Burri e ka dhunuar...

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

- Përshëndetje avokat Albani, unë që po ju shkruaj ë janar të ë humba të dy prindërit në aksident automobilstik në rrugën Tiranë – Elbasan nga një automjet i cili nuk kishte siguracion. Pyetja ime është a përfitoj dëmshpërblim nga shteti për këtë aksident?

- Përshëndetje zoti Arben. Më vjen shumë keq për humbjen e të dy prindërve nga aksidenti automobilistik dhe bashkohem me hidhërimin e familjes suaj! Ju falenderoj shumë që kontak- tuat me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”!

Për sa i përket rastit tuaj, në letrën tuaj ju nuk na informoni se si kanë dale hetimet për këtë aksident, a kemi vendim gjykate lidhur me shkaktimin e këtij aksidenti? Nëse prokuroria, pas kryerjes së hetimeve do të kishte vendosur për ta çuar çështjen në gjykatë ku të kërkonte dënimin e drejtuesit të automjetit për kryerjen e këtij aksidenti dhe gjykata me vendim të formës së prerë do të kishte dënuar drejtuesin e automjetit, atëherë trashëgimtarëve të të dëmtuarve në rastin konkret juve Arben, ju lind e drejta për t’iu drejtuar Gjykatës ku të kërkoni dëmshpërblim civil.

Edhe në rastin kur automjeti nuk është i siguruar, por drejtuesi i automjetit është shpallur fajtor me vendim të Gjykatës së Apelit, atëherë ju keni të drejtë të fitoni dëmshpërblim. Në këtë rast, pala që do të padisni është Byroja Shqiptare e Sigurimeve.

Jeni i ftuar për ta ndjekur rastin tuaj me Studio Ligjore “Duraj”. Ne jemi të specializuar në fushën e dëmshpërblimeve nga aksidentet automobilistike. Ju do të na paguani në fund të procesit nëse e fitoni gjyqin dhe e ekzekutoni vendimin. Jeni i mirëpritur!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.