinë tuaj të parë?

-Po sigurisht që e mbaj mend, që kam patur qejf një djalë që e kam patur dhe në bankë e mezi prisja të vinte orari shkollës që ta shihja. Tani që jam rritur dhe më kujtohet më vjen për të qeshur. Almesa

- Më kujtohet komshija ime kur erdhi për herë të parë që bleu shtëpinë kur e pashë më rrihte zemra, atëherë isha 14 vjeç. Luan

- E si mund të harrohen ato dashuritë e pastra kur ishim ende fëmijë dhe e donim dikë ashtu siç duhet të duan të gjithë sot por e kanë harruar këtë ndjenjë. Mua më kujtohet që kam pas dashur një djalë në shkollë për vite të tëra por me mbarimin e klasës së tetë ai iku me familjen e tij në Amerikë se i doli llotaria, aty u mërzita shumë por kur u rrita e kuptova që për mua ishte shkruajtur tjetër fat. Bruna

- Jam dashuruar për herë të parë në vitin e dytë gjimnaz, u dashurova marrëzisht mbas një djali që ishte edhe presidenti shkollës. Pas shumë përpjekjesh në u lidhëm bashkë dhe sot e kësaj dite ai është i fejuari im dhe po presim të martohemi. Klodeta

-Po e mbaj mend si jo, por sa herë që më kujtohet më vjen për të qeshur se si ishte koha atëherë e si është bërë tani. Rubens

-Të jesh egoist është mirë apo është keq?

- Të jesh egoist nuk është mirë por në ditët e sotme egoistët Mirela

- Të jesh egoist me kalimin e kohës do ngelesh i vetëm dhe i mjerë. Emiliano

- Duhet të jesh egoist me njerëz dhe raste të veçanta. Keli

- Duhet po pak se egoizmi i tepërt të dëmton. Ontila

- Një njeri i mençur është e pamundur teë mos jetë egoist. Gentian

- Duhet të jesh egoist atje ku të takon e jo me njerëzit që nuk bëhen egoist ndaj teje. Erion

- Të gjithë ne jemi nga pak egoist në vetvete. Dejvi

-Një shprehje thotë: “Njerëzit inteligjentë janë plot dyshime kurse budallenjtë plot besim”. Ju ç’mendim keni?

-Më mirë të jesh budalla se je më i lumtur kurse shtimi i inteligjencës shton vuajtjet mendore dhe shpirtërore. Joni

- Besimi nxit veprimet kurse dyshimi ul dëshirën për të vepruar, prandaj bota ka ardhur në këtë gjendje sot sepse vetëm veprat e budallenjve po dalin në pah kurse veprat e njerëzve inteligjent po zhduken. (është edhe një shprehje tjetër ku thonë: ku ka çakej nuk dëgjohet zëri i kanarinës). Bardha

- Është e vërtetë sepse njerëzit edhe analizojnë çdo gjë që ka ndodhur, mendojnë gjithçka me detaje, nëse kanë vepruar mirë apo gabim kurse budallenjtë shqetëson agjë, ata janë shumë të qetë me veten dhe besimin e tyre, ndonjëherë më e mira që mund të ndodhi është të jesh budalla e të biesh rehat. Rovena

- Kjo shprehje është shumë e vërtetë dhe më e mira që mund të bësh është të luash edhe ti rolin e budallait për të qenë i qetë. Geron

-Në ditët e sotme dhe me këta njerëz që po rrethohemi më e mira është të jesh budalla se sa i mençur. Dritan

- Asgjë e keqe nuk vjen nga dyshimi, përkundrazi shumë të këqia vijnë nga besimi. Besimi është vdekja e inteligjencës. Agron

- Kë do na sugjeronit si librat më të bukur në këtë sezon vere për të lexuar?

- “E vërteta mbi çështjen e Herri Kjubert” Joël Dicker. Një super roman që të mban frymën peshë deri në faqet e fundit. Artana

- “Vajza e mallkuar” Emil Richeburg, “Të dua” Cecilia Ahern, “Më prit dashuria ime” Danielle Steel Arlind

- “Në shpirtin tim bën ftohtë” Brunilda Zllami, “Pianistja belge” Viktor Canosinaj. Besa

- “Dashuri në kohërat e kolerës “Marquez “Do të doja që dikush diku të më priste” Anna Gavalda “E pasqyruara tek ti” Sylvia Day Bledar

-Për çfarë debatojnë më tepër çiftet shqiptare: për para, familjen, punët e shtëpisë apo fëmijët?

- Pak nga të gjitha këto por më e rëndësishmja është që nuk bisedojnë me njëri tjetrin për çdo gjë. Ermela

- Debatojnë për para dhe për fëmijët. Armand

- Më tepër po debatojnë për punët e botës. Yli

- Çiftet e sotme nuk arrijnë të krijojnë një marrëveshje me njëri tjetrin. Kledisa

-Si duhet të jetë një femër në sytë e meshkujve, dominuese, e fortë, provokuese, e ëmbël, e brishtë, delikate, melankolike?

- Femra duhet të jetë e bukur, tërheqëse, e ëmbël, me karakter të fortë, jo gangstere por e fortë ndaj gjërave që të jep jeta. Doris

- E para duhet te jetë e ngrohtë, pastaj joshëse, e fuqishme, sensuale, provokuese, të ketë sensing e humorit, të jetë e ëmbël dhe e zgjuar. Bani

- Në qoftë se do të jesh femër e vërtetë dhe tërheqëse për një mashkull duhet ti kesh të gjitha këto në të njëjtën kohë, por jo të tepruara. Arbër

- Të jetë mendjehapur dhe të di të bisedoj edhe respektoj. Ska nevoj për më tepër sepse këto e tërheqin mashkullin. Flas për një djalë me mend në kokë. Lefter

- Të jetë besnike, e zgjuar dhe e sinqertë. Durim

-Një punë me para apo një punë ku keni qef, por paguheni pak? Pse?

