Përgjigjet psikologia Lorela Garuli

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshëndetje gazeta Intervista dhe në veçanti psikologes Lorela. Jam një nënë që kam - lon klasën e dytë. Kur ishte 5 - tirësi tek ai dhe këto vështirësi janë theksuar shumë tani që djali është në shkollë. Ai nuk arrin të përqëndrohet, nuk më dëgjon as mua as mësuesen, nuk është i bindur, shokëve i prish lojën, ndërron vendin në klasë, nuk shkon në shkollë me qejf e ka me shumë përtesë, irritohet shumë dhe shpejt. E dashur Lorela, të lutem a mund të më thuash si quhet kjo situatë dhe si mund ta ndihmoj unë djalin përgjigje.

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail. com:- Përshëndetje e dashur! Të falënderoj që ke ndarë me ne shqetësimin tënd. Mesa mund të kuptojmë nga tabloja që na ke paraqitur është fjala për elementë të çrregullimit të vëmendjes me - çitit të vëmendjes ka të bëjë me një zhvillim të papërshtatshëm të vëmendjes dhe impulsivitetit të fëmijës. Vështirësitë shfaqen përpara moshës 7-vjecare dhe kanë një kohëzgjatje prej të paktën 6 muaj, kritere që në këtë rast duket se plotësohen. Natyrisht që të gjithë fëmijët janë shumë të gjallë, energjikë dhe hiperaktivë vëmendjes me hiperaktivitet është cilësisht i dallueshëm. Këta fëmijë kanë vështirësi të mëdha për t’u përqëndruar, për të bërë detyrat e ngarkuara në shkollë dhe si pasojë e mungesës së vëmendjes në ndjekjen e udhëzimeve të të rriturve, në shumicën e rasteve nuk arrijnë të përfundojnë gjërat që kanë për të bërë. Mungesa e vëmendjes në këto raste shoqërohet me paaftësinë për të kontrolluar impulse dhe sjelljet e nxituara. Fëmijët që plotësojnë kriteret e çrregullimit të vëmendjes janë përherë të gatshëm për të nisur ndërveprime me të tjerët, nuk presin për të marrë atë që duan dhe kjo mungesë durimi sigurisht që u shkakton vështirësi serioze dhe në marrëdhëniet që ata kanë, si me anëtarët e familjes ashtu dhe me shokët, shoqet e mësuesit në shkollë. Ajo që i shton vështirësinë të gjithë kësaj situate është që sjellja e papërshtatshme e këtyre fëmijëve perceptohet si e qëllimshme dhe irrituese, prindërit, mësuesit dhe shokët në shumicën dërrmuese të rasteve nuk arrijnë të kuptojnë se këta fëmijë nuk duan të bezdisin apo mërzisin të tjerët qëllimisht por është natyra e vështirësive që kanë, që e bën sjelljen e tyre të bjerë në kundërshtim me normat dhe pritshmërinë e të tjerëve. Pra, për t’i ardhur në ndihmë një fëmije i cili paraqet këto vështirësi, hapi i parë është të kuptohen simptomat dhe vështirësitë që ai has, në mënyrë që fëmija të mos ndjejë frustrimin apo presionin duke u kritikuar vazhdimisht në sjelljen e vet. E rëndësishme është që në trajtimin e çrregullimit të vëmendjes me hiperaktivitet të marrë pjesë e gjithë familja dhe aktorët e tjerë të pranishëm në edukimin e fëmijës. Mjedisi në të cilin ai jeton nuk duhet të jetë kaotik apo i pastrukturuar, përkundrazi, edhe dhoma në të cilën ai do luajë apo bëjë detyrat të jetë sa më e rregullt dhe jo e mbingarkuar me stimuj, pasi çdo gjë mund t’i tërheqë vëmendjen. Duhen shmangur lodhja e tepërt dhe situata të një vështirësie të lartë që fëmija si përballon dot, detyrat që ka për të bërë të ndahen në pjesë e të fragmentarizohen, në mënyrë që djali ta ketë më të lehtë dhe kryerjen e përfundimin e tyre. Kjo ndikon jo vetëm në rezultate më të mira, por gjithashtu dhe në rritjen e vetëvlerësimit të fëmijës, pasi këta fëmijë shpesh vuajnë nga vetëbesim i ulët dhe ndjenja pakënaqësie të shpeshta. Përdorimi i një sistemi shpërblimi dhe përforcimi është i domosdoshëm sa herë fëmija arrin përmirësime. Nga ana tjetër, shpesh këshillohet dhe përdorimi i mjekimit përkatës me medikamente apo dietë ushqimore, por këtë e vendos mjeku. Nuk duhet harruar që durimi dhe angazhimi i prindit për të ndihmuar fëmijën që vuan nga çrregullimi i vëmendjes me hiperaktivitet, është factor kyç në suksesin e terapisë dhe përmirësimin e fëmijës, sepse shpeshherë nga padija prindërit pa dashur me sjelljen e tyre nuk bëjnë gjë tjetër veçse shtojnë frekuencën dhe rëndesën e simptomave. Urojmë të kemi ardhur në ndihmë dhe gjithë të mirat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.