Salvadori vdes

Intervista - - TELENOVELA -

Kristobal akuzon të ëmën për vrasjen e Klementes dhe i thotë se nuk do t’ia ruajë më sekretet. Blanka me vëllëzërit dhe Salvadorin largohen nga qyteti. Adriano i kërkon ndihmë Letisias për të provuar që Rakela vrau të shoqin. Rafaeli i ofron ndihmën e tij Marianës. Adriano takohet me 3 djemtë e Rakelës dhe në prani të saj u thotë se njëri nga ata të tre është djali i tij dhe i Valentinës. Ai u kërkon të bëjnë një analizë ADN-je.

Ramoni përpiqet të afrohet me Katalinën. Adriano i thotë Melanias që e bija është në burg për një krim që nuk ka kryer. Kristobali përballet me të ëmën dhe e pyet nëse është ai djali i Adrianos. Më - tinën. Ndërkohë Rakela i pohon se është pikërisht ai djali i Valentinës dhe ai i thotë se ajo ka humbur aleatin e saj më të mirë. Ai ia thotë këtë Eduardos, më pas edhe Adrianos. Kristobali i kërkon këtij të fundit të bëjë paqë me Rakelën.

Melania takon Letisian në burg, por ajo e pret ftohtë. Hugo humbur gjurmët e Blankës dhe i kërkon Marianës ta gjejë dhe ta vrasë. Ajo i thotë të përdorë Rafaelin për këtë. Salvadori i kërkon Blankës të martohet me të, por ajo i kërkon kohë. Adriano dhe Kristobal bëjnë analizën e ADNsë. Mariana i thotë Rafaelit se do atit se ka folur me Hugon dhe se Blanka do martohet me Salvadorin dhe këtë e dëgjon Rakela. Rezultatet e ADN-së tregojnë se Kristobali është djali i Adrianos.

Kalojnë dy muaj. Kristobali gjen një video ku del se Mariana ka vrarë Ivanin dhe ia tregon këtë Rafaelit. Ky ia thotë këtë Adrianos. Të dy bashkë shkojnë tek Mariana dhe i thonë se Rakela do ta përdorë atë të heqë qafe Blankën dhe më pas edhe atë vetë. Hugo i tregon Blankës se ka folur ndjehet mirë. Kristobali i kërkon Adrianos të investojë në ndërmarrjen Altamira. Afrohet dasma e Karinës dhe Horhes dhe ky i fundit po bëhet gati të hapë ekspozitën e tij. Rakela gjen në telefonin e So - tu gjen vendndodhjen e Blankës. Ajo dërgon vrasësit e saj të heqin qafe Blankën dhe familjen e saj. Ata lyejnë me benzinë shtëpinë e tyre dhe i vënë zjarrin, ndërkohë që Blanka është në farmaci për të blerë një test shtatzanie. Ajo merr një telefonatë nga Adriano që i tregon për rrezikun që u kanoset. Ajo vrapon në shtëpi dhe përpiqet të futet brenda për të shpëtuar vëllezërit, po nuk e lë Salvadori. me makinë, ndërkohë që aty vjen policia. Rrugës, Salvadorit vdes nga djegiet e pësuara dhe Blanka e lë afër spitalit.

Adriano dhe Rafaeli shkojnë të takojnë Marianën, por ajo nuk është në shtëpi. Adriano i telefonon policisë për të marrë vesh më shumë për Blankën. Rakela gjen Melanian duke kontrolluar dokumentet e saj. Adriano dhe Rafaeli shkojnë tek shtëpia e djegur e Blankës. Rafaeli qan tek varri i Memos, ndërsa Blanka lutet në kishë. Kristobali i kërkon të ëmës që t’ia kthejnë paratë Adrianos në formë aksionesh, por ajo refuzon. Adriano vjen në shtëpinë Altamira dhe akuzon Rakelën në sy të të bijve se ka vrarë Salvadorin, Blankën dhe familjen e saj. Rafaeli ia thotë këtë Karinës dhe Titës. Melania i jep Adrianos disa letra të burrit të Rakelës.

Eduardo dhe Adriano shkojnë në polici për të pyetur për Blankën dhe ata i thonë se këtë mund ta ketë Mariana, pasi ajo ka vrarë edhe Ivanin. Blankës i në një manastir. Mariana i telefonon Eduardos për t’i kërkuar ndihmë, por ai e akuzon për vrasjen e trishtuar për Hugon. Ajo i thotë të atit se Mariana e kishte pyetur për Hugon. Karina përballet me Rakelën për vrasjen e Gerrerove. Rakela i tregon videon me Rafaelin që varros Ivanin dhe i kërkon të ndahet nga Horhe. Rakela i thotë - rot. Blanka i telefonon Eduardos, telefonon Mariana.

Ramoni pajtohet me Katalinën. Karina anullon dasmën me Horhen. Komisari i thotë Eduardos se mbase telefonatën e ka bërë Blanka. Ai i kërkon ndihmë që askush të mos marrë vesh vendndodhjen e saj, sepse jeta e saj është në rrezik. Mariana i telefonon Kristobalit dhe i kërkon ndihmë të takojë të bijën. Ai ia thotë këtë Rakelës dhe ajo i sugjeron të tradhëtojë Marianën. Ai bashkëpunon me policinë për këtë. Adriano i kërkon Rakelës të marrë në shtëpinë e tij Valentinën në shkëmbim të parave të tij.

- kohë merr një mesazh nga Hugo dhe ia thotë këtë Melanias. Murgeshat i tregojnë Blankës foton e saj në gazetë dhe i japin një veshje murgeshash. Ato i thonë se duan ta ndihmojnë. Ndërkohë aty vjen Mariana dhe i thotë asaj se Hugo dhe Simona janë gjallë dhe se ishte ajo që i shpëtoi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.