Blendi Fevziu: Ato që nuk u panë në TV

Intervista - - FAQE 1 -

Fabjola Kuburi:- Blendi, përshëndetje dhe urime për 20-vjetorin e “Opinion”. Pas 20 viteve eksperience televizive, në momentin që ti hap siparin e “Opinion” çdo mbrëmje, mund të thuash që të duket gjithmonë si hera e parë?

Blendi Fevziu:Absolutisht po, njësoj si e para. Madje ka ditë që jam më i shqetësuar.

- E ke nisur me gazetën “Studenti”, por emri yt u lakua nëpërmjet Lëvizjes së famshme Studentore. Ishe shpresëplotë për një të ardhme më të mirë për Shqipërinë?

-Isha gjithë shpresë për një të ardhme më të mirë për veten. Ishte lënia pas e një periudhe absurdi që e kuptonim të gjithë dhe hapja e një periudhe të re, ku gjithsecili matej me fuqitë dhe aftësitë e veta. Sot, 27 vjet më pas ajo mbetet periudha më e bukur e jetës sime.

- Jo vetëm sepse je moderator, por vërtet je një folës mjaft i zoti dhe i artikuluar! Pse moderator dhe jo një politikan?

- Sepse besoj që këtë punë e bëj më mirë se sa politikën.

- Vitin 1991 e nise mbarë, me themelimin e gazetës “Rilindja Demokratike”. Cili ishte qëllimi i ju themeluesve të kësaj gazete që vazhdon punën e saj ende dhe sot?

- Ishte t’i jepte zë opozitës së parë antikomuniste në Shqipër një mënyrë mahnitëse dhe sot besoj se mbetet ende një shembull unikal i shtypit në Shqipëri.

- dos pas një viti transmetim në TV Klan, nga Radio-Televizioni - Po, padyshim. Ishte pamundësia për të bërë punën si gazetar me ato norma dhe në atë mënyrë që doja unë. Dhe kjo nuk ishte pak. Unë mendoj që largimi nga TVSH ishte në kohën e duhur që - mohej.

- Nga “debat në “opinion”, nuk mund të thuhet se emisio- ni ka ndryshuar shumë, vetëm nëpërmjet titullin. Debatet në të janë të pafundme, aq sa shpeshherë pyesim veten se ku e gjen Fevziu aftësinë për të mbajtur të qetë palët?

- Nuk ka për të ndryshuar për sa kohë që vijon të jetë interesant. Kur të bjerë nga vëmendja padyshim që do ndryshojë.

- Ke punuar në shumë media të shkruara, si gazetat “Koha Jonë”, “Korrieri”, apo revista “Klan”. Si e kujton bashkëpunimin me kolegët e tu? Emra që mund të përmenden?

- Me ata pak që unë i konsideroj miq, perfekt. Po unë mirë kam kaluar në çdo rrethanë.

- Blendi, përse gazetaria është një profesion të cilin mund ta ushtrosh dhe pa arsimin përkatës? Cili është elementi që i duhet një gazetari të mirë, që shkolla nuk mund t’ia japë?

- Instikti i gazetarit, asgjë tjetër. Besoj se më shumë është i talent më vete.

- Meqë ra fjala tek arsimi, ju keni përfunduar studimet e larta në degën “Gjuhë-Letërsi”. Ka ndonjë vepër që ka ndikuar në formimin dhe botëkuptimin tuaj, duke ju sjellë këtu ku jeni sot?

- Shumë. Në adoleshencë isha i magjepsur nga klasikët. Si nga Turgenjevi e Cehovi e deri tek Tolstoi e Hygoi. Kur kam - sur me ditë të tëra. Pastaj njoha Kadarenë dhe Dino Buzatin. Dy nga shkrimtarët e mi më të dashur. Bashkë me Graham Grinin të cilit gjithnjë i vlerësova Komedianët.

- Numëroni dy suksese kolosale në fushën e letërsisë shqiptare, përkatësisht për kontroverse të politikës dhe jetës sociale në Shqipëri. Nga ju erdhi frymëzimi?

-Nga puna ime si gazetar. Nga angazhimi për shumë vite në emisionet dossier dhe nga kërkimi gjithnjë për hir të emisionit.

- “Enver Hoxha” është bio - titur dhe botuar nga vetë ju. Pavarësisht se ju ishit pjesë e një grupi që donit të luftonit sistemin e këtij njeriu, a ka intriguar gjithmonë jeta dhe prapaskenat e ish-diktatorit?

- Unë nuk e kam luftuar dot atë sistem sepse nuk kisha asnjë mundësi. Kam qenë pjesë e lëvizjes studentore, por kjo ishte në fund. Jeta e Hoxhës dhe ajo e diktatorëve në përgjithësi më ka intriguar. Jo jeta e tyre, por mënyra e të menduarit dhe ai mekanizëm që vë në lëvizje anën e tyre monstruoze.

- Një nga sukseset e fun Ahmet Zogun, mbretin e - gurë aq e lakuar në historinë e Shqipërisë. E kam lexuar librin, dhe përmbajtja ishte mjaft e kompletuar, duke nisur nga faktet, e deri tek foto mbledhjen e materialeve, hapjen e arkivave, seleksionimin etj.?

- Jo, për Zogun edhe pse periudhë më e largët ka më shumë materiale se për Hoxhën, ka më shumë dokumenta, libra, komplekse se Hoxha, ka shumë dritëhije.

- Rikthehemi tek “Opinion”! Lë përshtypje realizimi në kohë rekord i puntatave, duke marrë parasysh gjetjen e një teme, të ftuarve, përgatitjen e inserteve etj. Siguri për këtë proces, deri në prezantimin e tij para publikut çdo mbrëmje?

- Ne kemi një staf shumë profesional dhe jo shumë të madh. Be i mirë në Shqipëri. Kemi mundësi që brenda 3 orësh të hyjmë në një transmetim të ri live dhe ja ar shumë herë.

- Blendi, që prej 1997, jeni në dijeni të numrit ekzakt puntatave të transmetuara?

- 2480. Dje ishte e

- Momente pikante dhe të ftuar të veçantë ka pasur shpesh, por kush mbetet në mendjen tënde, që ti e konsideron një “arritje” dhe sukses në profesionin tënd si gazetar? - Padyshim debati Nano - Berisha.

- 20 vite… misioni vazhdon akoma?

- Po, gjithnjë në lëvizje...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.