Burgu më bëri të humbas vajzën...

Intervista - - HISTORI NGA JETA -

Unë që po ju shkruaj jam një grua që kam qënë në burg. Me thënë të drejtën ende nuk jam e gatshme të kthehem në jetën e mëparshme,se kam kaluar 5 vite atje brenda. Isha 28 vjeçe kur u futa brenda dhe tani jam 34,sepse u bënë gati 2 vjet që unë kam dalë.

Shkaku që u futa në burg ishte se bëra dicka që nuk duhej ta kisha bërë kurrë në jetë. Para se të futesha në burg isha e martuar e kisha një vajzë 4 vjece. Kisha një jetë të mjerë e të mundimshme. Burri im ishte shumë i urtë,por nuk ishte i zoti të mbante familjen. Isha martuar me shkuesi dhe nuk kisha ndonjë dashuri të madhe për të. Pas lindjes së vajzës jeta u bë e vështirë,sepse gjendja ekonomike ishte shumë e keqe. Ai punonte ndonjë ditë dhe me ato pak lekë shtynim ditën. Po shikoja me sytë e mi se si po rritej aq keq fëmija im…

Për këtë nuk i thashë “jo” një rasti që erdhi në derë…

Në fshat kisha komshinj disa njerëz të mrekullueshëm. Ishin njerëz të thjeshtë dhe shumë punëtorë kështu që dihej se do të të martesës nuk shkoja shumë me ta madje aq sytë nuk i hidhja nga shtëpia e tyre,por më vonë kur tek ata erdhi djali i madh nga Greqia,i cili ishte moshatar me mua më shkonin sytë shpesh nga dritaret e tyre,ose tek oborri i tyre. Që nga larg ushqeva për të një ndjenjë të fshehtë dashurie. Ndoshta se ai ishte moshatar me mua apo ndoshta se nuk e doja burrin tim të cilin e kisha marrë me shkesi,por edhe pas martesës ai nuk më kishte dhënë asnjë gjë që ta doja.

Edhe pse isha me fëmijë të vogël nuk më bënte përshtypje se mund të dallohesha se kisha ndjenja për një njeri tjetër. Si duket edhe ai i kishte vënë re shikimet e mia dhe e kishte marrë mesazhin e dashurisë. E gjetëm rastin nëpër ara ta shuanim zjarrin që kishte kohë që na digjte. U ndjeva aq mirë sa nuk isha ndjerë në jetën time.

Këto çaste tashmë ishin të shpeshta. Takohesha me të dhe i prisja me padurim këto takime. Kishte kohë prej 6-muajsh që kishim një lidhje kur ai më kërkoi t’i bëja një nder të vogël.

-Kur të shkosh tek prindërit e tu do të marrësh një pako të vogël t’ja çosh një shokut tim në qytet!

Unë e dashuroja marrëzisht atë djalë dhe do të bëja gjithcka që ai do të më këërkonte. E mora pakon, ajo ishte e vogël dhe aspak e rëndë. E futa në valixhe dhe të nesërmen e mbërritjes tek prindërit e mi më mora në telefon i dashuri e më tha se duhej të zbrisja tek lokali poshte pallatit të prindërve të mi dhe të prisja kur të vinte një djalë e do t’ja jepja pakon që më kishte dhënë.

Ashtu bëra. Ai nuk u vonua shumë dhe erdhi u ul afër meje e mori pakon si i habitur që unë e kisha lënë mbi tavolinë. -Pse e ke lënë në tavolinë? -Pse?- e pyeta e habitur. -Duhej të mos e eksopozosh. Nejse nuk ia vura re këtë sepse unë isha e verbuar nga dashuria që kisha për shokun e tij.

Ai më dha një zarf dhe më tha se duhej t’ja jepja të dashurit tim. Ky ishte shkëmbimi i parë që unë bëra. Nuk e dija se në atë pako kishte drogë,prandaj nuk dyshova në asnjë moment. Në fakt besoj se ashtu si isha unë e dashuruar me të nuk do të bëja asgjë edhe nëse e dija,por kështu them se nuk dua t’ja shtoj dhimbjen vetes sime.

-Të lumtë! Ke bërë një punë të mahnitshme zemër!- më tha ai kur m’i dha.

-Ç’janë këto? Përse po m’i jep? -Për nderin që më bëre. -Po s’ka gjë se për ty unë bëj më shumë!

-E di zemër,e di se ti je e veçantë!

Pra, kjo ishte hera e parë dhe unë e bëra këtë punë edhe shumë herë të tjera. Edhe pse më vonë e kuptova se çfarë mbanin ato pako nuk rreshta së shpërndari ato. Me lekët që ai më jepte plotësoja të gjitha nevojat që kisha.

Por për fat të mirë apo të keq nuk e di,isha e martuar. Më duhej t’i jepja llogari burrit se ku i marrja ato para. Në shumicën jepnin prindërit dhe mundohesha të mos shpenzoja shumë dhe të tjerat i ruaja. Madje bëja një jetë të thjeshtë sa nuk bija në sy dhe kurseja shumën tjetër të parave.

Edhe takimeve të dashurisë ua kishim marrë dorën dhe nuk binim aspak në sy. Pra, gjithçka po shkonte si duhej dhe unë tashmë po jetoja jetën.

