Poezia juaj... Nostalgji, për vendlindjen time…

Intervista - - POEZI -

-Memaliajt-

O, Vjosa ime, me atë bukuri të rrallë! O, perlë e Ballkanit, me histori legjendare, te ty shpirti im dhe te të bukurat valë; njëzet vjet, ëndrra kemi thurur bashkë... Vitet e fëmijërisë i kalova te ti, dhe ti je dashuri, mbi çdo dashuri! E bukur, gjarpërushe, mes maleve kalon, sa hyn në tokën time, emrin ndryshon… Të rrahurat e zemrës duan te ti të ndalojnë, me digat e shumta, mbi trup të ndërtojnë. Dashuria e parë, për mua je ti… Nuk di, pse kalova në nostalgji? Malli për ty, më përvëlon këtu, ku jam, Ndërtimi i këtyre digave, trupin tend do copëtojnë, vlerat e tua ekologjike të rralla çdo gjë e dëmtojnë; Metastaza kanceri në trup do të lëshojnë, faunen tënde të pasur e shkatërrojnë përgjithmonë !

në vargjet e tij gjen kohën e humbur në germat e tij emrin tënd kërkon... Ndaj librin shtrëngon akoma më fort ndjen sikur ndër krahe më ke mua me zemër te lodhur nga pritja e gjatë pëshpërin ngadalë –akoma të dua… Por unë të mbaj fshehur në shpirt e në varg gërmat e ngatërruara në një fjalë bashkoj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.