- Në punë nuk shkohet për qef po për të punuar, çdo gjë brenda normës, ska të bë të djelën është pushim. Ronilda

- Një punë me para sepse për ato lekë punojnë njerëzit . Marina

-Në punë për lekë shkohet nuk shkohet për qejf. Rogel

-Një punë që e bën me qejf dhe paguhesh më pak mendoj unë pasi një punë që se ke qejf sado që të jetë pagesa nuk do mundesh dot ta bësh. Joan

-Asnjë nuk shkon në punë për qejf e për të kaluar kohën po shkon për lekë ndaj dhe do zgjidhja një punë me para. Greta

- Gjithmonë vihet re që kur një mashkull sulmon, ofendon apo përbuz një femër (apo në përgjithësi femrat) në rrjetet sociale vihet re diçka e pazakontë, janë pikërisht femrat ato që në vend të distancohen bëhen pjesë e sulmit. Pse ndodh kështu?

- Janë gjaknxehta të uruarat, Denis

- Faktikisht kur shkruhet një dedikim kushtuar mashkullit pëlqimet ndaj këtij dedikimi janë thuajse 0. E kundërta ndodh me dedikimet ndaj femrave, mund të dedikosh 100 poste, përsëri të njëjtën sasi pëlqimesh do marr. Deri diku është edhe faji i disa “të djegurve” që merren me femrat në rrjetet sociale. Alios

- Gjithmonë mashkulli do të tregoj se është superior ndaj qënies femër dhe pse e konsideron të barabartë. Rajan

- Them nga mosvlerësimi për veten dhe edukata. Se di pse facebook-u ose virtualiteti ka marrë kaq rëndësi dhe tjetrin se njeh as të njeh. Shumica e femrave në rrugë po ti ngacmosh nuk të kthehen ashtu sepse ti je një x dhe punë e madhe por në facebook duan se s’bën të triumfojnë në debat. Insistojnë me çfarëdo lloj mënyre sepse vetëm fjalën kanë dhe po s’ju miratua me like nuk bën. Ndërsa realitet ajo ka armë të tjera që tregon se vlen. Kjo është e keqja e virtualitetit prezantimi i pakët dhe mania për të qenë perfekt dhe i zgjuar në çdo gjë.

- Femra është e prirur të mbarti xhelozi edhe pse deri diku nuk e kupton dhe padashur bëhet pjesë e debateve që deri diku i ja- pin disadvantage. Jesmin

- Më vjen keq që edhe sot e kësaj dite ekzistojnë femra që nuk ndërgjegjësohen për rolin që duhet ti japin vetes. Femrës shqiptare i është dashur gjithmonë të përshtatet për të mbijetuar. Ajo di vetëm të përshtatet dhe këtë ka bërë gjithmonë (edhe pse jashtë vullnetit të saj), kështu vazhdojnë disa edhe sot kur gjërat duhet të ishin disi më ndryshe! Ajo i është përshtatur pasivisht realitetit që i kanë përgatitur të tjerët! Fabi

- Boll t’ju nënshtrohesh dhe t’ju bindesh je në rregull. Elmar

- Për mendimin tim djemtë nuk kanë ndonjë yll në ballë që vajzat nuk e kanë. S’më intereson statusi, as djali as vajza s’duhet ta teprojnë me fjalorin. Për sa i përket kthimit të së njëjtës monedhë nuk është shumë e mirë ti kthehesh në po të njejtin banalitet por as që ta lësh me aq sepse i bie sikur po të shtypin me këmb edhe ske çfarë të bësh. Ndërkohë që ke të gjithë të drejtën e botës për të mbrojtur vetveten. Xhesi

- Nëse një mashkull fyen ose përbuz një femër ai duhet ta bëjë këtë mbi bazën e një motivi dhe e anasjellta. Në raport me të kaluarën femra shqiptare ka emancipuar por nuk mund të pretendohet që kjo femër është çliruar nga vetvetja. Xheku

- Sepse thashethemet janë baza e qytetarisë në këtë vënd por kur shoh dhe lexoj disa femra që i kundërvihen një femre tjetër pa pikë respekti dhe etike kjo është kot sa për t’u dukur. Valbona

- Në fakt unë doja të dëgjoja femrat në lidhje me këtë sepse janë edhe të abuzuarat edhe të akuzuarat. Personalisht mendoj se femrat që përkrahin veprime të tilla, kanë probleme karakteri, personaliteti, dinjiteti apo për mos të thënë vetëvlerësim nën zero. Përgjithësisht janë ato femra që e shohin mashkullin parë trysninë apo forcën që tregon mbi viktimën. Femrave të tilla u ka munguar një mashkull i fortë në jetë. Janë gjithmonë përkrah meshkujve të dobët e rrjedhimisht tek ky mashkull shohin atë që ëndërrojnë “Të fortin e lagjes”. Janë ato të përbuzurat e të marra nëpër këmb në ambientin e tyre në realitet, e mbushin minutazhin e tyre në virtualitet duke u ndjer mirë përkrah “legjendarit barbon”. Kjo temë duhet parë thellë, nuk është aq sipërfaqësore sa duket. Nxjerr në pah vërtet problemet që kemi ne si shoqëri. Kur femrat i tërheqin zvarrë e askush nuk reagon! Xhafa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.