Semifreddo me luleshtrydhe

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje të gjithë stafit të gazetës Intervista. Duke ju uruar një sezon të këndshëm veror do kisha dëshirë ti bëja një pyetje shef Ledios të restorantit Il Tipico. Burri dhe vajza ime janë shumë të dhënë mbas ëmbëlsirave dhe do doja një recetë që mund të ketë brenda edhe luleshtrydhe që unë mund ta gatuaj edhe vetë në kushtet e shtëpisë. Shpresoj të kem një përgjigje nga ju. Faleminderit

Përgjigjet Ledio i Restorant “Il Tipico”, Rr Johan Fon Han ( Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, + 355 ( 0) 42370592, 0689049531:Përshëndetje, nga shijet e mia unë do ju sugjeroja të gatuanit recetën e semifredo’s me luleshtrydhe pasi është shumë e thjeshtë për tu pregatitur edhe në kushtet e shtëpisë. Duke ju uruar edhe ne një verë të këndshme me familjen tuaj po ju dërgojmë edhe recetën më poshtë: Përbërësit për këtë recetë janë: Luleshtrydhe freskëta 450 gr Të bardha vezësh 5 Sheqer 130 gr Ajkë e ëmbël 350 ml të

Haribo luleshtrydhesh 2 pako

Përga t i t j a : Presim në copa të vogla haribot dhe luleshtrydhet. I përziejmë sëbashku dhe i lëmë në një tas në frigorifer. Në një tas të madh rrahim ajkën e ëmbël. E lëmë të qëndroj në frigorifer. Më pas në një tas rrahim të bardhat e vezëve, shtojmë sheqerin e i rrahim sëbashku deri sa të formohet një masë e dendur mafisheje . Në tasin e ajkës hedhim luleshtrydhet dhe i trazojmë sëbashku. Shtojmë të bardhat e vezëve dhe i përziejmë sërish. Masën e vendosim në një tas me kapak dhe e lëmë të ngrijë në akull për 8 orë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.