A dinë adoleshentët të kujdesen për trupin e tyre?

Intervista - - TEST SHËNDETI -

1. Tek adoleshentët, era e keqe e gojës shkaktohet zakonisht nga: a. Infeksioni i sinueseve b. Bakteriet e gojës c. Ushqimet që mbajnë erë d. Sëmundjet e mishrave të dhëmbëve

2. Cila nga gjërat e mëposhtme mund të ndihmojë me erën e keqe të gojës: a. Selinoja b. Karrota c. Çamçakëzi pa sheqer d. Të gjitha më sipër 3. Rruarja i bën qimet të rriten më shpejt dhe më të trasha: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 4. Për të bërë një rruajtje më të mirë, më në rrënjë të qimes dhe më të lëmuar, duhet të rruhesh: a. Natën b. Me një brisk elektrik c. Në atë drejtim që rriten qimet d. Në drejtim të kundërt të rritjes së qimeve

5. Larja përditë ëve shampo mund të ndihmojë:

a. Në parandalimin e tharjes së ëve

b. Mbrojë ët nga dëmtimi i diellit c. Parandalojë aknen në fytyrë d. Asnjë nga më sipër 6. Cila nga thëniet e mëposhtme është e vërtetë për aknen?

a. Çokollata mund të shkaktojë aknen

b. Rrezet e diellit ndihmojnë në pakësimin e aknes

c. Peroksidi i benzolit është një ër aknen d. Të gjitha më sipër 7. Nuk duhet t’i shtrydhni puçrrat me qelb me gishta, por dermatologët thonë se mund t’i çponi me një gjilpërë të sterilizuar. a. E vërtëtë b. Gënjeshtër 8. Cila nga metodat e mëposhtme është më ër të parandaluar erën e keqe të trupit:

