Kushi mohohet nga familja e saj

Intervista - - TELENOVELA -

Arnavi refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të familjarëve të tij dhe mbyllet në dhomën e tij. Ai e urdhëron Kushin të qëndrojë gjashtë muaj në shtëpinë e tij si gruaja e tij. Manorama fyen familjen e Gupta për veprimet e Kushit. Nani dhe Anxhali gjithashtu e qortojnë atë që ka luajtur me shenjtërinjë e martesës. Ndërkohë Kushi kujton martesën e tyre vetëm në tempull, një imazh që është shumë larg nga ai që kishte ëndërruar ajo. Familja e vet e bën hasha Kushin dhe i thotë se ajo ka vdekur për ta. Madhumati e qorton Kushin që e shpërblen të mirën me poështërim. Pajali gjithashtu e mohon atë që ka poshtëruar familjen e tyre dhe refuzon të japë një arësye për veprimet e saj. Familja Raizada është e dëshpëruar pas ceremonisë së martesës. Kushi i thotë Arnavit se ai e ka kthyer atë përsëri në jetime duke e detyruar të martohet me të. Ajo e pyet atë pse u martua me të, por Arnavi refuzon t’i përgjigjet pyetjeve të saj. Arnavi e parlajmëron Shamin të mos i afrohet Kushit sepse ajo tani është gruaja e tij.

Pajali u jep ëmbëlsirën e puxhas të gjithëve, përveç Kushit. ë dyjave me sarkazëm. Shami përballet me Kushin që e tradhëtoi atë duke u martuar me Arnavin. Nani sëmuret dhe Anxhalia ia hedh fajin Arnavit për këtë. Nani refuzon të ë me Kushin. Arnavi kërcënon se do të largohet nga shtëpia bashkë me Kushin nëse familja e tij nuk e pranon martesën e tyre. Nani refuzon ushqimin e përgatitur nga Kushi. Anxhalia dhe Nani vendosin të mos e falin Arnavin që ka poshtëruar familjen e tyre.

Anxhali bën një mbledhje të gjithë familjes dhe deklaron se Kushi nuk do të pranohet si nuse e shtëpisë Raizada derisa të kryhen të gjitha ritualet sipas zakonit. Ajo i jep Kushit fustanin e nuses dhe bizhuteritë dhe e mëson atë të bëhet gati. Kushit i kujtohen ëndërrat e saj për martesën, pastaj kujton realitetin në të cilin ndodhet dhe qan. Anxhalia mikpret Arnavin dhe Kushin, ndërkohë që Manorama dhe Shami turfullojnë nga zemërimi. Arnavi është i detyruar ta mbajë në krahë Kushin në shtëpi. Kushit i ngec vëthi në xhaketën e tij.

Anxhalia i përgatit dhomën martesore çiftit, duke e zbuluaruar atë, ndërkohë që Shami rri gjithë inat. Ajo e çon Kushin në dhomën e Arnavit dhe e vë në krevat. Arnavi dhe Shami shihet sy në sy gati për t’u përballur. Arnavi më pas e instrukton Kushin që të duket e lumtur para familjes së tij, por ndërkohë ë dhomës për të fjetur. Ai i thotë Kushit se ajo nuk është asgjë për të. Natën ai sheh Kushin që dridhet nga të ftohtit dhe i hedh një batanije, me kokën e mbështetur në cepin e pishinës. Në mëngjes Anxhalia vjen në dhomën e tyre dhe i jep Kushit një sari. Ajo e çon Kushin në kuzhinë, por Manorama e kundërshton. Megjithatë Nani e lejon atë të gatuajë. Kushi përpiqet të ë me të motrën, por edhe ajo i mban qëndrim. Kushi djeg dorën me vaj duke gatuar.

E ëma i telefonon Pajalit, por ia mbyll telefonin Kushit. Ajo përballet me Arnavin për fatkeqësitë që po kalon për shkak të tij. Ai i thotë se e urren, por ndërkohë ndjehet i trishtuar kur e sheh se ajo injorohet nga familja e saj dhe fyhet nga Manorama. Kjo e fundit sheh jorganin dhe jastëkun e Kushit jashtë dhomës së tyre. Kushi ankohet tek perëndesha për jetën e saj. Ndërkohë Nani e lë Kushin të jetë pjesë e funksioneve të familjes, megjithë kundërshtimin e Manoramës. Më vonë, Kushi i kërkon Arnavit t’i thotë asaj të vërtetën.

Kushit i griset fustani dhe vesh këmishën e Arnavit, që edhe atë e gris pa dashur. Ndërkohë Arnavi gjen Manoramën që i përgjon dhe pretendon se po bën romancë me të. Kushi habitet me ndryshimin e papritur të sjelljes së tij, por sapo largohet Manorama, ai rikthehet Arnavi i zakonshëm, i vrazhdë dhe i ashpër. Të ë të ë zbresin nga shkallët njëra pas tjetrës. Më vonë Arnavi shan të ftuarit që bëjnë thashetheme për të dhe Kushin.

Kushi përpiqet ta bëjë të qeshë Pajalin, por pa rezultat. Pastaj ajo përpiqet të gjejë ngushëllim tek dhia e Nanit, Lakshmi. Më vonë, Madhumati vjen në shtëpinë Raizada për të ftuar Pajalin për të bërë ritualet, por injoron Kushin. Anxhalia i kërkon Arnavit të lëtë Kushin në shtëpinë e Madhumatit për të bërë ritualin. Ai e lë afër shtëpisë dhe ikën. Kushi futet në shtëpi dhe u kërkon falje të gjithë jashtë shtëpisë. Kushi shkon të gjejë strehim në tempull. Ndërkohë, Pajali i telefonon Arnavit për ta pyetur për Kushin. Arnavi e kupton se Kushi është zhdukur dhe del ta kërkojë. Ai i telefonon asaj dhe dëgjon tingujt e këmbanave të tempullit në telefon. Arnavi e gjen Kushin në tempull dhe e merr me vete.

Arnavi e sjell me forcë Kushin në shtëpi dhe e paralajmëron të mos dalë nga shtëpia pa informuar atë. Ndërkohë, Akashi i thotë Anxhalias se Kushi nuk u lejua të bënte ritualin në shtëpinë e saj. Më vonë, Arnavi përballet me Kushin duke i thënë se ajo po e lëndon. Duke dëgjuar këtë, Kushi vendos të mësojë të vërtetën nga Arnavi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.