I takon pjesë babait?

Intervista - - SPECIALISTËT PËRGJIGJEN -

Përshendetje avokat. Jam një djalë nga Vlora 38 vjeç, i martuar, kam dhe një djalë të vogël. Po ju shkruaj se kemi një problem pronësie. Në vitin 97, me këmbënguljen e babait dhe pa deshirën e nënës shitëm apartamentin dhe babai pjesen e tij e hodhi në - dale, ndërsa nëna pjesën e saj e investoi dhe ndërtuam një shtëpi në tokat nga ana e babait të saj. Shtëpia ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë -Vlorë. Ne si familje emigruam ne Greqi. Unë, mamaja dhe vëllai i vogël kemi punuar gjatë gjithë kohës, ndërsa babai asnjëherë. Kemi jetuar afro 20 vjet në Greqi dhe shtëpia që nga themelet dhe deri ne taracë është bërë me lekët e nënës. Ajo është e palegalizuar, por nga legalizimet kemi marrë dy zarfa në emër të babait. Këtë vit prindërit e mi janë divorcuar për shkak të një xhelozie të sëmurë të babait. Problemi eshte tani si do bëhet pjestimi i pasurisë? A i takon me ligj babait të ketë pjesë në këte shtëpi ku ai nuk ka kontribuar asnjë kokërr leku? Theksoj se vëllai është i pamartuar dhe nuk jeton me asnjë nga prindërit...

Përshëndetje Zotëri, Ju falenderoj shumë që kontaktuat me rubrikën “Ju pyesni, avokati për

Për sa i përket problemit tuaj, mund t’ju sqaroj se çdo pasuri e luajtshme ose e paluajtshme e cila është krijuar pas martesës konsiderohet pasuri e cila është krijuar nga të dy bashkëshortët. rregjim pasuror të përbashkët pasurinë e cila krijohet pas martesës dhe në rastin konkret nuk ka asnjë mundësi ligjore për të shmanguar këtë sanksionim që ka vendosur ligjvënësi. I vetmi përjashtim për të përjashtuar bashkëshortët nga regjimi pasuror i përbashkët është në rastet kur përpara lidhjes së martesës të ndahej paraprakisht ky regjim, çfarë do të thotë se pasuria e cila do të krijohej pas martesës do të ishte individuale për sejcilin bashkëshortë.

Ndërsa për sa i përket lejes së legalizimit, ndonëse ajo ka dalë në emrin e babait tuaj, ajo sërisht konsiderohet e përbashkët me nënën tuaj sepse është krijuar para se të zgjidhej martesa. Lidhur me pretendimin tuaj dhe të vëllait tuaj nga pasuria e krijuar nga prindërit.

Uroj që këtë problem ta zgjidhni me marreveshje mes palëve!

Përshëndetje, kam një vajzë 10 vjeç dhe është në klasë të katërt. Ajo ka një talent të paparë për të vizatuar. Por ajo që më habit është se ajo vizaton me ngjyra të errëta si kafe, e zezë dhe gri. Shoqet e saj vizatojnë detin me blu ajo e vizaton me gri, pemët me të zezë dhe nuk e kuptoj pse? Ju lutem mund të më jepni një shpjegim? Më duket sikur po kalon një fazë depresive dhe jam shumë e mërzitur për të.

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_ garuli@ hotmail. com:- Përshëndetje e dashur! Të falenderoj për pyetjen dhe që na ke sjellë në vëmendje një çështje të tillë interesante.

Vizatimi i fëmijëve është formë komunikimi, e si i tillë tregon dhe shpreh shumë. Është një shprehje e lirë e mendimeve, perceptimeve, humorit, ndjenjave, shqetësimeve, përvojave dhe realitetit të fëmijës. Mënyra si ai e sheh botën është thelbësisht e ndryshme nga ajo e të rriturve, që do të thotë se nuk duhen marrë për të mirëqenë disa detaje dhe të kalojnë pa u vënë re. Çdo pjesë e vizatimit të fëmijës është si fjalët e një tregimi, secila ka rëndësinë dhe vlerën e vet për të kuptuar të tërën. Me raste, fëmijët ia drejtojnë vizatimin një personi të caktuar, prindit, vëllait/ motrës, gjyshërve, shokëve. Brenda kësaj specifike, duhet mbajtur parasysh edhe se kujt i drejtohet e cili është marrësi i vizatimit sipas fëmijës. Vizatimi është shprehje e personalitetit të fëmijës, mënyrë e tij për të hyrë në ndërveprim dhe një formë për të treguar praninë e vet. Sa i përket ngjyrave në vizatime, secila prej tyre ka domethënien e vet dhe nuk është rastësor, por një aspekt që përcjell informacion të konsiderueshëm lidhur me mënyrën si fëmijët ndjehen e mendojnë. Konsiderohet se që prej moshës 4- vjeçare e më tej, përdorimi i ngjyrave nuk është më i paqëllimtë, por ka një përmbajtje të lartë emo moshës 3/ 4- 7/ 8 vjeçare, fëmijët përzgjedhin ngjyrat në vizati- met e tyre sipas emocionalitetit dhe ndjenjave të veta. Për këtë arsye, shpeshherë ato nuk përputhen me pasqyrimet dhe ngjyrat e vërteta të objekteve reale, por ngjyrosen sipas ngjyrave që fëmijës i pëlqejnë më shumë, psh. vizatohet dielli blu nëse i pëlqen bluja, retë e kuqe nëse i pëlqen e kuqja e kështu me radhë. Kur kalon kjo moshë, fëmijët njohin gjithnjë e më shumë realitetin dhe fenomenet, që do të thotë se ngjyrat në vizatimet e tyre janë ato të objekteve të vërteta, pra ka më shumë konkretësi dhe më pak imagjinatë. Sipas dy kategorive në të cilat ndahen ngjyrat, janë: Të ngrohta- e kuqe, portokalli, e verdhë. Të ftohta- e gjelbër, blu, e kaltër, lejla. Ngjyrat e ngrohta nxisin dhe shprehin gjallëri, energji, impulsivitet. Të ftohtat janë të orientuara nga e kundërta, nga qetësia, reflektimi, logjika, pasiviteti. Më poshtë renditet shpjegimi përkatës për interpretimin dhe ngjyrat që shfaqen më shpesh në vizatimet e vajzës tënde:

Kafe- si ngjyra mes të kuqes dhe të zezës konsiderohet si tregues i hidhërimit, seriozitetit, kujdesit e deri tek shprehja e pakënaqësive. E zeza- lidhet me ndjesi si ankth, frikëra, ndrojtje, dhimbje, melankoli, ngurtësi, humbje, vdekje, por njëkohësisht edhe elegancë, autoritet, pushtet e fuqi. Në rast se një fëmijë përdor shpesh të zezën në ngjyrosjet e tij, mund të ketë një humor të paqëndrueshëm, ndaj të cilit duhet treguar kujdes i veçantë. Grifrikë në përballimin e vështirësive, ankthi nga dështimi dhe qortimi, fleksibilitet. Në varësi të këtyre elementëve që mund të kuptohen nga ngjyrat që vajza përdor, bashkë me aspekte të tjera të zhvillimit apo sjelljes së saj, mund të arrihen përfundime mbi botën e saj të brendshme dhe se çfarë e shqetëson, nëse janë gjëra që ajo nuk i shpreh dot me fjalë. Duhet një sy i kujdesshëm vëzhgues për të kuptuar se çfarë e mundon vajzën. Duke shpresuar të kemi ardhur në ndihmë, të uroj gjithë të mirat!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.