a. Përdorimi i përditshëm i deodorantit

b. përdorimi i përditshëm i anti- me djersës

c. Përdorimi i përditshëm i kolonjës

d. Larja e përditshme në dush apo vaskë

9. Trupi i njerëzve pas pubertetit mban më shumë erë, pasi djersitet më shumë:

a. E vërtëtë b. Gënjeshtër 10. Cila nga metodat e mëposhtme mund të ndihmojë në parandalimin e mykut në zonën gjenitale: a. Larja e përditshme b. Veshja e rrobave të lirshme c. Veshja e shapkave në zonat e larjes publike d. Të gjitha më sipër 11. Mund të sëmuresh nga zbokthi nëse përdor krehrin e dikujt tjetër: a. E vërtëtë b. Gënjeshtër 12. Cilat nga metodat e mëposhtme mund të ndihmojë që të ët e shëndetshëm: a. Prerja e rregullt b. Krehja e shpeshtë c. Tharja me tharëse në vend të tharjes me peshqir d. Asnjë nga më sipër 13. Cila është arësyeja më e shpeshtë e futjes së thonjve në mish: a. Prerja jo e duhur e tyre b. Këpucët e shtrënguara c. Dëmtimet d. Asnjë nga këto 14. Për të parandaluar akenen, dermatologët rekomandojnë një eksfoljim të përditshëm me një produkt që ka kokrriza të vogla: a. E vërtetë b. Gënjeshtër 15. Cili nga problemet e mëposhtme përkeqësohet nga stresi: a. Ekzema b. Akne c. Zbokthi d. Të gjitha së bashku PËRGJIGJET 1. Përgjigjja e saktë është b-ja Lajmi i mirë për adoleshentët, të cilëve u mban erë goja: Zakonisht ajo shkaktohet nga bakteriet në gojën tuaj. Nuk duket si lajm i mirë? Është i tillë, sepse kjo do të thotë se ju mund të bëni disa hapa të thjeshtë për të mos ju mbajtur erë goja. Lajini dhëmbët dy herë në ditë, me nga 2 minuta secilën herë. Përdorini ër të hequr mbeturinat e ushqimeve që ngecin mes dhëmbëve dhe bëhen vatër zhvillimi bakteriesh. Gjithashtu lani edhe gjuhën për të hequr bakteriet që grumbullohen aty. Ju mund të përdorni solucion shpëlarës antiseptik. Nëse asnjë nga këto nuk funksionon, era e keqe e gojës mund të shkaktohet nga diçka tjetër dhe jo nga bakteriet. Shkoni tek doktori për të përjashtuar problemet mjekësore. 2. Përgjigjja e saktë është d-ja Proçesi i përtypjes mund të ndihmojë në stimulimin e prodhimit të pështymës, që e mban gojën më të pastër. Përtypja e çamçakëzit ndihmon në stimulimin e pështymës, ndërkohë që përtypja e selinosë, karrotave apo perimeve të tjera të forta mund të ndihmojë në largimin nga dhëmbët të mbeturinave ushqimore, si edhe të stimulojë gjendrat e pështymës. 3. Përgjigjja e saktë është b-ja Rruarja nuk ka asnjë efekt në rritjen e qimeve dhe nuk e bën qimen të rritet më e trashë. Megjithatë, nganjëherë e bën të duket më e trashë sepse rruarja pret majën e ë pjesën e trungut që është më e trashë. Kjo e bën qimen të duket më e trashë dhe të bjerë më shumë në sy. 4. Përgjigjja e saktë është c-ja Rruhuni në drejtimin që rriten qimet për të evituar irritimin dhe për të pasur një rruajtje më në rrënjë të qimes dhe më të lëmuar. Këshilla të tjera: Lageni fytyrën me ujë të ngrohtë ose të vakët para se të rruheni, ose rruhuni pasi keni dalë nga dushi. Rruani në ët më të buta dhe më pas përqëndrohuni tek ato më të vështira, si buza e sipërme, mjekra dhe qafa dhe përdorni xhel rroje. 5. Përgjigjja e saktë është c-ja ëve është i rëndësishëm pë ët, por mund të përbëjë problem për lëkurën. Larja përditë ëve mund të reduktojë mundësinë që ëve të kalojë në fytyrë, ku mund të mbyllë poret dhe të shtojë mundësinë e aknes. 6. Përgjigjja e saktë është c-ja Peroksidi i benzolit, një nga ilaçet më të zakonshme që shitet në farmaci pa recetë për aknen, është shpesh shumë ërbërës të tjerë që gjenden në ilaçet pa recetë janë acidi salicilik, acidi alfa-hidroksid, resorcinoli dhe sulfuri. Nëse asnjë nga këto nuk funksio- non, atëherë duhet të kërkoni ndihmën e dermatologut. Çokollata dhe ushqimet me yndyrë nuk e shkaktojnë aknen dhe drita e diellit nuk e shëron atë. 7. Përgjigjja e saktë është b-ja Trajtime të tilla në shtëpi nuk janë të rekomanduara për puçrrat me qelb. Shtrydhja, pickimi, ose çpimi i tyre rrezikon ta shtyjë infeksionin më thellë në lëkurë, gjë që mund të shkaktojë një problem më të madh, një infeksion më serioz, një shenjë të përhershme ose çngjyrim të lëkurës. Bëni vetëm mjekimet e këshilluara ose shkoni tek dermatologu. 8. Përgjigjja e saktë është d-ja Mënyra më e mirë për të parandaluar erën e keqe të trupit është të lahesh çdo ditë për të larguar bakteriet që janë burimi i çdo ere të keqe. Antidjersa mund të ndihmojë në pakësimin e kësaj duke bllokuar apo tharë djersën dhe deodorantet dhe kolonjat mund të ndihmojnë në mbulimin e erës së trupit me një erë tjetër, por larja e përditshme është e pazëvendësueshme. 9. Përgjigjja e saktë është a-ja Shtimi i prodhimit të hormoneve në pubertet stimulon gjendrat e djersës të prodhojnë më shumë djersë. Për shkak të kësaj, lëkura tërheq më shumë bakterie që shkaktojnë erën e trupit. 10. Përgjigjja e saktë është d-ja Myku në zonën gjenitale shkaktohet nga një lloj myku, që quhet tinea dhe që zhvillohet në mjediset e pista dhe të lagështa. Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur prej tij është të laheni rregullisht dhe më pas të thaheni mirë. Veshja e rrobave të lirshme gjithashtu ndihmon, sepse kështu lagështira nuk qëndron mes veshjes dhe lëkurës. Tinea është i njëjti myk që shkakton edhe mykun në këmbë ( i quajtur edhe këmba e atletit). Këto të dyja shpesh shoqërohen me njëra-tjetrën dhe me mykun e thonjve. Çdo masë që merrni për të evituar këmbën e atletit, si veshja e sandaleve në zonat e larjes publike ku myku mund të jetë lënë nga dikush tjetër, gjithashtu ndihmon për parandalimin e mykut të zonës gjenitale. 11. Përgjigjja e saktë është b-ja Nuk mund të “marrësh” zbokthin duke përdorur të njëjtin krehër. Zbokthi është një term që i referohet petëzave të lëkurës që dalin nga lëkura e kokës. Shkaqet e tij mund të jenë të shumta, por asnjë nuk është ngjitës. Tek adoleshentët shpesh ndodh për shkak të një problemi të lëkurës të quajtur seborrheic dermatitis, ose seborrea. Shumica e zboktheve trajtohen me shampot kundër zbokthit, rastet më serioze trajtohen me ilaçe. 12. Përgjigjja e saktë është a-ja ëve kanë tendencë të dëmtohen dhe të ndahen, që - ja me tharëse ose krehja shumë e shpeshtë mund ta shkaktojë këtë dëmtim, por prerja e rregullt e ë ët majat e dëmtuara dhe i bë ët të duken më të shëndetshëm. 13. Përgjigjja e saktë është a-ja Futja e thonjve të këmbëve në mish mund të shkaktohet nga këpucët e ngushta, ose dëmtimet e gishtit të madh, por më shumë shkaktohet nga prerja jo e duhur e tyre, kur thoi është prerë shumë afër mishit. Kjo bën lëkurën të mbulojë thoin dhe, kur ky rritet, rritet në lëkurë. Për të evituar këtë problem, mos i prisni thonjtë deri në rrëzë dhe pritini në vijë të drejtë më mirë se sa me cepa të rrumbullakosur. Kjo redukton mundësinë e futjes së thonjve në mish.

14. Përgjigjja e saktë është b-ja

Dermatologët i këshillojnë pacientët që kanë akne të jenë të kujdesshëm me produktet që mund të irritojnë lëkurën, si ekfoljue ëm. Në vend të kësaj, thjesht lajeni fytyrën dy herë në ditë me ujë e sapun, ose përdorni një produkt që ka një përbërës për të trajtuar aknen, si peroksidi i benzoilit ose acidi salicilik.

15. Përgjigjja e saktë d-ja

Stresi mund të jetë armiku i pamjes suaj të jashtme në shumë mënyra. Është vërtetuar se ai mund të acarojë zbokthin dhe ekzemën, një problem i zakonshëm i lëkurës, që shkakton - gjithëse stresi nuk e “shkakton” aknen, ai mund ta përkeqësojë atë. Në përgjithësi, stresi ndikon negativisht në pamjen e jashtme. Kur je adoleshent ke plot strese dhe shumë strese të presin edhe në të ardhmen. Nëse mëson teknikat e reduktimit të stresit që tani, jo vetëm do të ndjehesh më mirë, por edhe do të dukesh më mirë. është

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.