Bujar Qamili: Sa shumë do kisha dashur...

Intervista - - FAQE 1 -

Të shkruash për Bujar Qamilin, ikonën e muzikës popullore shqiptare, e sidomos për atë shkodrane do duheshin qindra faqe me radhë. Në këtë numër në kemi realizuar një intervistë me këngëtarin e dashur shkodran, për t’a risjellë më afër jush, pas shumë bashkëpunimeve të kohëve të fundit që ka realizuar ai me këngëtarë të momentit.

Fabjola Kuburi:- Bujar, përshëndetje! Si e kujtoni daljen tuaj të parë në skenë, këtu e 43 vite më parë? Bujar Qamili:- Një emocion që atëherë nuk e dija se çfarë rëndësie kishte, por tani e kuptoj se sa rëndësi ka pasur, sepse në daljen para publikut provova emocionet e para. Isha në moshë adoleshente, dhe kur mbaronte kënga, publiku shpërthente në duartrokitje dhe vesh këtë fjalë që thonte “të mos - jtoj me nostalgji se çfarë ishte dalja e parë në skenë para publikut.

-I vjetër në profesion, por gjithmonë në ecje me hapin e kohës. Numëron dy bashkëpunime të reja në një kohë fare të shkurtër. Je mësuar tashmë me menaxhimin e kohës? gjithmonë që të arrij diçka dhe të bëj diçka, meqenëse krijova portretin tim si këngëtar. Në shumë evenimente artistike, qofshin ato koncerte televizive apo në skenë, jam munduar të eci me hapin e shokëve të kohës dhe të jem gjithmonë i pari, gjë që ia kam arritur në shumë raste. Po, është e vërtetë që brenda një periudhe shumë të shkurtër arrita të bëj dy duete, gjithmonë me dëshirën që kanë shprehur kolegët e mi, që unë të këndoj një duet me ta, dhe për sepse janë këngëtarë dhe shokë shumë të mirë.

-Një prej bashkëpunimeve më të fundit është dueti “RrakTak”, me këngëtarin Mateus Frroku. Si e ke mirëpritur suksesin e këtij projekti kaq “rinor”? -Ka qenë një bashkëpunim i suksesshëm. Ishte një mendim dhe ide e kompozitorit të këngës Kle - prita me kënaqësi që në momentet e para. Dëgjova këngën dhe më pëlqeu, sidomos momenti i pjesës sime ku thuhet: Sa shumë do kisha dashtë, vetëm me t’pa me sy / Në dorë ajo e ka njërin nga ne të dy. Ata e kishin menduar mirë momentin tim dhe unë i falenderoj për këtë. Tani ju e dini shumë mirë se ajo këngë ka marrë përmasat e një hiti veror që vazhdon të këndohet edhe në ambiente e gëzime familjare. Jam shumë i kënaqur nga ky bashkëpunim, sepse ndryshe nga këngët e mia, ky ishte një hit rinor.

- Po ashtu është dhe bashkëpunimi me këngëtarën Rovena Ibrahimi. Ju vini nga dy treva të ndryshme. Si gjendet rruga e bashkëpunimit midis dy këngëtarëve të muzikës popullore, por që vijnë nga tradita dhe motive të ndryshme? - Për Rovena Ibrahimin dua të them atë që ndjej, dhe është e vërtetë. Është një këngëtare me zë shumë të ëmbël, kadife dhe që me interpretimin e saj i bën për vete dëgjuesit, ku në këtë sferë padiskutim jam edhe unë që e pëlqej zërin e saj dhe repertorin e këngëve që ajo zgjedh. Ishte një propozim interesant, të cilin e mendonim prej kohësh, por gjetja u bë kur Rovena më tha që do bëjmë një duet për Maratonën e Këngës sepse atë këngë do ta kompozonte maestro Adi Hila që njëkohësisht është dhe autor i tekstit. Më lejoni që me këtë rast, krahas falenderimit, të shpreh edhe konsideratën e lartë që kam për këtë kompozitor virtuoz, i cili më bëri të ndjehem - gjuam këngën. Kënga, kur është e bukur, të pëlqen që në momentet e para, dhe më vonë këtë miratim ta jep publiku, që në rrugëtimin e Maratonës së Këngës Popullore, publiku e priti shumë mirë. Kjo do të thotë që kolegët e mi këngëtarë zgjedhin Bujarin si koleg i duhur i tyre dhe njeri shoqëror. Pra nuk ka rëndësi Bujari nga Shkodra, Mateus pak shkodran e pak korçar, apo Rovena lindur në Shkodër dhe rritur në Vlorë. Rëndësi ka bashkëpunimi i sinqertë!

- Bujar, nuk të ndahen bashkëpunimet. Ke realizuar këngë hite dhe me këngëtarë si Artiola Toska apo Ervin Bushati. Pse të gjithë zgjedhin Bujarin për bashkëpunime? - Po, është e vërtetë. Para pak vitesh e kam bërë edhe një duet - vin Bushati, i cili për disa kohë ishte një nga hitet e momentit, por dhe një duet që vazhdon të dëgjohet dhe të ketë jehonë të madhe. Është dhe një bashkëpunim jashtëzakonisht i suksesshëm me këngëtarin nga Kosova, Sh - zikë të Zaim Mërkulajt dhe tekst nga Ramazan Çeka. Por duete që vazhdojnë të kenë sukses sot e kësaj dite janë duetet me Artiola - me tekst të Ramazan Çekës, “Je e

këngëtarë shohin tek Bujari vokalin që ata i mbështet plotësisht.

- Do lodhesh ndonjëherë së i kënduari Shkodrës? - Nuk ka se si të lodhem, sepse Shkodra është nana dhe njeriu për nanën nuk lodhet kurrë, ndaj nuk do të pushoj së kënduari për Shkodrën. Kaq shumë i kemi kën të lëvizin edhe gurët! Prandaj unë gjithmonë e kam quajtur Shko

- tet me Shkodranë, apo…? - Kot nuk thonë “Me kenë shko gjithë Shqipërinë, por Shkodra e - het ajo shprehja tradicionale sh- kodrane “Ah ça jena kndaq mram’

- Të mbytën koncertet dhe dasmat…! - Jam i prirë për të dhënë koncerte në të gjithë botën, ndaj dhe koncertet e mia nuk kanë pasur të reshtur, sepse janë 40 vite në skenë dhe ekran. Vetëm të mendosh shtatë koncerte recitale, ku katër prej tyre janë dhënë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, tre si dhe dy koncerte recitale bamirësie, njëri në Leco të Italisë në ndihmë të një fëmije 6-vjeçar dhe koncertin tjetër në Shkodër për këngëtar që nuk ngurroj të shkoj edhe në gëzime familjare të miqve të mi. Prandaj nuk lodhem!

- Je vlerësuar shumë gjatë karrierës tënde me kupa e trofe. I çmon, apo i konsideron thjesht një “shenjë” pjesëmarrjeje? - Në bazë të punës sime shumë vjeçare jam vlerësuar maksimalisht, ku mund të veçoj “Mirënjoh - si dhe nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë: Këngëtari i Urd po i përmendim, sepse nuk i zë gazeta.

- Bujar, me ken Shkodran, tana i ban? - Po sigurisht! Shkodrani të tana i ban.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.