Sava Lena: Zot fali se s’dijnë se çfarë bëjnë!

Intervista - - FAQE 1 -

Përshëndetje miq, sot për kenaqësinë tuaj sjell një ndër gazetaret, më të mira që kam pasur fatin ta njoh nga afër. Ajo është Sava Lena.

Hamdi Skeja: -Sava, fale ësh për ne në këto ditë të nxehta vere. Na thuaj pak të lutemnë - tare në Radio Tirana 2?

Sava Lena: -Përshëndetje Hamdi! Sa bukur të kthehem në retrospektivë e të mbes aty (qesh). Që e vogël kam qenë degjuese dhe shikuese e rregullt e Radio Televizionit Shqiptar. Për mua ka qenë ëndërr të isha pjesë e atij institucioni. Shihja shpesh të djelave koncertet simfonike që transmetoheshin në Tvsh,por edhe programet muzikore të drejtuara nga Silvana Braçe. Ndërsa radio kishte një tjetër impakt tek unë, radio për mua ishte dhe vazhdon të mbetet dashuri. Isha dëgjuese e programeve të mbremjes nën drejtimin e Rezarta Reçit ku ndonjëherë bëhesha protagoniste si dëgjuese e rregullt duke recituar poezitë e mia. Njëkohësisht dëgjoja dhe programet muzikore të drejtuara nga Enkelejda Kumaraku dhe Andeta Radi. Një ditë telefonova në një program ku u shpalla saj përfundova e ftuar në programin e kësaj të fundit. Atëherë si një vajzë e re,e brishtë, m’u bë zemra mal që shkela në atë vend “të shenjtë” për mua, herë herë e mendoja edhe si të pa arritshëm. Duket se zëri im spikati në kohën e duhur në vendin e duhur. Regji- sori atij programi Gazmend Agai më mbajti numrin e kontaktit dhe në një moment tjetër më njofton se kishin nevojë për disa të rinj që të prezantonin programe rinore. Unë atëherë vija pas një eksperiece të shkurtër televizive te TVA. Ka qenë janar i vitit 2003, ku unë shkoj të takoj shefen e departamentit e cila me propozon një program që kishte në mendje me titull “Një mesazh për ty”. Isha çdo ditë në kontakt të drejtpërdrejtë me dëgjuesit në valët e kanalit të parë të Radio Tiranës. Mbaj mend që po atë vit kam bërë lidhjen e parë direkte me “Koncertin e pranverës” i cili ka qenë edhe i fundit ai i vitit 2003. Pasi bëra lidhjen direkte, me një celular nga ata të thjeshtët, kontaktoj me - liun dhe të dy së bashku nisemi me vrap nga Pallatin e Kulturës ku mbahej aktiviteti në drejtim të Radio Tiranës, për të ndarë me dë - mit të parë. Ndërsa shumë media prisnin prononcimin e artistit pas - noncimin e parë në kohë rekord. Pas kësaj do vazhdoja këtë rrugëtim të bukur ku çdo vit mezi prisja dhjetorin, jo si stinën e preferuar, por për të pritur festën e fundvitit “Festivalin e Këngës” e cila më jepte një sadisfaksion shumë të madh. Pas kësaj do ishin të shumta emisionet e një pas njëshme, por ato që më mbushnin shpirtërisht do mbeteshin ato muzikoret. Krijuam programin “Gjithçka shqip” në valët e Radio Tirana 2 në dhje e mia punoja paralelisht në Radio Tirana 1 dhe Radio Tirana 2.) Kanë qenë me dhjetra programe që kam realizuar në radio, por ajo që realizoja se fundi ishte “Muzika ime”. Tek kjo e fundit u ndjeva vërtetë shumë mirë dhe vazhdova deri më 27 maj të këtij viti. Kam kaluar kohë shumë të bukura,kam qenë e angazhuar gjithë ditën me programe të ndryshme madje dhe në mesnatë, por nuk e bëja me sforco këtë punë, më pëlqente pafundësisht puna ime. Ndonjëherë këto 14 vite e gjysmë më duken ishin dje dhe sot sikur jam zgjuar nga një ëndërr e keqe.

-Sava, emisioni “Muzika ime” ishte më i plotësuari dhe ti ke qenë gjithmonë e vëmendshme duke pasur të ftuar ajkën e muzikës shqiptare. Si ke arritur, të ftosh artiste kaq të njohur të cilët vështirë se japin intervista...

-Sikurse e thatë ju të ftuarit e mia kanë qenë elita e muzikës shqiptare. Më ka pëlqyer gjithmonë që të vë në pah vlerat dhe jo t’u jap famë antivlerave. Kjo punë sa e bukur ka dhe vështirë jam munduar që të ruaj miqësinë me të gjithë artistët. Një ndër grupet e mia të preferuara kanë qenë Elita 5, të cilët i kisha takuar disa herë si fanse dhe më pas në rolin e gazetares. Miqësia ime me ta do të vazhdonte. Djemtë super të talentuar dhe të sjellshëm nuk më thanë asnjëherë “jo” sa herë i shqetësoja për intervista në radio apo në gazetë.

Programi “Muzika ime” ishte një emision ndryshe nga të tjerët, ai i dedikohej gjithë karrierës artistike të personazhit që nga fëmijëria e hershme e deri në ditët e sotme. E ndërsa ecnim në retrospektivë, transmetonim këngët më të bukura të repertorit si edhe shumë surpriza të cilat e emocionin shumë artistin në studio. Kujtoj kur ftova në emision kantautorin Pirro Çako, mbaj mend që më tha: “Sava,nuk dua të jap më intervista, por ky format po më pëlqen shumë dhe do vij me kënaqësinë më të madhe.” Për kantautorin Pirro Çako kisha realizuar një surprizë me djalin e tij Antoni që ndodhej në Francë, i cili e bëri të emocionohej dhe të përlotej tejmase. Të ftuar kanë qenë dhe Alban Skënderaj, Vedat Ademi, Luan Zhegu, Myfarete Laze, grupi “Fisnikët”, Era Rusi, Elton Deda, Rosela Gjylbegu, si edhe një nga miqtë e mi që fatkeqësisht nuk jeton më Françesk Radi, etj. Kënaqësi për mua teksa shihja artistët të përjetonin emocione të bukura, por edhe të interpretonin diçka live me kitarë.