Burri hyri në një punë stabël se nuk i thonë kot që kur të vijnë të mirat hapi derën. Kur ne nuk kishim asnjë lek,as për të mbijetuar burri rrallë gjente punë. Tani që unë paratë i siguroja lehtësisht ai gjeti punë me rrogë të cilën e merrte çdo muaj rregullisht.

Unë u kënaqa shumë jo për lekët,por se tani do të shpenzoja edhe më pak dhe do t’i ruaja të tjerat.

Mirëpo si gjithmonë mrekullitë nuk zgjain shumë. Një natë natën erdhi policia dhe trokitën fort në derë. Burri i m u frikësua dhe thoshte: -Ju lutem çfarë keni me ne? Keni ngatërruar shtëpi,ne nuk kemi punë me policinë.

-Jo ju zotëri,por gruaja juaj duhet të vijë me ne!

Këtu m’u duk sikur më ra qielli mbi kokë. Më dukej se do të vdisja në vend. Por në të vërtetë nuk bëra asgjë. As nuk i kundërshtova policisë vetëm u ktheva nga burrie i thashë: -Amanet vajzën! Ai nuk foli, por më pa me një shikim të tmerrshëm.

Në furgonin e policisë ishte dhe i dashuri im. Ai më pa dhe më bëri shenjë me kokë që të mos shqetësohesha. Nuk foli sepse të dy ishim të rrethuar nga policët.

Gjithçka kishte dalë në shesh. Ishte zbuluar mënyra jonë e transportimit të drogës dhe tashmë ishim të detyruar të pranonim fajin. Unë e pranova dhe më dënuan me 4 vjet burg. Ishte një gjë që kurrë në jetë nuk e kisha menduar. Edhe pse e dija se ç’kishin pakot nuk e kisha menduar se ndonjëherë mund të arrija të futesha në burg.

Një ndër momentet më të vështira ishte kur më erdhi burri të me takonte në burg.

-Që kur jam martuar me ty e ndjeva se do të më fundosje. Ke qënë shkatërrimi i jetës sime! Për këtë do të të ndëshkoj të mos ta takosh kurrë më vajzën. -Po ajo është vajza ime! -Vajza jote?! Mos ta dëgjoj kurrë më ta thuash këtë fjali! Jeta e jote dhe jeta jonë janë ndarë që në momentin që na solle policinë në derë.

-Po unë do të dal nga këtu ateherë…

-Atëherë lidhu me të dashurin tënd e bëj fëmijë të tjerë,sepse ti atë meriton, si ai je! -Por unë… -Ah sikur të kisha qënë pak më shkathët! T’ju kisha kapur bashkë tani do të ishe në varr bashkë me të!

-Më mirë të më vrasësh, sesa të më marrësh vajzën!

-Mos u merakos,sepse unë nuk i ndyej duart me ty! Më ke bërë një nder të madh duke u larguar njëherë e përgjithmonë nga jeta jonë!

Ajo ishte hera e parë dhe e fundit që ai erdhi të më takonte. Asnjeherë nuk ma solli vajzën ta shihja! Një herë më thërritën e gjykata më kishte hequr të drejtën për kujdestarinë e vajzës,si dhe letrat e divorcit.

Pas daljes nga burgu qëllimi i vetëm i imi ishte të takoja vajzën time. Mirëpo është shumë e vështirë që të rihap çështjen e kujdestarisë dhe sidomos kur mora vesh që ai tani jetonte së bashku me vajzën në Amerikë.

Nga ajo punë e pisët që kisha bërë kisha para të ruajtura të cilat i shpenzova të shkoja në Amerikë. e kisha gjetur vendndodhjen nga një njeri i afërt me të. Madje pata guximin të shkoja tek shtëpia e tij në të cilën ai banonte me vajzën time, gruan tjetër dhe tre fëmijë që i kishte nga martesa e dytë.

Trokita në derë dhe derën ma hapi vajzë e bukur. Ishte vajza ime e rritur e cila nuk më njohu. Më pas doli gruaja e tij e cila sapo më pa më tha:

-Zhduku sa nuk ka ardhur burri , se nuk e di ç’mund të të bëjë!

-Por… Nuk kishte « por » se ajo ma përplasi derën në fytyrë.

Prita aty rrotull deri sa erdhi ai dhe me ta parë i dola përpara. Si duket atë e kishte lajmëruar e shoqja dhe i kishte fjalët gati.

-Kam shkuar në polici dhe u kam dhënë një foto tënden e sapo të shoh afër familjes sime do t’i njoftoj dhe do të të rrasin në burg! Apo ia ke marrë dorën tani e nuk e ke problem.

-Dua vetëm të takoj vajzën time!

-Ti nuk ke vajzë,ta kam thënë këtë më parë!

Kisha me të vërtetë frikë se do të më arrestonin kështu që u ktheva në Shqipëri e nuk munda ta takoj. Kam bërë shumë përpjekje, por nuk kam asnjë shkëndijë shprese se do të mund të takoj ndonjëherë vajzën time! Megjithatë nuk do të rresht deri sa të arrij të jem me të! Bëra një gabim dhe e mora dënimin për të,tani nuk kam pse ta vuaj më atë që bëra,besoj! El

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.