Zbulohen SMS-të e Ramës me Beqajn

Intervista - - HUMOR -

Më në fund dilemat e Qeverisë u zgjidhën. Gjithë hamëndësimet për emrat morrën fund dhe tani kemi një qeveri Rama 2. Numrat e ministrive kësaj here janë më të pakët, por pakënaqësitë janë më të shumta. Disa nga ministrat që vetë Rama i përgëzonte për punën e mirë të tyre, nuk janë më në listën e tij. Ata nuk e prisnin këtë dhe u ndjenë të tradhëtuar nga Kryeministri. Një ndër ta ishte dhe shumë i perfoluri nga mediat dhe opozi shihni Beqajn ministër, por Rama nuk e përfshiu në qeveri atë. Hatërmbetja e Beqaj arriti majat. Ja se çfarë ka arrit të kapë kësaj here Uikiliks nga komunikimi mes Beqaj dhe Ramës disa dite para se ky të përzgjidhte emrat e ministrave:

Beqaj: Përshendetje z. Rama. E di që je me pushime, por kjo mëndja ime nuk pushon dhe më ngacmon çdo minutë. Mbase do jesh duke ushqyer Zahon dhe të bezdis, por ky truri im nuk më le të qetë asnjë çast. Pyete që pyete shokun Ramën më thotë çdo bëjë me mua. E di që nuk është momenti, por ma bëj hallall pasi as unë, as gruaje nuk po bëjmë rehat.

Rama: Liro, e para më lini rehat me parehatësinë tuaj. E dyta, e kemi fol atë muhabet dhe e treta, më thuaj si pregatitet muhalebia se dua t’i bëj një surpzizë Zahos kur të ngrihet që të lëpijë gishtat dhe Linda.

Beqaj: Shoku Kryeminstër, pse mundohesh kot. Po të dërgoj znj.Tefta dhe e zgjidhim këtë punë. Aman vetëm ti mos u lodh se kam hallin e emrit tim mos ma harrosh.

Rama: Cilën Teftë, more gallof?

Beqaj: Tefta, z Rama…ajo guzhinierja që del nëpër tv tek emisioni “Si të gatuajmë”.

Rama: Budalla mbete o ditëzi. Ore mirë që ma kujtove. Çfarë konçensione të tjera ke pa dhënë se këto herët e fundit sikur s’po më dërgon më informacion. Besoj për këto e ke fjalën që mos harroj unë?

Beqaj: Jo shoku Kryeminstër, jo. Kanë kohë konçensionet se jemi dhe katër vjet të tjera dhe…

Rama: Beqaj, o Liro, mos thuaj jemi dhe katër vjet, por je dhe katër vjet. Nuk u ngope o burrë o burrë. Më thuaj kujt ia ke dhënë tenderat e fundit se u bëra çorbë me pjesën time që po më sjellin… e kupton vetë ti çdua të them…

Beqaj: Tre të fundit ia kam dhënë sipas porosisë tënde Ogertës. Po veç ta dish se ç’më kanë bërë ata te LSI shoku Rama.

Rama: Kush është Ogerta?

Beqaj: Ajo që solle ti shoku Rama. E vure drejtore tek unë, por që ajo nuk ia thotë fare punës dhe nuk merr vesh hiç nga konçensionet. Ose me sa kam kuptuar i do të gjitha për vete.

Rama: Ëhë, Ogerta..u kujtova. Ështe ajo që do të të zeri vendin ty.

Beqaj: Si the shoku Rama? Ogerta në vendin tim. Po ti më ke dhënë fjalën se do më vendosje sërish mi- nistër? Apo po bën shak? Shaka është shaka, hahahah…

Rama: Nuk bëj shaka jo, po më thuaj sa i gjatë je ti Liro?

Beqaj: 2m e 3 cm shoku Rama, po pse pyet?

Rama: sepse e kemi kusht nga BE që ministrat duhet të jenë nën 2m dhe ti e di që unë nuk ua bëj dysh fjalën e tyre. Thënë më saktë e kam porosi nga Angela.

Beqaj: Shoku Rama, po tallni trapin me mua? Si ta marr këtë?

Rama: Po me trapin trapi tallet o Liro. Nuk u ngope o burrë o burrë? Fol njëherë me Saje qorrin se mbase ia mbush mëndjen atij dhe të të vendos ne vënd të tij. Thuaji njëherë o burrë o burrë se mbase është lodh së qëni ministër dhe të hap krahun ty.

Beqaj: më thuaj çfarë ministrie i ke dhënë atij?

Rama: Atë të leshit o Liro hahahaha. Hë mo se shaka bëjmë,

Ishaka. E kam seriozisht nashi. Merre në tel kushërirën time Mirela Harito dhe të sqaron ajo për pozicionin që kam vendosur të të jap ty. Beqaj: Po Mirela ku është? Rama: Ka ik emigrante o Liro hahah…ti më vdes së qeshuri mua. Unë kur ia futa kushërirës sime po pyes për ty.

Beqaj: Ashtu ëëëë? Shoku Rama, sapo më erdhi një sms nga Monika ku më fton t’i bashkohem LSI. Po e mendoj njëherë këtë ofertë. Dhe jo vetëm kaq, por do më bashkohet dhe Saje qorri, dhe Harito, dhe Baba Taku…janë dhe dy të tjerë, por nuk po i zbuloj tani.

Rama: Liro, Liro, kthehu se bëra shaka. Një vit do ta mbaj Ogertën dhe do të të fut sërish ty. Fjalë burrash o burrë o burrë. Liro më kthe përgjigje.

Beqaj: Sapo ra dakort që t’i bashkohemi LSI edhe Aqif Rakipi i PDIU-së. Do bëhemi një grup parlamentar shoku Ramë, ose më saktë një grup bishash konçensionesh.

Rama: Po unë atë e shpëtova nga burgu kur shtypi atë njeriun në autostradë. Aqi të vi të takoj?

Beqaj: Pak më vonë shoku Ramë se tani jam duke i bërë drekën gruas. Më sill dhe mua pak muhalebi nga ajo e Zahos. Tung shoku Rama…

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.