asgjë...

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

-Pershendetje avokat. Unë që po ju shkruaj jam Eliana. Kam një shqetësim dhe dua një informacion nga ana juaj. Para disa kohësh më vdiq babai dhe, pa dijenine time kish lënë një testament ku pjesën e tij e ndante mes mamit dhe vëllait, ndërsa unë nuk permendesha fare. Mbas vdekjes së babait noterja kërkoi që të isha edhe unë prezent. Unë nuk jam paraqitur fare tek noterja dhe nuk e di si të veproj, jam në pritje të përgjigjes tuaj.

-Përshendetje Znj. Eliana. Ju falenderoj që i jeni drejtuar rubrikës “Ju pyesni, avokati përgjigjet”! Për sa i përket shqetësimit tuaj, kjo është e drejtë e testatorit, ai mund t’ja lëri testamentin cilit personi që ai e mendon. Kjo pasi është e drejtë ekskluzive e babait tuaj.

Nëse babai juaj, nuk ka qenë nga ana mendore normal kur ka lenë testamentin, atëherë ju duhet t’i drejtoheni gjykatës për ta goditur atë duke konstatuar pavlefshmërin e tij. Gjithashtu ligji, ka edhe raste të tjerë kur personave të cilëve i është lënë testamenti përjashtohen nga në nenin 322, 323 të Kodit Civil.

Ndërsa për sa i përket pyetjes suaj nëse, duhet të shkoni tek noteria, kjo është zgjedhja juaj dhe nuk mund të jap ndonjë opinion. Prezenca juaj pranë noteres është zgjedhja juaj, aq më tepër që ju e dini - mentit.

Për më shumë informacioni, jeni e mirëpritur të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj”!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.