Pyetje përgjigje për njeri-tjetrin

Intervista - - PYESNI NJERI-TJETRIN -

- A ka dashuri të përjetshme apo çdo gjë përfundon me mbarimin e interesit?

- Po citoj një thënie të preferuar: “Asgjë shumëshumë e bukur, asgje shumë- shumë e keqe, nuk zgjat për shumë- shumë kohë “. Kjo është një thënie që më shoqëron në uljet dhe ngritjet që na dhuron jeta. Sabina

- Ka dhe madje përtej të përjetshmes sepse dashuria nuk lind vetëm po pati interes, ajo është pseudodashuri që siç vjen ashtu edhe ikën kur mbaron arsyeja për të cilën ka qëndruar. Ylli

- Dashuri e pavdekshme është dashuria e nënës se vetëm ajo të dashuron ende pa të parë fytyrën. Besjano

- Jo nuk ka sepse në jetë mund të përballesh me çdo gjë që të del përpara, në mes mund të jetë tradhëtia e gruas ose e burrit, unë i ndaj 50 me 50. Sajmir

- Patjetër që ka vetëm se jo të gjithë kemi fatin ose guximin ta jetojmë. Andi

- Normal që çdo gjë përfundon me mbarimin e interesit. Seldi

- Çfarë sakrifice apo çmendurie do të bënit nëse e dashuroni një person, pra që ti tregoni me çdo kusht që e dashuroni?

- Unë nuk bëj më për asnjeri jo se nuk dua por kur kam bërë m’a kanë marr respektin për dobësi. Sabina

- Unë nuk do bëja asgjë të veçantë. Besoj që ta duash dikë me shpirt, ndoshta dhe më shumë se veten është çmenduria më e madhe. Ylli

- Kur e do vërtetë dikë kuptohet pa bërë as edhe një çmenduri. Kristi

- Nuk do bëja asgjë, nëse do donte do e kuptonte që e dua nëse bën sikur nuk kupton është zgjedhja vet dhe nuk do merresha fare për të bërë çmenduri. Aldjon

- E pse duhet të bëj diçka të çmendur apo të më shkelin me këmbë? Rovena

- Cili është qëllimi që i keni vënë vetes dhe doni patjetër ta përmbushni për të patur një jetë të kompletuar?

- Të vras komshiun që ka ardhur nga USA e ti marr lekët të bëj qejf. Rora

- Të krijoj familje është e vetmja gjë që dua. Erisa

- Të eci përpara në jetë, të kem para dhe shëndet.

- Të bëhem President! Luan

- Të fitoj çmimin” Nobel” me meritë në art, poezi dhe humanizëm! Besmir

- Qëllimi është të jemi sa më të qetë me veten se të tjerat rregullohen pastaj. Emi

- Të jem e zonja vetes e të krijoj familje. Lea

- Të udhëtoj për të parë vendet më të bukura të botës. Arber

- Shok është ai njeri i cili sheh buzëqeshjen tënde në fytyrë, por ndien që shpirti yt po qan..! Po ju e keni një shok të tillë?

- Shoqëria është si fiqtë, aq sa zgjasin të parët, zgjasin dhe të dytët. Të jesh mik, shok, duhet jo vetëm ti urosh atij gjithçka që ja uron vetes por të luftosh për mikun me shpirt si për vete. Ne mendojmë që janë miq ata që mbushim orët nëpër kafene, ku me një të kthyer të kokës, të shet për një kafe tek dikush tjetër. Familja është miqësia më e mirë, jashtë saj, thjesht respekto por bëj kujdes! Ylli

- Sigurisht që e kam dhe jo vetëm një. Për këtë ndihem e bekuar. Iva

- Është e pamundur në këtë kohë që ka ardhur. Keida

- Unë jam një shok i tillë po për vete s’kam asnjë. Artin

- Shoqëria sot është kthyer në biznes dhe nuk ka më shoqëri të sinqertë. Eridon

- Brezit të cilit unë i përkas nuk do thoja është e pamundur të kesh shok të vërtetë pasi unë i kam dy por në kohët e sotme çdo gjë është kthyer në interes dhe nuk do t’ia di më njeri për njerëz pozitiv dhe me vlera, mjafton të përfitojnë. Kleo

- Nuk janë të gjithë njerëzit përfitues, ka edhe njerëz të mirë dhe sigurisht që edhe unë kam fatin të kem njohur dy të tillë të cilët janë shokët e mi, miqt e mi dhe unë do jepja edhe jetën për këta shok që i kam si vllezër dhe jam i sigurtë që edhe ata do bënin të njëjtën gjë për mua. Dejvis

- Çfarë për ju?

