Pyetje për instruktorin Cilat janë ushtrimet që tonifikojnë trupin?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

BJONDE Në ëndërr kam parë sikur një grua bjonde hyri në lokalin ku isha unë dhe i vrau të gjithë klientët që ndodheshin aty. E shikoja që ndjente kënaqësi për këtë që po bënte. Çfarë parashikon kjo ëndërr? Lida

E nderuar Lida, ëndrra tregon dëshirën tuaj për të ndryshuar shumë gjëra në jetë. Mendoj se tani është momenti më i favorshëm për të filluar të bëni ndryshimet që dëshironi. Gjithçka do të shkojë shumë mirë. Gjithë të mirat! MOTORR Kam parë në ëndërr sikur do të ngisja një motorr, por isha shumë e vogël dhe nuk mund ta përballoja udhëtimin me të. U futa në autostradë, por shkoja duke u lëkundur, sepse këmbët nuk më shkonin deri në fund të motorrit. Pastaj, pashë disa miq që po më thonin: “Nuk bën ai motorr për ty!” Kështu, u zgjova nga gjumi. Ç’do të thotë, ju lutem? Ina

E dashur Ina, ëndrra tregon se ju po përballeni me diçka të madhe që nuk ju shkon absolutisht juve për shtat. Mund të rrezikoni gjithçka që keni ndërtuar deri tani, ndaj ëndrra ju paralajmëron të hiqni dorë nga ajo që keni ndërmend të bëni ose që e keni nisur. Nuk është për ju dhe, ju, nuk keni kapacitetin e duhur për t’u përballur me të. Një fjalë e urtë thotë: “Shtriji këmbët sa ke jorganin”. Besoj e kuptuat domethënien e ëndrrës tuaj. Gjithë të mirat! VRASËS E nderuar astrologe, më ndodh shpesh të shoh në ëndërr sikur dikush më ndjek për të më vrarë. Pothuajse gjithmonë janë njerëz të njohur, por me të cilët nuk kam ndonjë marrëdhënie shoqërore. Nuk mbaj mend saktësisht me ç’lloj arme duan të më vrasin, por mbrëmë pashë që ishte vetëm një vrasës që po më ndiqte dhe unë, vrapoja me sa fuqi kisha për të shpëtuar. Nga frika e madhe, u zgjova nga gjumi. A mund ta di se çfarë parashikon kjo ëndërr? Andi

I nderuar Andi, vrasësi që shikoni apo edhe të tjerët që ju përndjekin, jeni po ju vetë. Një pjesë e juaja është shumë e nevrikosur me veten, por ju nuk e keni zbuluar akoma përsenë. Për të rregulluar gjendjen tuaj shpirtërore, mundohuni të zbuloni arsyen që ju bën të ndiheni i tillë. Nëse reflektoni thellësisht, me siguri do ta gjeni çfarë ju acaron kaq shumë. Në momentin që do ta zbuloni, do të gjeni rrugëzgjidhjen për t’u ndjerë më i qetë. Gjithsesi, nuk duhet të shqetësoheni, sepse këtë që po kaloni ju, e kalojnë pothuajse të gjithë. Na ndodh shpesh të acarohemi me veten qoftë edhe pa ndonjë shkak shumë të madh. Rëndësi ka të mos e dëmtoni veten, por të përmirësoheni. Ju uroj shëndet! VARËSE Kam parë në ëndërr varëse të ndryshme që i kishin vënë shumë vajza, por që nuk i njihja. Çfarë parashikon kjo ëndërr?

Ëndrra do të thotë që keni nevojë të ndiheni e bukur dhe joshëse në sytë e të tjerëve. Vëreni në zbatim këtë gjë. Gjithë të mirat!

