Elinara Shehu: Sa rebele, aq e brishtë

Intervista - - FAQE 1 -

Konsiderohet si një këngëtare jo vetëm e talentuar dhe me një repertor unik, por dhe si një “sexy mama”! Bëhet fjalë për këngëtaren Elinara Shehu, e cila mban mbi supe jo vetëm më shumë se dy dekada karrierë, por dhe përgjegjësinë e mirërritjes së dy vajzave të saj, - ra është shprehur për lexuesit e gazetës “Intervista” me shumë dashuri.

Klajd Heta:- Elinara, përshëndetje! Nga pushimet po na shkruan?

Elinara Shehu:- Përshëndetje, Klajd. Fatmirësisht, po!

- E konsideron sezonin veror si qejf, apo si “për të marrë pak veten”?

- Sezonin veror e konsideroj si energji pozitive, pushim, shëndet dhe ekuilibër parapërgatitor dhe shpirtëror para sezonit dimëror. Për mua, pushimet janë burim frymëzimi. Pa to, do isha shterpë përsa i përket krijimtarisë, qoftë ajo muzikë apo poezi.

- Vajzat, si gjithmonë me vete ngado që shkon?

- Pa vajzat, nuk do kishin kuptim pushimet e mia. Si çdo nënë, do ndihesha krahëkëputur, e pakompletuar. Por kjo s’do të thotë që kur ato të rriten dhe pak nuk do udhëtojnë dhe vetëm. Vajza e madhe e ka thyer “akullin”, por është në dëshirën e saj që unë ende t’i jem pranë. Përveçse si nënë, ajo më sheh si një mike me të cilën nuk ngurron të ndajë me mua eksperiencën e saj, dhe unë e pranoj. Dhe pse mundet të dukem egoiste, më vjen mirë për këtë fakt.

- Përqendrohemi pak tek muzika. Shënohen 23 vite në skenë. Sa e përmbushur ndihesh si artiste, dhe a janë realizuar pritshmëritë e tua që nga momenti kur ke vendosur t’i hysh mu- zikës?

- 23 vite! Hmmm… duket një jetë e tërë, por jo! Artisti është përherë në kërkim të vetvetes, dhe çdo prurje e re perceptohet si - bushjes, e kam pak të vështirë ta pranoj që po. Në të vërtetë, ndjej që s’kam marrë asgjë nga ç’kam dhënë, dhe kjo për faj të askujt, por mbase ka të bëjë fakti që unë hulumtoj tek veçantia, e cila nuk lë hapësirë të mjaftueshme për t’u pranuar dhe perceptuar lehtë nga të gjithë. Gjatë kësaj rruge ka dy zgjidhje: Ose t’i përshtatesh turmës, ose të ndjekësh rrugën tënde, perfaqësimin ndryshe. Ky profesion është ndjenjë, e jo kompromis. Kush mendon se mundet dhe kompromenton ndjenjat,nuk mund të quhet artist, por një tregtar i mirë! Ky nuk është rasti im..!

Aleksandër Gjokën, nje nga shfaqjet e tua te para, më përngjet si Vanessa Paradis, vokalisht ai festival, ku u kurorëzuat dhe

