Nerea Kamaço: Është normale që të dashurosh një zezak

Intervista - - FAQE 1 -

Nerea Kamaço Ramos është një aktore spanjolle që ka lindur në Andaluzi, Spanjë, në vitin ë studiojë për aktrim në moshën 9 vjeçare nën drejtimin e aktorit-regjisorit Horhe Nunjes Himenes në shkollën e kinemasë “Estudio 9” për 9 muaj. Në vitin 2008 debutoi në kinema si protagoniste e për rolin ndër 5 mijë kandidate. Pikërisht për këtë çmimin prestigjioz Goja, si aktorja më e re që ndonjëherë atë (vetëm 12 vjeç). Më pas vazhduan rolet njëri pas tjetrit në ë”- 2009, “Tre metra mbi qiell”- 2010, “Të mbrojturit”- 2010, “Shkëndija e jetës”- 2012, “Barka”- 2013, etj. Në vitin 2015 transferohet në Kolombi për afro 8 muaj, për të luajtur në telenovelën “Skllavja e bardhë”. Aty ajo luan rolin e Viktoria Kinteros, një vajze të bardhë që rritet në një familje zezake pas vrasjes së prindërve të saj dhe që do të luftojë për të çliruar nga skllavëria familjen e saj adoptive dhe për të marrë hak për prindërit e vrarë. Vajza me fytyrë ëngjëlli dhe sy jeshile u zgjodh si gruaja më seksi në botë nga lexuesit e edicionit ndërkombëtar të revistës Glam’mag, në edicionin e majit 2016.

- Kush është Viktoria Kintero?

- Është një grua shumë e fortë, luftarake. Ajo ndahet nga familja e saj që bebe, rritet me disa skllevër të arratisur dhe bashkëjeton me ta. Viktoria në vogëli vuan nga diskriminimi i disa zezakëve. Për këtë arësye ajo ndjehet e shëmtuar dhe ikën nga vendi i fshehtë për të konstatuar se ajo nuk është “fenomeni” i vetëm, i rrallë, pa ngjyrë. Për fat të keq, për shkak të kureshtisë së saj, ushtarët gjejnë vendin e fshehtë të skllevërve të arratisur dhe e shkatërrojnë. Pastaj e dërgojnë Viktorian në një kuvend në Spanjë, ku njeh personazhin e Remedios dhe më pas kthehet me të për të gjetur familjen e saj të zezë dhe të dashurin e saj të zemrës, Migelin, me të cilin është rritur. Ajo rikthehet si Markezja Brakamonte për të çliruar familjen e saj nga skllavëria. - Pse të pëlqeu ky personazh? - Më pëlqeu që ishte një telenovelë epoke, pastaj historia është e mrekullueshme dhe e treguar shumë mirë. Personazhi im ka anë shumë të ndryshme dhe ishte kjo që më tërhoqi tek ai. Është njëkohësisht i ndërlikuar dhe i mrekullueshëm, sepse mund të luash me të. Kam mësuar shumë nga Viktoria, ajo është kaq guximtare dhe u zbavita që e interpretova për tetë muaj rrjesht.

- Nëse do të kisha jetuar në atë epokë, cili do të kishte qenë pozicioni yt ndaj skllavërisë?

- Do të kisha qenë si Viktoria, largpamëse. Do të kisha luftuar për drejtësinë, për fundin e skllavërisë dhe që bota të shihte se jemi të gjithë njësoj. Të bardhë, të zinj, në fund të fundit jemi të gjithë qenie njerëzore.

- laven e bardhë?

- Ajo është shumë e lidhur me familjen e saj, është shumë ale- gro dhe pozitive. Kur i thonë mos bëj diçka se është e rrezikshme, ajo këmbëngul ta provojë. Edhe unë jam pak kështu, besoj se nuk ekzistojnë gjërat e pamundura. Gjërat mund të jenë të ndërlikuara, por nëse përpiqesh, mund të jenë të mundshme.

- Çfarë të pëlqeu më shumë që more pjesë në këtë telenovelë epoke?

- Peisazhi, veshjet, ësia të veshësh veshje të asaj epoke. Gjithçka, deri edhe karrocat që përdoreshin atëherë. Gjithashtu qe diçka zbavitëse të përdorje fjalorin e asaj kohe, të thuaje fjalë që më parë përdoreshin dhe tani jo më. Mbase gjatë xhirimeve më kanë korrigjuar ndonjë fjalë, sepse tingëllonte shumë aktuale. Ishte një mrekulli.

