Enver Hoxha:Qeverinë e bëra unë!

Intervista - - HUMOR -

MOS E MERR NI SER IOZ ISH T, MI! LUTE JU

Këtë javë vendosa të intervistoja shokun Enver. Për çudi, ndryshe nga herët e tjera, takimin nuk ma la në Sharrë, por të ish-shtëpia e tij në Bllok… Në rrugët e Bllokut, ç’të të shihnin sytë : Femra gjysëm të zhveshura qarkullonin përballë vilës së shokut Enver. I shikon shoku Enver këto, mendova ?! Ndërsa hyja në oborr, dëgjoj një zë. E njoha atë zë dhe ktheva kokën.

- Kasooo…o Kasooo…po hajde këtu mo, hajde.

Shoku Enver ishte në ballkon. Duke kaluar poshte ballkonit ku ai qëndronte ndjeva të më binte në qafë hiri i shkundur i cigares së tij.

- Eja mo Kosa, eja. Eja, se kemi kohë pa u takuar. Hajde, afrohu dhe ndize një cigare.

- E kam lënë shoku Enver. Nuk e pi më se më bën dëm për mushkrinë.

- Si the? E ke lënë? Të bën dëm për mushkrinë the? Po mushkritë e mia nuk të dhimbsen ty mo?

- Jo shoku Enver, ç’është ajo fjalë. Shëndeti jot, mushkritë e tua janë mushkëritë e partisë, janë…

- Mirë, mo, Kosa mirë, e morëm vesh, po na thuaj ç’do na thuash? Pa më thuaj si t’u duk dhe merr vesh shumë nga këto gjëra.

- Pikërisht për këtë kam erdhur shoku Enver. Populli e ka pritur shumë mirë listën e ministrave. Vetëm për Gramozin ka ca që s’janë ë se ju keni ndikuar te zoti Rama për të?

- Je ca kopil ti Kosa. Rama qënka zoti Rama, ë?! Nuk e di ti kush është zoti këtu, mo?

- E di shoku Enver, e di që mu thaftë goja që e thashe, por doja të vazhdoja të të pyesja për…

- Për Fatmir Xhafën, mo Kosa? Eh, mor Kosa, e kam rritur me duart e mia shokun Fatmir. Nuk na ke parë tek ajo fotoja ku Fatmiri është me shall të kuq afër meje duke qeshur?

- Po po shoku Enver, por doja të pyesja për…

- Për kë mo Kosa? Për djalin e Sul Bushatit? Po ai është djali im mo. Babain e tij e kam vënë me këto duar sekretar të parë. E pse moj ia vija dhe të birin ministër të jashtëm?

- Shumë mirë ke bërë shoku Enver, por shoku Rama para ca ditësh e quajti të leshtë dhe…

- Mos ia ver re Ramës, mo Kaso, pasi edhe ai leshterik është, po ç’t’i bëja Kristaqit unë që më ka bërë disa skulptura, se këtij ia tregoja unë brekushet dhe atletet.

- Nuk më thatë për shokun Gramoz… Mora vesh se të kishte hyrë mik shoku Servet Pëllumbi.

- Kush Servet, mo Kosa? Ai marksisti nga Korça, mo? E di ti çfarë i bëra atij unë, mo Kosa?

- Jo, shoku Enver, nuk di gjë. Ma thuaj që ky të jetë lajm eskluziv vetëm për mua dhe gazetën time. Dua ndonjë lajm që të bëjë bujë shumë shoku Enver… - Nuk i bëra atë që mendon ajo mëndja jote dhelparake mo jo. I bëra mbesën ministre të mbrojtjes. Ke dëgjuar për Oltën Xhaçkën mo, Kosa? Ndërsa aty tek grupi parlamentar mendova të vija djalin e sekretarit të parë të Librazhdit. Atë vocarrakun Taluant Balla. Më ka kënduar dhe këngë ai mua. Është pak budalla ai, por ne njerëz të tillë na duhen, o Kosa, që të bëjnë çfarë t’ju themi ne dhe t’i kemi besnikë. të shuante zjarret mo? Pa më kujto pak more Kosa, kë kam vendosur tjetër se ka disa kohë më ka humbur dhe memoria. - Kemi edhe vajzën e Llambit shoku Enver… ajo është… - Lëre ate Kosa lëre. Tani sa e kisha në shtëpi bashke me Llambin. Llambi nuk ka ndryshuar shumë o Kosa, por ajo çupka m’u duk simpatike dhe duke qënë se shumica e ministrave janë të shëmtuar mendova ta ndreq p a k me këtë. - Shoku Enver, kjo çupa e Llambit mos ka qënë tek agjensia e kthimit të pronave? Po sikur nuk shkon… - Ç’do thuash nuk shkon, mo Kosa? Mos dhe e bija po ua kthen? Hahahahaha…kështu e ka politika, o Kosa. Ne ua morëm, ne du ua japim këtë (dhe i ra fort bërrylit). Pa më thuaj ndonjë gjë tjetër nashi se na lodhe. E vazhdojme intervistën javën tjetër se do ketë gallatë. Fillon kuvendi mo Kosa dhe aty do shikosh edhe gjëra të tjera. - Shoku Enver, do doja të thoja që…

-: Po hë more nxirre ç’do thuaç? Ka fol ndonjë keq për mua nga opozita, mo?

- Jo shoku Enver, jo. Ata nuk ndihen fare se po merren me ndarjen e librave shkollor, por zoti Rama…uh më fal, shoku Rama ka vendosur që këtë vit ta quaj vitin e Skënderbeut.

- Ç’thua mo? Ç’më the kështu more Kosa? Ai do festojë vitin e Skënderbeut dhe do më harrojë mua? Mua që me festohen ditët, javët dhe muajt? Silloooo…Silloooo, ku je more …ja ke numrin Ramës ti more Kosa?

- Jo shoku Enver. Unë vetëm numrin tënd mbaj dhe të shokut Fatos.

- Jo po bëj gafë dhe mbaj numra të tjerë se Spaçi të pret… Sillooo…Sillo…Kosa ma gjej shpejt Sillon dhe thuaj të vijë këtu.

- Shoku Enver, unë e kam Kaso jo Kosa, por nuk ka problem më thirr si të duash, edhe Skënderbe.

- Nuk dua të dëgjoj më emrin Skënderbe. Vetëm për mua dhe vetem për mua dua të festohet këtu se ndryshe unë të rrëzoj qeverinë. Ah mor Kristaq ç’më bëre. Ah more Llambi, ah more Gramoz, ah more Servet, ah more Sul, ah more Hamit, ah more…të mblidhet urgjet biroja, urgjentttt… - Po unë shoku Enver ç’të bëj? - Ti të pirdhesh, o Kosa se s’ta kam ngenë… Skënderbeu para meje…ah more Ramë, ah. - Shoku Enver, më quajnë Kaso jo… - Pirdhuuuuuu!

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.