- Festivali “Këngët e Stinës” ishte qershia mbi tortë për karrierën time. Pas një konkursi që organizohej në atë kohë në një auditor të mbyllur, u përzgjodha përzgjedhjes së tri këngëve të ndryshme, një prej të cilave ishte kënga “Nuk ndjej vetmi”, me tekst të të ndjerit Alqi Boshnjaku, kompozim të Aleksandër Gjokës dhe orkestrim nga mjeshtri Shpëtim Saraçi. Sigurisht që në gustot e mia spikati kjo këngë, dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe,bashkëpunimi me artistët e duhur dhe pak fat, u bë që ajo këngë të spikaste, me komponentë të fuqishëm që do ta na kurorëzonin për mua! Vanessa Paradis ka qenë në CV time si ndër të preferuarat! Fizikisht, nuk di në i ngjaja (qesh) në atë kohë, por ishte këmbëngulja e mjeshtër Saraçit që unë të këndoja me një nuancë zëri paksa ëngjëllore, pasi kënga përmbante një mesazh të brishtë e hyjnor: dashurinë. Një këngëtar duhet patjetër të jetë një interpretues i mirë, në mënyrë që të përçojë tek publiku atë ç’ka dashur të shprehë autori. Nuk ka kurrsesi kuptim që në çdo këngë ngjyrat e zërit të jenë të njëjta. Ndaj këtu marr guximin dhe u jap një këshillë të gjithë të rinjve që duan të bëhen këngëtarë. Jo domosdoshmërisht të bërtasësh do të thotë të dish të këndosh. Këndon shpirti,pastaj zëri që shkon tek dëgjuesi qëllimisht si melodi.

- “Nuk ndiej vetmi” – po tani pas shumë vitesh, akoma nuk ndjen?

-Vetmia… një artist nuk mundet kurrsesi të jetojë pa vetminë. Ai gjen përherë shkaqe dhe skuta që të arratiset larg. Eshte përherë në kërkim të vetvetes. Por janë pikërisht këto komponentë të lindur që do ta vecojne dhe bëjnë përherë të ndihet i vetmuar, dhe kur ndodhet midis njerëzish… dhe kur është shumë i dashuruar!

- Elinara, ke një repertor me këngë më së shumti të një rryme eksperimentale dhe unike. Pse kjo zgjedhje?

-Që fëmijë, unë kam qenë ndryshe! Asnjëherë s’më tërhiqnin gjërat e zakonshme, qofshin këto lojëra apo zgjedhje. Kam patur një baba sqimtar. Njihte i mire kultura të ndryshme, për epokat dhe tranzicionet që kishin kaluar. Adhuronte pikturat, dhe më dhuronte libra në vend të lodrave. ndryshimit prej aty. Unë ëndërroja gjatë dhe ndryshe. Luaja me personazhet e mia të përrallave dhe tregimeve që lexoja. Edhe lojërat e bashkëmoshatarëve të mi s’i lija pas, por mendja ime udhëtonte gjetkë. Kjo besoj që ndikoi në formimin përgjatë adoleshencës e më tej, që unë të mos ngecja thjesht në disa korniza, por të hulumtoja dhe të eksperimentoja për më tej dhe kjo bëri që dhe ajo muzike që unë sillja, të përzgjidhej, të mos ngjante me të zakonshmen, tregtaren apo komercin, por të kishte dicka ndryshe dhe mistike. E bukur për mua mbetet e panjohura dhe e padeshifrueshmja, jo ajo çka shohim me sy të lirë.

- Një fanse e jotja shprehet: Elinara Shehut nuk i përputhet merr në kthesë gjithë këtyre të rejave që këndojnë tani. Koment?

- Oh, e falënderoj përzemërsisht fansen time bujare, por do të thoja që nuk kam pretenduar apo garuar kurrë për bukuri. Sigurisht, i jam mirënjohëse natyrës me çka më ka dhuruar, por mendoj që nuk ka femër të shëmtuar. Ka vetëm shpirtra që nuk shohin apo ushqehen dot brenda vetes së tyre, aq sa të dëgjojnë dhe vlerësojnë të brendshmen si dhuratë të madhe universale.Ne jemi të gjithë unikë dhe burim energjie. Kush është mirënjohëse, do ndihet përherë për ty, e dashur!

- Ashtu si të pëlqen të eksperimentosh me muzikën, të pëlqen të eksperimentosh dhe ndryshim?

