Gressa Behluli: Nuk jam si ato…

Intervista - - FAQE 1 -

Është rikthyer solo, Gressa Behluli, pas bashkëpunimeve që pati me mamanë e saj Shkurte Fejza. “I jemi” është kënga që riktheu bjondinën bukuroshe në skenën muzikore vetëm. Ne kemi folur me Gressën jo vetëm për këtë këngë por edhe për shuëm gjëra të tjera, të cilat po nuk lexuat intervistën, nuk keni nga t’i merrni vesh…!

Fabjola Kuburi:- Gressa, na trego pak për “I jemi”. Kjo këngë të riktheu si soliste, apo jo? Gressa Behluli:- Kënga “I jemi” është një këngë ritmike moderne, që më rikthen në stilin tim si “Gressa”, por edhe si videoklip solo pas 4 viteve pauzë. Jam munduar të realizoj një këngë dhe videoklip korrekt. Mundohem të bëj diçka që kur ta shoh veten pas disa viteve, të ndihem mire me atë çfarë kam realizuar. Pastaj, shija është relative.

- Është pritur mirë nga publiku? - Mendoj se është pritur mirë, kam marrë shumë komente pozitive.

- Gressa, shumë emër të bukur ke! Nga kush e ke dhuratë, dhe a ka ndonjë kuptim të veçantë? - Edhe mua më pëlqen shumë emri im, sepse është një emër që i reziston kohës dhe gjithmonë tingëllon modern, dhe mbi të gjitha është emër Ilir! E kam dhuratë nga babi. Kuptimi i emrit është

- Moj Gressa ti je e fejuar, por asnjëherë nuk ke dashur Pse? Ne do na tregosh diçka më shumë? Nuk të ngacmojmë, po të lëmë të na tregosh vetë! - Unë jam artiste dhe e shoh gjithmonë të arsyeshme që publikut t’i ofroj punën time si artiste, krijimtarinë time muzikore, jo pjesën private. Jam e lumtur me jetën time private tani e prej shumë vitesh, dhe kur njeriu është i përmbushur, sikur ka nevojë që gjërat e vlefshme t’i ruajë për vete. Pastaj është dhe dëshirë e të fejuarit që të mos jetë pjesë e shoë-biz, dhe unë patjetër e respektoj këtë. Ai ka një biznes privat dhe nuk ka të bëjë me jetën e shoë-biz.

- Gressa, kujt mendon se i detyrohesh për kaq sa ke arritur deri tani? - Familjes sime, që më kanë mbështetur gjithmonë, si nga ana - save të mi, që më mbështesin. Po ashtu dhe vetes sime, sepse punoj dhe jam e kujdesshme gjithmonë për çdo gjë që bëj. Punoj shumë për çdo sukses që marr. Nuk jam nga ato që sukseset më vijnë vetë apo që kujdeset dikush tjetër për punët e mia. Çdo gjë e bëj vetë, me shumë mund.

- Çfarë ke marrë nga mamaja, Shkurta? - Arsyetoj dhe fal shumë, edhe kur tjetri ka faj. Ndoshta është një veti apo vlerë që jo çdokush e ka, mirëpo ndonjëherë e quaj edhe dobësi, sepse shpesh keqpërdoret!

- Të këshillon shpesh ajo? - Po, për çdo gjë konsultohem me mamin, dhe çdo këshillë e saj ka shumë vlerë për mua.

- Edhe pse e rritur, vazhdon t’i dëgjosh këshillat e saj? - Patjetër! Këshillat por dhe vëre- jtjet e saj i marr me shumë seriozitet, sepse e di që vetëm prindi ka dëshirë që fëmijën e vet ta shohë më lart se veten.

- Mban mend kur ka qenë hera e fundit që të ka kritikuar? Nëse po, për çfarë? - Më kritikon që s’bëj më shpesh videoklipe. Më thotë që duhet të punoj më shumë në fushën e muzikës, që të vazhdoj e forte në rrugën që kam nisur, sepse kjo rrugë është e vështirë dhe kërkon shumë përkushtim. Pavarësisht hile dhe me sinqeritet është ajo që s’humb asnjëherë.