- Sa e urrej këtë “sëmundje”. Kam shumë shokë që i kam xheloz. Bleva makinë sportive dhe ata nuk më flasin më dhe më përgojojnë. Mondi

- Frika e humbjes së një personi që e do shumë. Elda

- Zakonisht e lidhin xhelozinë me dashurinë. Në fakt janë komplet pa lidhje, njëra shpreh lumturi dhe ngrohtësi kurse tjetra ankth dhe dhunë. Mendoj që xhelozia është një përzierje e frikës, mosbesimit tek partnerja dhe mosbesimit tek vetja. Oliver

- Unë jam xheloze për çdo gjë edhe pse jam beqare jam xheloze. Kur mami do më shumë motrën se mua unë bëhem keq. Griselda

- Mendoj se xhelozia lind kur mungon besimi tek partneri. Në një lidhje të shëndoshë ku dashuria, besimi dhe respekti reciprok vijnë të parët atëherë është xhelozia nuk mendoj se ka vend për xhelozi. Ky është mendimi im. Bela

- Një njeri i pasigurtë në vetvete dhe zemërlig është xheloz. Luna

- Unë kam bërë një jetë të shkëlqyer me burrin tim, kurrë s’kemi patur xhelozi për njëri tjetri. Drita

- Gjysëm dashuri dhe gjysëm sëmundje! Eva

- Kush janë më interesaxhinj femrat apo meshkujt?

- 90 % femrat, shume pak kam parë meshkuj që rendin pas femrave për interes, vetëm nëse e quajmë pamjen fizike të femrës interes atëherë ndryshon puna. Jurgen

- Interesi nuk ka përkatësi gjinore, secili prej nesh është “interesaxhi”, varet se për çfarë është i tillë. Amina

- Interesaxhi/ e lind ose bëhesh rrugës, e kjo nuk ndahet në gjini, femra më shumë e mashkulli më pak. Pra është pjesë e karakterit. Ada

- Nuk ka dashuri me interes. Dashuria është e pastër, e plotë, e fortë. Hija e dashurisë është interesi që shkon në egoizëm pa limit. Më interesaxhinj janë ata/ ato që nuk dijnë ti vënë fre ambicjes në kurriz të tjetrit/ tjetrës. Petro

- Të dyja gjinit kanë interes për njëri tjetrin por unë mendoj që ne kemi pak më shumë nevoj për femrën. Saimir

- Femra është “Djallë”, por nuk janë të gjitha njësoj! Laura

- Për kohën që ka ardhur ku ka degraduar gjithçka të dy palët mendoj unë. Jona

- Vet jeta është interes, kështu që i bie të jenë njësoj të dyja palët edhe vet dashuria po nuk e more nga ai që e pret humbet. Amber

- Nuk është e ndarë në djalë apo vajzë, varet nga karakteri i secilit. Stela

- Të dy palët janë por më shumë janë bërë femrat interesaxhie, shkojnë pas pleqve për interes. Xhesjana

- Të dy palët janë bërë, për fat të keq sot erdhi koha e interesit. Keli

- Tani kanë ndryshuar kohërat, femrat ishin më të tmerrshme dikur tani janë bërë meshkujt, por s’mund të thuash kush më shumë por ka dhe femra dhe meshkuj materialista e interesaxhinj. Eriselda

- Nëse jeni shumë të trishtuar dhe doni patjetër të mbështeteni diku qoftë dhe me një përqafim, në krahët e kujt do donit ta jepnit këtë përqafim?

- Në krahët e një panjohure. Petrit

- Shpirtit tim, time. Fiqirete

- Thjesht rri vetëm që të reflektoj. Leo

- Jemi mjaftueshëm të rritur për ti bërë ballë mërzisë vetëm! Denis

- Në krahët e atij që dua. Sonila

- Dikur ilaçi im ka qenë babi, tani është djali. Evalina

- Në krahët e vajzës dhe nënës time, aty gjej qetësi. Dorentina të vajzës

- Çfarë është buzëqeshje sipas jush?

- Një vijë e shtrëmbër që rregullon shumë gjëra. Joni

- Një shpirt i lirë dhe i pastër. Xhesi

- Tregues që shpirti po kënaqet! Denis - Maska e dhimbjes! Isa - Fshehja e dhimbjes së një zemre që vuan.

- Tregues i kënaqësisë pa u shprehur.

- Një buzëqeshje e sinqertë është një vlerë shpirtërore. Leo

- Kur zemra vuan e i thua vetes buzëqesh se jeta vazhdon. Donika

- Buzëqeshja përfshin çdo gjë të lumtur. Mira

- Buzëqeshja është çelësi që hap portat e paqes. Artan

- Buzëqeshja është dielli që largon dimrin nga fytyra dhe shpirti. Migena

- Buzëqeshja është arsyeja pse jetojmë! Xhesi

- Pasqyra e shpirtit. Eriola një

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.