- Flokët… të shkretat ato ç’kanë hequr! Po të kishin gojë, do më hidhnin në gjyq (qesh). Dhe ato besoj që kanë lidhje me natyrën time pak a shumë, kuptohet, me ç’kam shprehur më lart. Flokët janë korniza e fytyrës, dhe njësoj si piktura që merr domethënien e plotë në sajë të kornizës, ashtu dhe mua më pëlqen të ndryshoj ngjyrë, dhe t’u jap jetë drite dhe shkëlqim herë pas here.Për momentin nuk kam ide ndryshimi, por kjo s’do të thotë se nuk mund të ndodhë brenda një sekonde! (qesh) - Pasuria jote më e madhe? - Si çdo nënë, do thoja fëmijët e mi, dhe e shtrenjta, e pazëvendësueshmja nëna ime. Do doja t’i dhuroja asaj shumë nga ditët e mia. Këtu nuk ka vend për modesti apo komente të tejzgjatura.

- Elinara, je shprehur se angazhimi yt në muzikë do përfundojë kur ti të ikësh nga kjo Botë. Kjo do të thotë që nuk i trembesh vdekjes?

- Jam shprehur për angazhimin tim me artin në teresi.Aspak nuk kam frikë! Vdekja është një proces jetësor i pashmangshëm. Mendoni pak sikur të thahesha mbi tokë, sa e shëmtuar do t’ju dukesha (qesh). Kam një perceptim tjetër për vdekjen. Nuk besoj se mbaron me aq. Ne nuk jemi rastësorë, por është thjesht një perceptim kohor në vazhdimësi . Kemi ekzistuar dikur dhe vazhdojmë të ekzistojmë. Kapaciteti ynë mendor nuk na lejon të kuptojmë si, kur dhe përse. Këtu jemi thjesht të mësojmë. Do të më duhej të zgjatesha shumë mbi këtë temë, ndaj më mire ta lëmë me kaq. (qesh)

- A e ndjen veten aq të fortë Elinara sa të mos ketë nevojë për dikë në krah?

- E fortë? Përkundrazi, unë jam qenie kaq e brishtë, sa shpeshherë them me vete: Ç’do ndodhë me mua? Kush do më durojë mua? Kam ëndrra, dëshira, pyetje, shpeshherë ende të një fëmije, por mbart dhe anën tjetër. Jam bijë e një nëne, vetë nënë e grua. Përgjegjësi të mëdha të gjitha këto, e zbres shpejt me këmbë në Tokë. Pas kaq vitesh, njoh shumë mirë veten. Kam një shpirt lirie e një perceptim bote timen (pa lënë pas detyrimet njerëzore), për të cilën derisa të dalë dikush që do tentojë të ma mirëkuptojë, do ta mirëpres! Por, nuk besoj të ketë ketë një të tillë. Ndaj, preferoj ta ndërtoj dhe jetoj të ardhmen e panjohur, vetëm, dhe jo e keq-shoqëruar. Në midis vetes dhe tjetrin. Për rrjedhojë, gjithkush ndjek udhën e tij. Në fund të fundit, vetëm erdhëm në këtë Botë..

- Bashkëpunon shumë me Kastro Zizon. Ai dhe natyra e tij kontroverse… merreni dot vesh?

- Miku im i hershëm, Klevis! S’është aspak e thjeshtë të punosh me të. Më kanë dalë gjithsej 10 thinja nga ai,i kam numëruar! (qesh) Kush tha që unë punoj me njerëz të thjeshtë? Përtej shakasë, Kastro mund të jetë kontrovers, por është human, karizmatik, inteligjent dhe unik në atë që do t’i përcjellë publikut, prandaj janë kompensuar shpejt të gjithë “ankthet” që më ka dhënë.

- Planet për të ardhmen? Familja, muzika?

- Plane ka pafund! Një mal krijimtarie vlon. Familja ka prioritet mbi të gjitha..Një këngë dhe një libër me poezi janë gjatë rrugës, nëse e ardhmja do më lejojë, kështu që më mbetet vetëm t’i uroj vetes shëndet dhe fat! U përcjell lexuesve të gazetës “Intervista”. Faleminderit dhe ty për bisedën, Klajd.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.