Gramoz Ruçi:Cilët janë komunistët e Parlamentit të ri?

Intervista - - HUMOR -

Të shtunën filloi parlamenti dhe pikërisht për këtë arësye intervistën e javës mendova ta bëj me shokun Gramoz. Ai është bërë kryeradha e fjalisë këto ditë pasi shumë zëra nga e djathta nuk e pranojnë postin e tij të Kryetarit të Kuvendit. Vendosa ta takoja dhe intervistën t’ia bëja tek shtëpia e tij. Po ke parë ti se dhe atij i kishin vënë roje tek dera. E mora në telefon kur isha poshtë shtëpisë së tij.

“Alo, po hë more Kaso, nga ke humbur?”-u dëgjua në anën tjetër Gramozi. U habita dhe nuk e prisja që Gramozi ta kishte të regjistruar numrin tim në celularin e tij…

“Kasua jam shoku Gramoz, Kasua, -iu përgjigja. Jam poshtë shtëpisë tënde dhe meqë u zgjodhe kryetar, thashë të bënim ndonjë gjë për gazetën time”.

“Ngjitu lart mo Kaso se sapo vura xhevzenë dhe mos më derdhet. Hajde lart të pimë dhe ndonje kupë raki dhe flasim”.

U ngjita me një frymë lart dhe në kat të dytë më shfaqet Gramozi me tuta si ato që vesh Edi Rama dhe shapka. Më bëri me shenjë të ulem në kolltuk përballë tij…

-Shoku Gramoz, si fillim të uroj sukses në detyrën e re. Më erdhi e papritur drejt me thënë pasi…

-Jo, shoku Gramoz, e bën, por kanë filluar të të sulmojnë ata të PD dhe të përndjekurit politikë. Nami thonë se do bëhet të shtunën kur të marrësh detyrën…

Akoma s’e ke marrë vesh se dhe ata pak që Kolës që babai i ka bërë 28 vjet burg, nashti është me të pushkatuar nga sistemi, domethë nga koha - ver, por edhe unë po të isha ashtu do veproja për ata që shkelnin vijën e partisë… Hëmo, Kaso si e ka emrin ajo se e ka pak të ngatërruar… -Keti Bazhdari e ka shoku Gramoz! -Po po, ashtu e ka, Bazhdari, por ama që ne i bëmë bëzhdila fare, hahahah. Pra, që të ngas llafnë, mo Kaso, ka edhe disa të përndjekur të tjerë që iu kemi dhënë nga një kockë dhe e kanë mbyllur gojën dhe jo vetëm kaq, por të bëjnë gjëmën po na shave ne, mua më saktë. Nuk e pa si u vetdogj me Jo, mor për ideal u dogj, për mua, për socializmin…

- Shoku Gramoz, kam dëgjuar se edhe nga PD po pregatitet një protestë të shtunën. Thonë se do jenë shumë protestues. Edhe ata nuk e pranojnë faktin se ti i përket sistemit diktatorial dhe ke pasur post të rëndësishëm në atë kohë. Ju çfarë përgjigje do t’ju kthenit këtyre zërave nga opozita?

- njëherë se t’u ftoh kafja dhe tërhiqe atë kupën me raki se ma ka sjellë Berisha nga Tropoja. Raki rrushi safi dhe e zierë dy herë. “Merre Gramoz më tha, pije për qejfin tënd dhe shëndetin tënd. Unë jo, nuk të uroj dot me zë dhe figurë, por ti e di qe ne të

-Si, edhe zoti Berisha është dakort me ju shoku Gramoz?

për tëcilin unë lobova tek Berisha që ta futë në listë. -E njoh shoku Gramoz, është ai i gazetës 55. - Mender një m… e njihke o Kaso. Është i “Zërit të po- donte puna dhe ashtu ishte porosia e shokut Ramiz…

- Po nëse përshkallëzohet situata në protestë, çfarë do bëni ju si kryetar kuvendi shoku Gramoz?

-Nuk do ketë asgjë, mo Kaso, asgjë. Dhe po pati do informoj shokun Hekuran Isai që të marrë masa të rrepta. Më hutove me këto kohët e vjetra, mor Kaso vëllai, si janë këto punë. Shkon ku shkon dhe rreth PPSH vërtitet kjo politika jonë. - Shoku Gramoz, ata të PD-së… - Po lëri ata të PD-se more Kaso se e kam zgjidh punën me ta. Do t’i tremb me hapje dosjesh dhe bashkëpunime dhe vihen në rrjesht. Nuk kanë ku shkojnë, jo.

- Pse ka dhe bashkëpuntorë të tutë tek PD, shoku Gramoz?

- Nashti nuk do t’i thom të tëra, mo Kaso dhe pse ti vdes për një çikë eskluzivitet. Kam, mo Kaso, kam, plot kam. Në çdo qark kam nga një bashkëpuntor, por kësaj here vetëm për ty dhe gazetën tënde po të jap eskluzivitetin të dekllarosh se bashkëpuntorja e parë e Gramozit vjen nga Durrësi.

- Nga Durrësi shoku Gramoz? Qënka femër? Apo thua femër që mos ekspozohet dhe të mos identifikohet?

- Po femër, more Kaso, femër është. Ti e di që unë i kam qef femrat se vetëm ty të kam Ishte e dyta në listë, mo Kaso. Unë e vura atje. Ajo bënte fushatë kundra nesh, babai i saj kundra tyre, hahaha. Të kujtohet, mo Kaso, si dilte

- Po, më kujtohet shoku Gramoz, por doja të dija kush është roli i Bashës në gjithë këtë lojën tënde të bukur dhe finoke?

-O të dh…Bashën dhe ty more Kaso. Po në mëngjes se do dal pas pak të ha nga një pastë me shokun Namik. Namiku vdes për pasta, o Kaso, e di ti. Pije atë kupë tani dhe mbushu Kaso, se nuk kam më gjëra për të të thënë. Duku andej nga Kuvendi. Mos më fol, por ma bëj me dorë. M’i bëj të fala Mulit kur ta takosh, o Kaso. -Kujt Muli shoku Gramoz? shoku inë Rama. Dhe shikoje Berishën më qafsh kur të më kërkojë fjalën për të fol. Opo do ketë gallatë o Kaso po çohu e mbushu tani… Shihemi në Kuvend të shtunën Kaso.

-Rrofsh shoku Gramoz. Suksese dhe lart e më lart pasi siç ka thënë shoku Enver…

- Kasooo, do pirdhesh tani apo të thërras ro

Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.