ërgjigje për pjellorinë

Intervista - - SHËNDET -

- Cilat janë vitet më pjellore për burrat dhe gratë?

- Vitet më të mira për riprodhimin tek gruaja janë nga mosha 20-29 vjeç. Gjatë kësaj kohe, një grua e shëndetshme dhe pjellore ka 26% shanse të mbesë shtatzënë brenda një muaji përpjekjesh. Në moshën 30 vjeç kjo mundësi është 20% dhe në vazhdim, pas moshës 32 vjeç, probabiliteti zbret ngadalë, por vazhdimisht. Në moshën 40 vjeçare kjo mundësi është 5%, ose sa gjysma e moshës 35 vjeç. Në moshën 50 vjeç vetëm një në 50 mijë gra mund të mbesë shtatzënë. Megjithatë, është vënë re se disa gra në moshën 30 vjeç kanë moshë biologjike prej 25 vjeçare dhe disa të tjera prej 40 vjeçare. Faktorët nga të cilët varet kjo shifër janë historiku mjekësor, niveli shëndetsor aktual, trashëgimia, mënyra e jetesës dje “cilësia” e çdo organizmi. Ka gra që arrijunë të mbeten shtatzënë në moshën 44-45 vjeçare, për shkak të shëndetit të tyre të mirë.

Ndërkohë edhe tek burrat ekziston një lloj ndryshimi me kalimin e moshës. Edhe pjelloria e tyre pakësohet, por nuk paraqet ato ndryshimet drastike që vihen re tek gratë dhe teorikisht nuk humbet kurrë. Vihet re një pakësim i vazhdueshëm i nivelit të testosteronit që pas moshës 45 vjeç. Burrat humbasin çdo vit 2% të dinamikës së spermatozoideve. Kjo do të thotë se pakësohet jo vetëm nu- mri i spermatozoideve, por edhe lëvizshmëria e tyre. Si përfundim, mund të themi se burri përbën një “makinë” prodhimi spermatozoideve, në ndryshim nga gruaja, e cila lind me një sasi vezësh që do t’i ketë gjithë jetën e saj dhe nga cilat afro 400-500 do të piqen që të kenë mundësi të pllenohen. Në fund, duhet të theksohet se pakësimi i pjellorisë nga mosha ndikon edhe në suksesin e metodave të pllenimit të asistuar, sepse ka lidhje të drejtpërdrejtë me të.

- Çfarë ndikon në humbjen e pjellorisë tek gruaja?

- Ka shumë faktorë që mund të ndikojnë negativisht në pjellorinë e gruas. Këto janë:

a. Çrregullimet hormonale (sindroma e vezoreve polikistike, menopauza e parakohshme, ovulimi i çrregullt

b. zënia e tubave të Fallopit, zakonisht pas infeksioneve dhe c. endimetrioza. d. sëmundje të mitrë - ma, adenomioza, ose çrregullime anatomike)

e. një mjedis jomikpritës i qafës së mitrës (mukoza e mitrës nuk lejon kalimin e spermatozoideve).

f. vonesë e mbetjes shtatzënë (mosha e madhe e gruas).

g. anomalitë gjenetike-kromozomike.

h. shkaqe imunologjike (ekzistenca e antitrupave të ndryshëm “armiqsorë” ndaj embrionit në trupin e gruas)

i. shkaqe që kanë lidhje me mënyrën e jetesës (ankth, pirje duhani, alkooli)

- Çfarë e shton pjellorinë e gruas? a. pesha e duhur e gruas b. mbajtja e një mënyre të shëndetshme të të ushqyerit

c. marrja e substancave antioksiduese dhe kripërave minerale nëpërmjet ushqimit d. hidratimi f. shmangia e mbipeshës, duhanpirjes, alkoolit, drogës dhe përdorimit të tepruar të ilaçeve.

- Si mund ta zgjasim pjellorinë?

- Ngrirja e vezëve dhe embrioneve është e vetmja mënyrë për të zgjatur pjellorinë e një gruaje për shumë vjet. Sa më herët të ngrijnë vezët, aq më të mëdha janë shanset për të mbetur shtatzënë, ndërkohë që kontrollet para përdorimit të tyre do të sigurojnë bebe të shëndetshme. Aftësia riprodhuese e gruas varet nga mosha biologjike e vezoreve të saj, domethënë nga funksionaliteti dhe numri i vezëve të ngelura, që përbën një karakteristikë personale e çdo gruaje dhe zbulohet duke matur nivelin e hormonit antimielin (AMH).

Metoda e qelqëzimit krijon mundësinë e ruajtjeve të vezëve dhe embrioneve deri në 5 vjet me mundësinë për t’u ruajtur edhe 5 vjet të tjerë (10 vjet në total). Kjo metodë përdorët tek gratë që:

a. dëshirojnë ta shtyjnë shtatzaninë për shkak të karrierës, studimeve, apo mungesës së partnerit të duhur, pa humbur pjellorinë e tyre.

b. kanë ndonjë lloj kanceri dhe duan t’i ruajnë vezët e shëndetshme para se t’i nënshtrohen kimioterapisë, ose radioterapisë.

c. dëshirojnë t’i ngrijnë vezët që kanë ngelur nga një cikël fekondimi në vitro që të sigurojnë një shtatzani të ardhshme, të suksesshme. - Çfarë e vret spermën? - Në 40-50% të çifteve që kanë probleme me pjellorinë shkaktar është burri. Në mjaft raste sëmundjet që shkaktojnë mungesë pjellorie tek burrat nuk paraqesin simptoma dhe kështu zbulohen vetëm pas një përpjekje të pafrytshme të çiftit për të mbetur shtatzënë. Rreziqet kryesore për pjellorinë e burrave janë:

Obeziteti, duhanpirja dhe përdorimi i drogave, ushqyerja e keqe, përdorimi i suplementeve ushqimore me një prejardhje të panjohur ose i hormoneve, shtimi i temperaturës së testeve, infeksionet (e prostatës), dëmtimet e organeve gjenitale (përdredhje), varikoçela dhe mosha.

- Çfarë analizash duhet të bëjë një çift që nuk mund të bëjë fëmijë?

- Gruaja duhet të bëjë këto analiza: Kontroll i plotë gjinekologjik, eko e mitrës dhe vezoreve, analizat hormonale (FSH, LH, E2, PRL, TSH, AML), kontrolli i tubave, laparoskopi, histeroskopi dhe analizë biologjike e mukozës vaginale.

Burri duhet të bëjë: Spermogramën dhe mbjelljen e spermës, kontrollin andrologjik, analizat hormonale, kariotipin e gjakut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.