Azdren Llullaku: Mos u dorëzo kurrë!

Intervista - - FAQE 1 -

Sonila Shkalla: - Përshëndetje Azdren. Keni një emër shumë interesant. E ke prej Asdrenit, besoj, po pse me “z”?

Azdren Llullaku: - Faleminderit, emri im vjen nga gjyshi. Ai ka pasur deshirë të quhem Asdren. Ne fillim ishte Asdren me “s”, por pastaj për shkak të disa problemeve me dokumente me mbeti Azdren.

- Prej 4 vitesh je pjesë e kombëtares tone e megjithatë në fushë ke mundur të zbresësh vetëm në 4 ndeshje eleminatore. A besoni se kjo gjë mund të ndryshoje në të ardhmen?

- Pas herës te parë, për një kohë të gjatë nuk isha pjesë e kombëtares, por kam punuar fort për të veshur sërish fanellën e kombëtares dhe jam ende pjesë e saj edhe me trajnerin Panuçi. Shpresoj të vazhdojmë sa më shumë kështu.

- Dhe meqe përmendët trajnerin, si ju duket ai? Keni pasur kontakte me të?

- Për trajnerin kam vetëm komente pozitive, sepse e njoh si lojtar që ishte dhe si trajner besoj se do ndihmojë për të arritur suksese të tjera - Dukesh i kënaqur...? - Jam shumë i lumtur. Eshtë një ëndërr e bukur thirrja në Kombëtare.

- Jeni 4 sulmues në Kombëtare. Pse mendoni se trajneri duhet t’ju japi juve shansin për të qenë në formacion?

- Jam gati për çdo vendim qe do të marrë trajneri, do e respektoj deri në fund. Nëse do ketë besim tek unë, do bëj maksimumin. Mendoj që mund të jem në formacion sepse në ekipin ku unë luaj nuk ka pasur pauza verore dhe kam luajtur vazhdimisht. Kështu që mundem të jem fizikisht më i përgatitur se sulmuesit e tjerë.

- Ndeshja e rradhës me Lietenshtejnin. A mendoni që kjo skuadër ( te cilen e kemi mundur më përpara) mund të na rezervojë ndonjë suprizë apo jemi për ndonjë golavarazh ?

- Kundërshtarin duhet patjetër ta respektojmë dhe mos ta marrim lehtë sepse asnjë ndeshje nuk është e lehtë dhe ne duhet te jemi 100% te përgatitur.

- Mbas fitores me Izraelin ne tashmë renditemi te 3- tët ne grup. A duhet të besojnë tifozët që Shqipëria mund të bëjë më shumë se kaq dhe të mund të përsërisë suksesin e Euro 2016?

- Unë mund të them që jemi një grup, një familje e mirë dhe gjithë lojtarët luajnë për tifozët dhe fanellën kuq e zi. Ky është mendimi im , këtë ndjesi kam unë sa herë i takoj lojtarët dhe kur stervitemi bashkë. Patjetër që ne kemi dëshira të mëdha dhe shpresoj që së bashku te arrijmë gjëra të mëdha..

- Nderkohë Azdren që te ekipi i Astanës vetëm 6 muaj mbas nënshkrimit te kontratës 2 vjeçare, ju jeni huazuar. Çfarë ndodhi?

- Trajneri kishte të tjera mendime dhe të tjere lojtarë të preferuar dhe kjo gjë ndodh në futboll.

Tani kam ikur në një ekip ku luaj lojë mbas loje dhe mendoj se ështe shumë më mirë të ikësh diku ku luan dhe fizikisht je më i përgatitur sesa të qëndosh diku ku nuk luan.

- Si ndihesh në skuadrën keni gjetur edhe rrugën e rrjetës..

- Luaj pak më difensiv sesa në Rumani , është një tjetër lloj futbolli këtu, shumë fizik dhe pak teknik, por ama jam i kënaqur dhe normale që dëshira ime është të shënoj sa më shumë gola, por duhet të mendoj për ekipin dhe jo vetëm për veten..

- ren.. Kush është suksesi më i madh në jetën tuaj?

- Sa herë që shoh familjen time të lumtur dhe kur ndodh kjo jam I bindur se kam berë punë të mirë. Ky ka qenë objektivi im dhe jam i kënaqur shumë.

- Cili është mësimi më i madh që të ka dhënë futbolli?

- Këmbët në tokë dhe punë dhe vetëm punë në çdo stërvitje dhe nëse rezultatet nuk vijnë sot e nesër, vazhdo të stërvitesh sepse futbolli t’i kthen te gjitha nëse nuk dorëzohesh. Kjo ka ndodhur me mua dhe kështu do vazhdoj për gjithë karrierën time.

- Jeni i fejuar. Si arrini Azdren të ekuilibroni jetesën midis familjes e të fejuarën tuaj dhe futbollit?

- Ajo është gjithmonë me mua, vjen tek të gjitha ndeshjet.

- A do kemi ndonjë dasëm në horizont? - Kismet në verë. Dhe pyetja e fundit Azdren: Cila është keshilla që u jepni atyre futbollistëve që janë të dyzuar midis zgjedhjes për kombëtaren shqiptare dhe asaj të një tjetre?

- Kjo s’ka koment, kombëtarja e Shqipërisë nuk ndërrohet me asnjë.

Faleminderit Azdren. Suksese në këto 2 ndeshje dhe me një gol...

- Faleminderit juve....

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.