Pyetje për instruktorin Më është varur lëkura nga dieta. Si të veproj?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

XHIHADISTËT Përshëndetje, jam një vajzë 15 vjeçe. Kam parë në ëndërr sikur në shtëpinë time kishin ardhur xhihadistë të veshur me të zeza dhe fytyrat nuk i’u dukeshin. Ata në kohën që unë u përpoqa t’ia mbathja për të hyrë në shtëpin time ata më panë dhe dhe më qëlluan disa plumba të cilët i ndjeva pak. Çfarë do të thotë kjo ëndërr?

Në një moshë të tillë adoleshentët ndikohen ndjeshëm sepse janë në një moshë të ndryshimit. Lajmet që mund të dëgjojmë gjatë ditës janë ato që na vijnë nëpër ëndrra. Një ë ti mund të kesh parë kohëve të fundit të ka krijuar emocione shumë të forta të cilat i tregon edhe ëndrra që ti ke parë. Ti duhet të bësh kujdes nga çdo gjë që shikon pasi dukesh që nuk mund ti përmbash dot emocionet. Të uroj gjithë të mirat e dashur. BINJAKËT Përshëndetje, jam një zonjë 35 vjeçe e martuar por ende nuk kam fëmijë. Në një ëndërr kam parë sikur kisha lindur binjakë, një vajzë dhe një djalë në krevat me mua ndërsa djali me motrën e burrit tim. Për një moment e pashë vajzën në fund të krevatit dhe u tremba duke menduar se i ishte marrë fryma ashtu e mbuluar. Më pas e vendosa vajzën në gjoks të pinte por ajo vazhdonte të ë sjell djalin dhe m’a vendos në gjoks dhe ai pinte por ishte i veshur me rroba ngjyrë rozë. Mbaj mend që isha shumë e gëzuar që isha bërë me fëmijë dhe aq më tepër me binjakë, Gjithë kohës mendoja se çfarë surprize do të ishte kjo për burrin tim. Pastaj më doli gjumi dhe isha e mërzitur. Ju lutem mund të më thoni se çfarë do të thotë kjo?

Unë uroj të të plotësohet dëshira që ëmija është pjesa më e bukur e jetës dhe duket që të mungon. Këta dy fëmijë që ti sheh në ëndërr ngulin këmbë që do të ketë një lindje por kjo lindje mund të jetë me transplant. Ky mesazh është shenjë e mirë por ëndrra tregon se ti këmbngul që jo vetëm të kesh një fëmijë por do binjakë dhe një vajzë dhe një djalë. Për sa i përket kunatës që mban djalin tënd në duar dhe ai është i veshur me rozë jep shenjën që nga kjo lindje do kesh dy vajza. Me mënyrën e ndërhyrjes mund të kesh dy vajza sepse dëshira për të patur djalë nuk mund të plotësohet tregon ëndrra. Ju duhet të qetësoheni se çdo gjë do shkoj mirë. MË THYHET DHËMBI Jam një vajzë 21 vjeçe dhe shpesh shoh në ëndërr sikur më thyhet dhëmbi sa herë që hap gojën por nuk ndjej dhimbje. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr që e shoh kaq shpesh?

Dhëmbët kanë mesazhe të ndryshme dhe varet nga momentet. Një dhëmb kur dhemb sjell probleme fatkeqësisht. Thyerje dhëmbit tregon humbjen e një personi të rëndësishëm. Duhet të pregatiteni e të tregoheni e guximshme dhe tepër e fortë sepse do haseni me një sërë problemesh. VAJZAT QË MË NDJEKIN Përshëndetje, jam një djalë 24 vjeçar dhe kam parë në ëndërr disa vajza të bukura që më ndjekin kur jam i ulur në kafe, kur jam në punë vijnë edhe më takojnë e unë i përshëndes dhe i buzëqesh kudo që janë. Unë në jetën reale jam i lidhur me një vajzë. Çfarë do të thotë kjo ëndërr?

Me sa duket ti duhet të jesh i mirë dhe të pëlqen pak vetja dhe femrat përreth të shohin, të ndjejnë dhe e din këtë. Ti do që të tërheqësh atë që do vetë dhe je një përzgjedhës shumë i mirë, e vlerëson veten dhe bën kujdes në çdo gjë. Duhet ta zgjerosh pak fushën e tërheqjes dhe kështu do bëhesh më i kompletuar. Të uroj më të mirat.

Përshëndetje Skerdi, ë uroj që të kalosh bukur këtë verë së dyti doja të tregoja hallin tim. Une jam një vajzë 26 vjeçe dhe kam qenë shumë e sh ë ndoshë të mbaja dietë për tu dobësuar dhe ë bija nga pasha edhe lëkura mu prish ë më dukej si e varur. Kjo gjë më krijon shumë problem se dukem shumë e madhe në moshë me atë lëkurë por edhe për veten time nuk më pëlqen të shikoj trupin tim ashtu. Unë doja të dija ndonjë këshill se çfarë mund të bëj ndonjë ushtrim për të sjellë trupin tim në formë? Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj.

Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëndetje, të falenderoj që lexon gazetën intervista dhe për më tepër drejtohesh tek mua për të marr një përgjigje. Përpara se të them ushtrimet që duhet të bësh do të them se çfarë ndodh me dietën e shoqë ose me pasha. Kur mban diet ë, pra humbet dhjam dhe muskul në të njëjtën kohë. Si çdo gjë në jetë edhe dieta e ka një anë negative pra humbet muskul. Shiko çfarë paradoksi ndodh, bie në peshë nga dieta por bie dhe muskuli por muskujt djegin kalorit kupton. Prandaj ndodh fenomeni që sa mbraon së mbajturi dietë ë madje akoma dhe më shumë seç ishe më përpara. Ti ke pësuar një rënie drastike në peshë dhe për këtë arsye të është varurur lëkura. Elas- ticiteti lëkurës tuaj nuk përputhet me atë rënie në peshë. Ndërsa të tek problemi jot. Pikë së pari ju duhet të ushqeheni me ushqime që rigjenerojnë lëkurën karrota, frutat e thata (yndyra që kanë përmirëson elasticitetin e lëkurës) duhet të pini shumë lëngje. Në vendet ku të janë formuar strija duhet ti lyesh me vaj bajameje. Kurse në lidhje me stërvitjen ju do i nënshtroheni një programi për rritjen e masës muskulare ku e rëndësishme është koha e punës dhe e pushimit në mënyrë për të rigjeneruar muskujt plotësisht. Hartimin e një programi ku të ketë për qëllim ato që lart përmenda. Ju do shkoni në palestër dhe do ja bëni të qartë instruktorit kërkesën tuaj dhe ai do t’ju hartoj një program të tillë. Nëse te palestra ka sauna do ju këshilloja të bëni sauna.

Edhe diçka tjetër, sa herë të bëni dush përpiquni që të alternoni uijn e nxehtë dhe të ftohtë sepse ndodh vazodilatacioni dhe vazokonstruksioni pra zgjerim dhe ngushtim i venave të gjakut.

Fiskultura e tyre bën te ushqehet më mirë lëkura. Ti je e re, me vullnet ashu siç arrite të biesh në peshë ashtu - ron. Kalofsh pushime sa më të bukura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.