Tefik Osmani: Do arrijmë grupet!

Futbollisti i njohur korcar është optimist në arritjen e objektivave

Intervista - - FAQE 1 -

CV Ditëlindja : 8 Qershor 1985 Skuadrat ku është aktivizuar: Skënderbeu (në vazhdim), Teuta, Tirana, Elbasani, Vllaznia, Partizani. Përfaqësja U19 (3 ndeshje) Përfaqësja U21 (5 ndeshje ) Përfaqësja (123 ndeshje )

Një nga futbollistët më cilësorë të skuadrës të Skëndërbeut është optimist se skuadra e tij do të synojë, jo vetëm grupet të Europa League, por dhe titullin kampion të Shqipërisë. Një objektiv të tillë e bazon, jo vetëm te grupi që ka aktualisht skuadra e tij, por dhe klima që ekziston në skuadër. Në intervistën e dhënë gazetës “Intervista” ai, jo vetëm bën analizën e ndeshjeve të zhvilluara në Europa League, por shpalos dhe objektivat për këtë sezon. ”Skuadra e jonë është mësuar të jetë e titullit kampion. Por në këtë edicion kemi dhe një objektiv tjetër që është përfshirja në ndeshjet e grupeve të Europa League”, shprehet mes të tjerash, korçari i Osmani, i cili me performancën e tij kudo ka lënë gjurmë te sportdashësit.

Nderim Goci: - Mirsevini në gazetën “Intervista”

: -Faleminderit. Vazhdon të mbetet gazetë e dashur jo vetëm për mua, por dhe për familjen time.

-Aktualisht jeni në turin e ka Europa league. E prisnit këtë start mjaft të mirë të skuadrës tuaj ? - Absolutisht që po. Tashmë skuadra jonë është mësuar me këto starte. Duke përjashtuar edicionin e kaluar që “u dënuam padrejtësisht, vitet e tjera kanë qenë mjaft të sukseshme. Mjaftojmë të kujtojmë edicionin e para dy viteve ku skuadra jonë u rreshtua me skuadrat e grupeve të Europa League. Shpresojmë që dhe këtë vit të jemi në të tilla nivele dhe pse kundërshtari i rradhës (Dinamo Zagreb) është për t’u respektuar...

- Në gjashtë ndeshje që keni zhvilluar deri më tani, për Europa League, cilën ndeshje vlerësoni më të bukurën? - Ndeshjen e parë me Kairat Alamtyn të zhvilluar në Kazakistan. Morëm goditjen qysh në minuatat e para të ndeshjes. Dikush mendoi se me golin e pësuar skuadra nuk do të kishte forcën e duhur për të reaguar, por ja që ndodhi e kundërta. Jo vetëmn që zhvilluam një ndeshje perefkte në të gjitha drejtimet, por dhe mundëm të shënonim duke hedhur një hap të sigurtë për kua harroni që skuadra kundërshtare në gjirin e sajë kishte futbol- listë të një niveli të lartë. Mjafton të përmendim Arshavin (përfaqsuesin e Rusisë), për kuptuar forcën e kësaj skuadreje.

-Po kundërshtari më I vështirë sipas jush….. ?

- Dihet që Kairat Almaty dhe Mllada Boleslav. Skuadra kazake mbështetej te individë të spikatur, ndërsa skuadra çeke Mlladost te loja në grup. Gjthsesi ishin skuadra të mirorganizuar dhe të respektuesme. Të dyja meritojnë vlerësim maksimal, pasi janë skuadra që kanë investuar shumë

- Në gjashtë ndeshje që keni zhvilluar deri më tani, skuadra juaj ka mundur të kolek një humbje. Ku është mbështetur loja e skuadrës tuaj ? -Grupi dhe besimi te vetja janë pikat ku është mbështetur loja e skuadrës tonë. Nëse analizojmë me rradhë ndeshjet,, e them me bindje se skuadra nga ndeshje në ndeshje ka shpalosur një futboll të kënaqshëm dhe cilësor. Kjo vërtohet jo vetëm te niveli i ndeshjeve që kemi zhvilluar, por dhe te rezultatet që kemi arritur.

- Dhe pak ditë na ndajnë nga ndeshja e parë e turit të katër Zagreb . Si duket atmosfera në skuadrën tuaj ?

-Është mjaft e mirë. Këtë e bazoj jo vetëm te harmonia që ekziston në skuadër, por dhe te sportdashësit tanë që janë të shumtë në shkallët e stadiumit. Prezenca e tyre në shkallët e stadiumit është një burim frymëzimi për ne. Sa për skuadrën kundërshtare kemi nisur të mendojmë qysh në ditën e hedhjes të shortit.

- Disa opinionistë (analistë), por dhe drejtues, pohojnë që skuadra kundërshtare, Dinamo e Zagrebit nuk është në nivelin e dy viteve më parë. E ndani dhe ju kë mendim?

-Kemi informata që nga skuadra kundërshtare janë larguar disa futbollistë me peshë, por kjo nuk do të thotë që kjo skuadër duhet nënvlerësuar, por përkundrazi duhet vlerësuar në maksimum. Dinamo e Zagrebit është një kundërshtar që i ka nxjerrë problem dhe skuadrave me emër në futbollin evropian. Ndaj dhe vlerësimi ynë duhet të jetë në shkallën maksimale.

- Nëse nisemi me këto llogari, kam mendimin se 50 me 50 janë më skuadra të mëdha apo të vogla. Pavarësisht kualitetve që ka skuadra kundërshtare dhe skuadra jonë ka futbollistë cilësorë. Tashmë ne mund të konsiderohemi skuadër që ka eksperiencë në ndeshjet ndërkombëtare.

- A përbën avanztah zhvilimi i ndeshjes së parë jashtë fushës tuaj ?

-Normale që po. Ardhja me një rezultat pozitiv nga ndeshja e parë është pozitve për çdo skuadër. Ne do ja bëjmë hyzmetin që nga ndeshja e parë të kthehemi me një rezultat të favorshëm.

- Ke konsideroni rezulatat favorshëm ?

- Barazim apo një rezulatat të ngushtë do të ishte një avantazh i madh për ne. Çdo gjë mund të ndodhë . Shanset janë të barabarta.

-Si e parashikoni Skëndeërbeun e sivjetëm ?

- Për momentin jemi të fokusuar te ndeshja e rradhës ajo ndaj Dinamos së Zagrebit që do të zhvillohet këtë të enjte. Sigurishte dhe opinion sportive këtu është mësuar me objektvat e skuadrës - feve. - E ardhmja juaj është …. ? - Vetëm me Skëndeërbeun. Bluza bardhë e kuq (uniforma zyrtare e Skënderbeut) më fal çdo kënaqësi.

- Ju faleminderit!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.