- Sa kohë merrte veshja, krehja dhe grimi për të hyrë në personazh?

- Afro një orë e gjysmë. Unë isha ajo që rregullohesha e para, sepse duhej më shumë kohë. Ishin ët, grimi dhe veshja (kisha një korse për të cilën më ndihmonin dy persona për ta veshur) dhe shumë gjëra të tjera.

- Nuk ishte e vështirë të xhiroje me veshje të tillë?

- Ishte pak e vështirë, sepse bënte edhe nxehtë në vendet që ne xhironim, prandaj duhet të kishe nivel të lartë ër të duruar ditët e punës gati 11 orë në ditë dhe për t’u rezistuar temperaturave të larta.

- U frymëzove nga ndonjë personazh i literaturës, apo historisë për të interpretuar Viktorian?

- Thjesht u informova çfarë ndodhte gjatë epokës së skllavërisë dhe si ishin gratë në atë kohë. Më pas e lashtë veten të më udhëhiqnin drejtuesit e skenës për të interpretuar personazhin tim. Pashë ër të kuptuar se çfarë ka ndodhur gjatë asaj periudhe historike.

- Cili personazh ka qenë deri ë e madhe aktoriale për ty?

- Besoj se ky. Filmi “Rruga” ishte i ndërlikuar, por meqë isha e vogël udhëhiqesha nga ajo që më thoshte regjisori. Viktoria Kintero ka qenë shumë e vështirë, sepse ka shumë anë si personazh. Asaj i ndodhin shumë gjëra të ndërlikuara, praktikisht për të gjithçka është tragjedi, megjithëse ka qenë shumë i bukur interpretimi i saj.

- Ndonjë anekdotë që kujton nga xhirimet?

- Ajo u xhirua në pjesë të ndryshme të Kolumbisë. Ka shumë anekdota për të treguar, na kanë ndodhur shumë gjëra gjatë atyre muajve dhe udhëtimeve të shumta që bëmë. Patëm probleme edhe me kuajt.

- Viktoria dashurohet me skllavin Migel. Beson se dashuria e vërtetë përballon çdo paragjykim?

- Sigurisht. Besoj se është diçka shumë normale dhe e shëndetshme që të zinjtë dhe të bardhët të formojnë çifte dhe të duhen.

- Je e kënaqur tani që je kthyer në Europë, ku të pret edhe i dashuri? Si u njohe me të?

- Isha në shkollë të mesme kur u njohëm, shkojmë shumë mirë dhe e respektojmë njëri-tjetrin. Ai e kupton shumë mirë profesionin tim dhe kjo është e rëndësishme, sepse është e vështirë të gjesh dikë që të kuptojë punën që bëj. Ai nuk është xheloz. Mendoj se kjo është diçka thelbësore që marëdhënia jonë të funksionojë.

- Si u ndjeve kur more çmimin Goja në moshën 12 vjeçare?

- Kur të japin një çmim kaq të rëndësishëm si një Goja, që është ekuivalenti spanjoll i një Oskari, është një përgjegjësi e madhe. Ai më hapi shumë dyer, sepse më ofruan të merrja pjesë në shumë projekte.

- Si ka ndryshuar jeta jote që atëherë?

- Jo shumë, sepse jetoj në të njëjtin fshat me familjen, miqtë e mi janë ata të përhershmit dhe kur shkoj në vende të tjera të botës për të punuar, me merr malli për ta.

ëshira jote për të aktruar?

- Që e vogël kam dashur të merrem me aktrim, megjithëse familja ime merret me industrinë e motoçikletave. Prindërit e mi janë shumë të kënaqur dhe gjithmonë më kanë mbështetur. Fillova të studioja teatër në moshën 9 vjeçare, në një shkollë për të rritur.

- Çfarë të pëlqeu nga Kolombia?

- Më pëlqeu muri i Karagjenës, Kinta e San Pedro Alehandrinos, kur vdiq Simon Bolivari, plazhet e Santa Martës. Është një vend i mrekullueshëm, por tani më pret një tjetër projekt profesional. Nuk mund të ë për të, por do të xhiroj një - tuar një personazh shumë të fortë dhe të ndryshëm nga ata që kam luajtur deri më tani.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.