Laura Radi: Kur më thërrasin Selena Gomez…

Intervista - - FAQE 1 -

Ajo thotë “Thirrëm” në klipin e saj më të ri. Laura Radi apo Selena Gomez shqiptare, ka sjellë një produksion veror, me ngjyra, me ritëm, me shumë detaje dhe me një realizim klipi në nivele artistike. Kjo është Laura Radi!

Fabjola Kuburi:- Laura, ke një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Selena Gomez, ta kanë thënë shumë njerëz këtë?

Laura Radi:- Nga paraqitja e parë në publik, më kanë thënë shumë persona, - mente të panumërta që ngjaj me Selena Gomez.

-Do doje të kishe famën dhe suksesin e Selenës apo ti mund të kesh më shumë?

- Po të arrija vetëm sa gjysma e famës së Selenës do të më mjaftonte. -Kujt i thua “Thirrëm”? - është vetëm titulli i këngës, është tekst që nuk ka të bëjë me jetën time personale. Ky është një tekst i shkruar nga Sokol Koçi, s’ka të bëjë me mua personalisht, ndoshta Sokoli ia ka dedikuar dikujt

-Realisht pret njeri me të thirr?

- Normalisht që presim, ti

-Ti merr ne telefon apo pret të të marrin?

- Kur kam nevojë i marr unë, kur kanë nevojë të tjerët më marrin ata.

-“Thirrëm” vjen me një klip të konceptuar thjesht, por këndshëm. Të pëlqeu puna, kur e pe të përfunduar?

- Me produksionin që së fundmi kam realizuar dy projektet e fundit jam e kënaqur pafund.

- Sa je përpjekur të aktrosh gjatë tij?

- Kanë qenë skena të thjeshta dhe nuk e kam patur aspak të vështirë, i kam përfunduar për një ditë xhirimet.

- Çfarë i pëlqen të bëjë një vajze të moshës tënde?

- Një vajze të moshës time i pëlqen, të dalë me shoqe, të vishet bukur, të vazhdojë studimet.

- Duket paksa “i guximshëm” angazhimi yt në muzikë, duke marrë parasysh që je kaq e re?

- Po kam mbështetjen e madhe të familjes, veçanërisht të babit dhe ajo më bën të punoj edhe më shumë, gjithashtu edhe mbështetja e madhe e fansave. - Ti do apo s’do të të duan? - Unë dua të më duan gjith

- Kush të do, por nuk duhet të të dojë?

- Se di, besoj që janë të gjithë të duhurit ata që më duan, është fjala për ata të cilët personali- sht e di që më duan dhe ma kanë shprehur.

- Ti, personalisht, çfarë di se do, por nuk duhet ta duash?

- ëmbëlsirat, e di që nuk do të duhej ti doja kaq shumë sepse e kam shumë me rëndësi peshën, tani që po merrem me muzikë duhet të kem kujdes më shumë.

- Ku nisin dhe ku mbarojnë dëshirat e tua?

- Dëshirat e mia nisin por nuk mbarojnë asnjëherë

- Si janë ditët e tua që kur nuk je më thjesht Laura por Laura Radi, këngëtarja?

- Njësoj si më parë, nuk ka ndryshuar asgjë përveç se në rrugë më shikojnë më ndryshe njerëzit por edhe kjo pjesë tani më është bërë normale dhe e zakonshme.

- Mund të përmendim ndonjë episod të këndshëm nga takimet me fansat e tu?

- Po patjetër, më ka ndodhur në Zvicër në njërën prej qëndrave tregtare ku një vajzë e vogël ka vrapuar tek unë dhe më ka përqa ë qante, këtë mund ta veçoj si një nga takimet më të bukura të karrierës deri më tani. - Cila është skena më e madhe e më e bukur ku e ke imagjinuar të këndosh një ditë?

- zioni, e kam shume dëshirë edhe pse është shumë i politizuar kohëve të fundit unë prej kohësh e paramendoj veten një ditë duke përfaqësuar vendin tim të bukur, Kosovën pse jo edhe Shqipërinë.

- Çfarë natyre e konsideron veten Laura?

- Jam natyrë e qetë, pa komplekse dhe shumë e dashur me të tjerët.

- Cili është talenti yt i fshehur?

- Talentin tim të fshehur kam vallëzimin, e kam që kur kam qenë e vogël ku të gjithë më thonin se vallëzoja shumë bukur. Madje kam shumë video nëpër dasma dhe festa familjare kur kam qenë e vogël dhe kërceja sipër tavolinës. Ky është talenti i dytë pas këndimit.

- E ka Laura një shok me premisat për të qenë më pas një “mik i mirë”?

- Kam shok por ende jo një “mik të mirë

- Për çfarë përmendesh në shoqërinë tënde?

- Më përmendin si person që jam i gatshëm në çdo moment t’ju qëndroj afër miqëve të mi të afërt. - Çfarë të thonë shpesh? - Më thonë shpesh se jam e llastuar, pasi jam edhe fëmija i vogël i familjes. - Çfarë i thua vetes shpesh? - Vetes i them çdo ditë “puno sa më shumë që mundesh dhe një Kështu do ju thoja të gjithë atyre që kanë dëshira për të ardhmen, me punë arrihet çdo gjë.

- ...shikon padrejtësi? - Kur shikoj padrejtësi nuk mund të hesht, menjëherë kundërshtuar me zë të lartë. Padrejtësia duhet kundërshtuar nga secili prej nesh. - ...bën shoping me shoqet? - Kur bëj shoping me shoqet jemi të çmendura komplet, çudi si nuk na nxjerin jashtë -...nuk bie dakord me prindërit? - Këtu është pak më ndryshe, sepse edhe nëse nuk bie dakord, e respektoj prapë mendimin e tyre sido që të jetë. - ...nuk i dalin gjërat siç i kishte menduar? -Vazhdoj dhe mendoj një plan tjetër si të bëj të mundur që herën tjetër të më shkojnë punët në rregull, mos ti përsëris gabimet. - ...sheh një të moshuar të kalojë rrugën? - Personat më përzemër kam të moshuarit dhe fëmijët që janë pika ime e dobët, po e pashë që një i moshuar ka nevojë për ndihmë i afrohem me gjithë dëshirë ti ndihmoj. - ...një fans i pret rrugën për t’i kërkuar autograf? ë ata që më mbajnë në muzikë, me shumë dashuri i mirëpres. - ...i bëjnë kamera të fshehtë? - Shumë nervoze në ato çaste por më kalon shpejt. - ...nuk merr vlerësimin që meritonte në një provim? - Nervoze në maksimum, është gjëja që më vret më shumë sepse i gjithë mundi të shkon dëm. - Bëhem dhe unë - ...gatuan në kuzhinë? - Se kam shumë me qejf kuzhinën, më me dëshirë pres të gatuajnë për mua mami ose motra. - ...xhiron një klip? - Kur xhiroj jam shumë energjike por edhe shumë e stresuar se si do dali si përfundim, a do shkojë çdo gjë si duhet e kështu me rradhë. - ...regjistron një këngë? - për të dhënë më të bukurën pranë mikrofonit të studios të cilin e dashuroj me zemër. - ...del në skenë? - Kur dal në skenë jam një person komplet tjetër nga Laura që më njeh shoqëria, të afërmit dhe familja, në skenë jam më serioze shumë më energjike, një vajzë me taka, e veshur ngushtë, më provokative gjë që nuk e praktikoj në përditshmëri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.