- Sava, ti ke punuar plot 14 vite në atë godinë, je rritur aty, degjuesit janë rritur me atë radio. Sipas teje, si erdhi shkarkimi yt, cilat janë shkaqet?

-Kur mësova për ardhjen e drejtorit të ri, zotit Thoma Gëllçi, padyshim që isha e informuar për ndryshimet që do të ndodhnin aty. Një nga pikat e ristrukturimit ishte dhe shkrirja e departamenteve dhe sipas tij do ekzistonte vetëm Radio Tirana me 15 persona në staf. Por duke parë edhe hapjen e kanaleve të reja, deri në momentin e fundit kam menduar dhe shpresuar se mund të na jepej një mundesi tjetër brenda institucionit,gjë e cila jo vetëm që nuk ndodhi, por pas insistimit tim për t’u takuar personalisht me eprorin, nuk arri kabinetit.

-Pas reagimit tënd në facebook për pushimin nga puna, pati shumë komentues të cilët tu gjendën pranë gati - gati të revoltuar për padrejtësinë ndaj teje. Si u ndjeve për këtë gjë ?

- Në ato momente kam arritur që të njoh miqtë e vërtetë. Në përgjithësi këtu tek ne ndodh që kur je mirë të duan të gjithë, por kur rrëzohesh vështirë se të afrohet njeri të të japë dorën. Kanë qënë të shumtë miqtë artistë, kolegë apo dëgjues të radios të cilët kanë reaguar pas statusit tim. Ka shumë nga ata që insistojnë që unë ta mbyll kapitullin me radion e t’i rikthehem televizionit. Jam ndjerë shumë mirë pasi më kanë vlerësuar, mbështëtur edhe kolegë të TV me të cilët njiheshim vëtëm në distancë. Një kolege shkruante : “Një njeri më pak në RTSH”. Një tjetër komentoi : “Më mirëpër ju, sepse mediat e tjera do ju rrëmbejnë”. Ndërsa një dëgjues shkruante : “Do na marrë malli për zërin e ëmbël dhe të qeshurën tënde që zgjat e zgjat si jehonë.”

-Çfarë do ju thoje ish eprorëve nëpërmjet kësaj interviste?

-Zot fali se nuk dinë se çfarë bëjnë!

- Për të gjithë dëgjuesit e miqtë, cilat do jenë projektet e tua tashmë. Ku mund të të ndjekim tani e tutje?!

-Këtë periudhë i jam përkushtuar me kohë të plotë vetëm familjes. Dy djemtë e mi janë gjëja më e shtrenjtë që kam dhe jam shumë falenderuese Zotit për këtë. Kaluam disa ditë pushimi në detin Jon, të cilin e duam fort familja- risht, dhe tani jam kthyer me energji të reja. Kam disa projekte të shkruara të cilat i kam paraqitur diku. Nuk mund të them tani nëse do të jem në vazhdim në radio apo televizion, pasi ende nuk e kam vendosur,por mendoj se do zgjedh mundesinë më të mirë që do më jepet dhe aty ku unë të ndjehem mirë. Jam marrë ndërkohë me prezantimin e disa spektakleve në Gjirokastër, Durrës dhe i fundit ishte në Tiranë. Edhe pse më lajmëruan vetëm disa orë përpara se të niste spektakli i modës “Life style Albania”, e mora gjithçka me sportivitet dhe çdo gjë shkoi mrekullisht mirë. Ishte një spektakël që ishte konceptuar për t’u realizuar për 3 netë me rradhë, por që erdhi e realizuar në një mbrëmje të vetme mbi 4 orë. Shumë shpejt mund të jem në disa qytete të Shqipërisë për të prezantuar disa aktivitete verore. Për të gjitha të rejat do ju njoftoj në rrjetet sociale, në faqen time në facebook dhe instagram.

- Si gazetare, dua t’më thuash të vërtetën, mendon se Rtsh-ja dhe Tvsh-ja po shkon drejt shkatërrimit ?!

-Nuk mund ta them këtë, sepse kudo ku punohet mendohet të realizohet më e mira e mundshme. Gjithsesi nuk mund ta mohoj që po bëhen dhe padrejtësi.

-Mendon se ka dorë politika në këto lëvizje?

-Në Shqipëri ka pasur,ka dhe do vazhdojë të ketë gjithmonë. Mendoj se kishte shumë të drejtë dhe i madhi Faik Konica kur tha se; -Në qoftë se Shqipëria do të vdiste ndonjëherë,atëherë në “Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia,vdiq nga politikanët.

- Sava, çfarë do thoje së fundi për këtë intervistë, për lexuesit, për miqtë?

-Të falenderoj shumë ty Hamdi për respektin që ke ndaj meje, lexuesit e gazetës “Intervista” ju falenderoj gjithashtu që patën “nerva” ta lexonin këtë intervistë, miqve apo të njohurve u jam shumë mirënjohëse të gjithë ju që u kujtuat me një mesazh apo telefonatë pas largimit tim nga puna. Ndërsa dëgjuesve të mi, u them se do jem në kontakt me ta për të rejat e mia në vazhdim. Ju përqafoj, ju dua dhe ju uroj shumë bekime!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.