- Ke bërë shumë bashkëpunime me Shkurten. Do ketë të tjera përsëri? - Është e vërtetë. Fillimisht kemi realizuar një bashkëpunim si “nënë e bijë”, pastaj bashkëpunimet e tjera erdhën si rezultat i suksesit të tij, sepse çdo këngë që realizuam kishte tematikë të veçantë, por ishte dhe kërkesë nga publiku të vazhdonim ende, kështu që patjetër që do të ketë edhe në të ardhmen. Po presim tematikën e duhur.

- Çfarë është skena për ty? - Skena është e shenjtë për mua. Është vendi ku jap dhe marr shumë dashuri.

- Për publikun, këngëtarja duhet të jetë gjithmonë në formë në look, në interpretim, madje dhe në humor. E ke të vështirë ta arrish këtë? - Muzika është diçka me të cilën unë u rrita, prandaj kur diçka e do me zemër dhe e bën pa hile, nuk është e vështirë t’ia arrish.

- Sa afër asaj që ke ëndërruar të bësh e sheh veten? - Muzika dhe arti janë një oqean i pafund mundësish, prandaj mendoj se kam akoma shumë për të dhënë.

- Do ishe e aftë të bëjë edhe kompromise për të qenë aty ku do të jesh? - Do të bëja gjithçka brenda normales! Nuk dal nga vetja për asnjë çmim.

- Ke më të rëndësishëm interpretimin, look-un apo vokalin? - Të gjitha bashkë krijojnë një artiste të kompletuar, mirëpo për çdo këngëtar/e, për t’i rezistuar kohës, është i domosdoshëm vokali.

- Të pëlqen vetja kur e sheh në TV? - Po, më pëlqen (qesh) edhe pse shumë njerëz më thonë se drejtpërdrejt jam më e bukur sesa në TV. Këtë patjetër e marr si compliment.

- Me çfarë merresh veç muzikës? - Jam e diplomuar në Shkenca Juridike, me master në Drejtim Civil. Kam punuar për 4 vite në zyrën ligjore të Kryeministrit, me projekt nga USAID dhe Banka Botërore. Për momentin i jam kthyer plotësisht muzikës, sepse kuptova që s’mund të bësh dy gjëra në të njëjtën kohë.

- terialisht nga muzika? - Muzikën e bëj kryesisht sepse këngët dhe paraqitjet e mia janë gjithmonë të kontrolluara. Por nuk mund të ankohem edhe për

- Cilat janë planet e tua tani? - Po realizoj dy këngë, një ritmike dhe një baladë, të cilat do të shoqërohen me videoklip. Pres t’i

- Sa dhe çfarë ka ndryshuar tek ti që nga momenti që u bëre person publik? - Duke qenë gjithmonë e kyçur në botën e muzikës për shkak të mamit, mund të them që nuk ka ndikuar aspak, sepse u rrita me vëmendjen e gjithë njerëzisë, madje kjo gjë shpeshherë më ka penguar. Por muzika është një nëse do ta lësh ti, prandaj e bëj.

- Mendon se kështu bëhesh më interesante në sytë e publikut? - Qëllimi im ka qenë të jem e pëlqyer dhe ta arsyetoj daljen në - lova të merrem me muzikë, jo për ty, ose të dalësh nëse nuk je në nivelin të cilin unë dua ta shoh veten.

- Çfarë kërkon që nuk e ke gjetur ende? - Do ju tregoj kur ta gjej (qesh).

- Cili është njeriu që di sekretet e tua? - Motra ime, Besiana.

- Çfarë do të doje të lexoje të shkruar për veten? - Gjithmonë të vërtetat!

- Çfarë nuk do doje të lexoje të shkruar për veten? - Thashetheme, shpifje dhe shkrime tendencioze.

- Do na thuash ndonjë sekret? - S’mbetet sekret pastaj!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.