Mimi Kodheli:Shyqyr që po na bien zjarre!

Intervista - - HUMOR -

fusin me vrap. -E përse kështu? -Ju është bërë instikt, meqë s’po bëjnë stërvitje fare. Mbetën duke shuajtur zjarret. Mbetën me lopatë në brez. Më shumë mbajnë lopatën, se pistoletën. Po shyqyr thuaj, se me këtë rast kursejmë ndonjë lekë. -Si kurseni?! -E, ore, kursejmë. Do “kishim lënë leshtë” me stërvitje. Do kishim harxhuar Kushedi sa graso, gjithashtu. Stërvitja kërkon harxhime, Kaso. Nuk i kemi kapacitetet e plota akoma, për to. -Po thoni që... -Po, pra, po them që shyqyr që ushtarakët po i stërvisim në zjarre. E di ti sa kushton një predhë për shembull?

-Ku ta di unë mavriu, se mos jam marrë ndonjëherë me to. -E, nga ta dish në fakt. 1500$ kushton. -Kaq shumë?! se ç’u pa pastaj. Apo të shkoj prapë në Itali emigrante unë?

-U larg qoftë shoqja Ministre. Ku shkohet emigrante në ketë moshë. Ku e -Nuk je aq aguridhe sa mendon ti Kaso. Disa gjera i kupton mjaft mirë. E lamë te zjarret, pra. Shyqyr që bien, se stërvisim Forcat tona të Armatosura me lopatë. -Si me lopatë? -Të armatosura me lopata, pra. Se lopatë kanë kur shkojnë e shuajnë zjarret. -Po ndonjë mjet tjetër nuk ju jepni? -Çfarë t’ju japim Kaso, më thuaj! Është bërë keq gjendja. Ne as helikopter nuk kemi. E mban mend që edhe nga Mali i Zi, na erdhi Kryeministri me helikopter ditën, se s’kemi të tillë që të udhëtojë natën. Eh. Sali Gërdeci, që e le ushtrinë... -E la vërtet, nuk e mohoj. Ama edhe ju keni 4 vite që e keni. Mund të bënit ndonjë... kambalet. Sa blej ato, prishen. Na duhet të blejmë të tjera. Nuk e di, por na dalin te gjitha blerjet, cilësi e dobët. Fishekë s’kemi fare për shembull. Ato që ishin, i shiti ca Pandi, ca Mediu, e ca Beni. Po shyqyr që kemi zjarret. -Si shyqyr?! Apo s’mban mend ti...

-Nga të mbaj mend me këtë temperaturë, shoëja Ministre.

-Falë zjarreve kemi bërë të mundur që ushtarakët tanë të jenë në gadishmëri të kënaqshme luftarake. Veç t’i shikosh si jane në vrap, për shembull.

-Po, po i pashe si u larguan kur thatë “zjarr”

-Le që ju u patë vetë, po pra, se tani u kujtova. Ishallah vazhdojnë edhe ca ditë...

-Mora vesh që keni harxhuar qindra milionë lekë për shuarjen e tyre, duke marrë me qera mjete nga privatët. Nuk mund të blinit mjete, e t’i kishit...?

-Me ç’para t’i blinim pra?! Ti e di nuk e kishim timonin e qeverisë vetë. Na pengonte Meta, që të blinim.

-Po tani që timonin e keni ju, a do blini?

-Ku di unë ç’do bëjnë tani, o Kaso. Unë e kam mendjen të iki nga ky kolltuk. -Ku do shkoni? -Zëvendëskryeministre ore, s’di gjë ti?

-Ouuu, po ky qenka lajm i thënë ekskluzivisht për mua. Faleminderit për intervistën dhe urime për kolltukun e ri, shoqja Kodheli!

-Falemimderit Kaso, që je kaq me edukatë. E kush më tepër se unë e meriton ate kolltuk?

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.