Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

-Të jesh mashkull ndëshkim. Genta

- 90% është ndëshkim se do përballet me këtë botë të ndyrë. 10% është privilegj. Mund të ketë sukses dhe fat në jetë. Ilir

-Të lindësh njeri i mirë është ndëshkim sepse bota është mashtrim i gjallë. Adi është

-Tani një gjë nuk kuptoj unë, pse na akuzojnë ne femrave që futim shejtanin në shishe? Çfarë bëjmë ne? Ne të shkretat urtë e butë gjithmonë.

-Po dhe shejtanin urtë e butë e keni futur. Arlinda

-Ku e keni shishen se s’ju kam parë kurrë me shishe në dorë. Miri

-Kush e ka thënë ju ka rrejt ka dashur t’iu bë Leo

-Provoje t’ua prekësh interesin të urtave pa të shikosh. Rajan

ë e butë, pastaj ku e ku me gjet dikë tjetër me ja fut. Ariel

-Ka nga ata meshkuj që ja fusin femrës me gjithë shishe, mos u mburrni kot është me individ, ka dhe femra dhe meshkuj të zgjuar. Merita

-Po moj po ne të urta jemi ë gjumë. Ne mirë që futëm shejtanin në shishe por si vumë tapen shishes . Entela

-Thjesht e ka bërë shejtanin të jetë i urtë. Katerina

-Ashtu thonë por harruan e nuk i vunë tapën. Eldi

-Po, e fusin në shishe por thonë që tapën e vendosi prapë mashkulli. Elsa

-Futja e shejtanit në shishe ka kuptimin që femrat janë dinake. Mashkullit Zoti i ka dhënë fuqinë dhe femrave dinakërinë. Ilir

-Këtej me të buta andej me të future, ju femrat keni 1 milion fytyra. Armando

-Çfarë mendoni për njerëzit thashethemexhinj, për njerëzit që hiqen si të mirë por mundohen të bëjnë keq sidomos duke u marr me thashetheme, domethënë për ata që jane ujqër por me lëkurë qingji a ju del fytyra e vërtetë apo dinë të humbin gjurmët mirë?

-Për këtë kategori njerëzish nuk duhet menduar fare! Le të

-Unë them që këta njerëz kanë 1000 probleme. Emiljana

-Me thënë të drejtën as që më bën përshtypje fare se ça mendojnë apo thonë të tjerët, sicili të shohi halen e vetë. Aurora

-Janë kategoria më e keqe që ekziston, hiqen si njerëz të mirë, të sjellshëm dhe në fund janë ata që ta bëjnë gropën. Të tillë njerëz duhen mbajtur larg vetes se të shkatërrojnë. Joana

-Me këtë kategori njerëzish vetëm një gjë duhet bërë, ti shumëzosh me zero. Elena

-Njerëz parazitë që s’kanë me çfarë të mbushin kohën e tyre. Elona

-Kur jam mirë vetë dhe familja ime është mirë të tjerët s’kanë rëndësi, një përshëndetje si të jetë vakti dhe kaq. Ediola

- Po kur je bosh në shpirt dhe injorant/e me thashetheme do merresh. Mjafton të kem njerëzit e zemrës mirë pa për të tjerat s’më bëhet vonë. Blerina

-Herët apo vonë e vërteta del. Për këto lloj njerëzish të vjen gjynah se të merresh me të tilla gjëra do të thotë që ke një jetë koti, e rri sheh jetën e tjetrit me zili pasi ndihesh inferior. Verona

-Unë mendoj se janë specie e neveritshme. Ndihen inferiorë në jetë dhe merren me të tjerët. Thjesht ndjej neveri për to. Paulin

-Ujku shkoi u lye me miell për të humbur gjurmët por nuk ia doli, e njëjta është edhe me këtë kategori njerëzish. Sado të bëhen qingja do shkojnë prapë nën lëkurën e ujkut. Xhesi

-Unë mendoj që sa më larg tyre të rrish aq më mirë, ujku qimen e ndërron por zakonin se harron. Narta

-Thashethemaxhinjtë janë njerëzit më të ndyrë. Kush përgojon tjetrin dhe i arsimuar të jetë tregon veten që është ndyrësirë. Ilir

-Mendimi im për këta njerëz është se ata janë të dobët dhe shpirtvegjël e mësimi më i mirë që mund tu japësh është shpër Yllka

-Janë nepërka me 7 koka, janë bërë keq dhe burrat duke u marr me llafe. Këto për mendimin tim janë kategoria zero. Blero

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.