Përshëndetje truktor Skerdi. Kam humbur 24 kg për një periudhë kohe 7 mujore dhe jam shumë e lumtur me trupin tim. Doja t’iu pyes çfarë ushtrimesh më sugjeroni për të tonifikuar trupin që të më duket më i mbledhur? Faleminderit

Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:Te përgëzoj për rezultatin e arritur, e di shumë mirë se çfarë sakrifice ke përjetuar. Po kur je i bindur për diçka ia arrin. Tani është moment determinant ku ju duhet ta çimentoni rezultatin e arritur. Bashkë me dhjamin ti ke humbur edhe muskul. Muskuli është metabolizanti më i mirë i organizmit. Pra, ne do bëjmë që të shtojmë masën muskulare tuajën në mënyrë që mos i rimerrni ato kg e humbura por të fitoni muskul. 2 javët e para do filloni me fullbody workout ( punë më gjithë trupin), pra 2 ushtrime për secilin grup muskul për këto 2 javë nëse ti s’ke bërë pesha fare. Në të kundërt do fillojmë me metodën split. Pra duke punuar me lokalitete të ndryshme të trupit në këtë mënyrë do i jepni mundësinë muskujve të rikuperohen. 1Dita parë e stërvitjes – gjoks- shpinë. 2- Dita e 2 e stërvitjes këmbët. 3- Dita 3 e stërvitjes supe dhe krah. 4- Dita e 4 kardio. Me këtë rradhë veproj 3 ditë pasha, ditën e 4 vetëm kardio. Pasi keni bërë këtë program me ndarje të tillë për 6- 8 javë do bëni programin tjetër. Dita 1- gjoks triceps , dita 2- shpinë triceps, dita 3- supe këmbë, dita 4- kardio. Pasi keni bërë këtë program për 6- 8 javë do bëni edhe një tjetër program. Dita 1- gjoks biceps, dita 2 – këmbët, dita 3- shpinë trapez, dita 4 supe triceps, dita 5 kardio. Pasi keni ezauruar edhe këtë program për 6- 8 javë kalojmë tek programi tjetër me një muskul në ditë. Dita 1- gjoks, dita 2- shpinë, dita 3- krahët, dita 4- këmbët, dita 5- supet. Të kam dhënë 4 programe ku në total zgjasin 6 muaj. Për ushtrimet përkatëse do pyesni instruktorin te palestra ku do ushtroheni sepse unë ju kam dhënë vetëm skeleton, linjën që duhet të ndjekësh. Të uroj suksese mëtejshme. të

Përshëndetje gazeta Intervista. Unë jam një grua e martuar prej 8 vjetësh, burri im është mësues fiskulture në shkollën Ismail Qemali dhe para se të bënin mbylljen e shkollës është ulur dy tre herë në restorantin aty pranë Il Tipico bashkë me kolegët e tij dhe i është servirur një pjatë me oktapod dhe patate, që i ka ngelur fiksim dhe çdo ditë këmbëngul t’iu pyes si mund të pre g a t i t e t kjo recetë në kushtet e shtëpisë. Shpresoj të marr përgjigjen tuaj. Faleminderit

Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han ( Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, + 355 ( 0) 42370592, 0689049531:- Përshëndetje e dashur, në rradhë të parë më vjen shumë mirë që burri juaj ka ardhur në restorantin tonë dhe për më tepër i ka pëlqyër gatimet tona. Do të përgjigjesha me kënaqësinë më të madhe. Për të bërë pregatitjes e kësaj recete duhen këta përbërës: 1 oktapod ( 1 kg) 4 patate 1 gjethe dafine gjysmë kokrre qepë 1 fije selino 1 karotë 1 lugë uthull kripë majdanoz 3 lugë vaj ulliri Përgatitja: Vini në zjarr një enë plot me ujë me gjethen e dafinës, një lugë uthull dhe perimet brenda. Eliminoni pjesët e brendshme të oktapodit, sytë dhe sqepin dhe lajeni mirë. Mbështeteni në një mbajtëse druri dhe rriheni pak me rrahësen e mishit.

Kur uji të ketë zier, zhytini tentakulat të oktapodit 3- 4 herë derisa të jenë përdredhur. Në këtë moment fusni të gjithë oktapodin në ujë dhe lëreni të gatuhet për 40 minuta në flakë të ulët.

Pasi të mbarojë gatimin, kullojeni dhe prijeni në copa. Gjatë gatimit të oktapodit lajini mirë patatet dhe ziejini me lëkurë për 30 minuta.

Kullojini dhe lërini të ftohen, më pas qërojini dhe prijini në kube. Vendosni oktapodin dhe patatet në një tas të posaçëm, hidhni 2 lugë vaj ulliri dhe majdanoz të freskët të grirë.

Futeni në frigorifer për 1 orë dhe më pas pjata është gati. Ju bëftë mirë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.