Lidhja mes orgazmës femërore dhe tradhëtisë së burrave

Intervista - - SEKS -

Orgazma femërore është diçka e ndërlikuar dhe një temë subjektive, sepse çdo grua ka kriteret e saj për të arritur kënaqësinë seksuale. Kjo orgazmë, si ajo reale, edhe ajo e shtirur, është bërë një subjekt që ka tërhequr shumë komunitetin shkencor. Tani, studiuesit zbulojnë se një nga arësyet kryesore që gratë shtiren sikur kanë arritur orgazmën është që të mbrohen nga rrëshqitjet erotike të partnerëve të tyre. Studiuesit e universitetit të Koolumbias, të Nju Jorkut, mbrojnë tezën se, sa më shpesh të shtiret një grua sikur ka arritur një orgazmë, aq më e mundshme është që ajo të mbajë gjallë lidhjen e saj.

Në studim morën pjesë afro 450 gra të moshës 18-46 vjeç. Më shumë se gjysma (53.9%) deklaruan se ishin shtirur se kishin arritur orgazmën. Studiuesit mendojnë se “gratë që kanë frikë se partneri do t’i tradhëtojë, kanë më shumë gjasa të bëjnë sikur e kanë arritur orgazmën”. Paralelisht ata zbuluan se gratë që shtiren janë edhe ato më dyshueset ndaj partnerit të tyre. Studimi i ri publikohet në revistën e njohur shkencore “Arkivat e Sjelljes Seksuale”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.