Mesazhet sekrete Intervista-Wikileaks Rama-Veliaj për Shkozën

Intervista - - HUMOR -

Wikilekeas ka arritur të kapi disa sms dhe emaile, por edhe biseda telefonike ndërmjet kryemistrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj në lidhje me shtëpitë që po prishen ne Shkozë. Ja, çfarë i shkruan Rama në një ndër sms e shumta në lidhje me fillimin e prishjeve të shtëpive në Shkozë.

Rama: Lali Eri, ç’po bën? I gjete buldozierët për t’ua kthyer përmbys shtëpitë atyre të ardhurve nga malet?

Veliaj: Zoti Rama, me atë punë po merrem. Kam ngarkuar Maznikun të na sigurojë naftën dhe e kam çuar në Maqedoni pasi atje nafta është më e lirë.

Rama: Pse mo lali, paske mbet keq për lekë që e ke çuar deri atje?

Veliaj: Po bëhet fjalë për shumë litra naftë zoti Ramadhe pjesën që del fitimi i naftës them t’i bëjmë një strehë të mirë Gjergjit meqë është dhe viti i tij ashtu sikundër keni thënë edhe ju shkëlqesi.

Rama: Pse mo lali Eri, edhe për strehën e Bojaxhiut unë do mendoj? Ai ka vetë disa pika karburanti kështuq ë mos më kërris menderen më gjithë të.

Veliaj: E kisha për Skenderbeun o Skënderbe, jo për atë varitrapsin. Pasi siç ka thënë edhe shoqja jonë Spiropali…

Rama: Fillove nga furçat ti? Pa më thuaj sa shtëpi do prishen, si do prishen dhe ku do t’i futim ata pasi ti hedhim në rrugë? Ah sa më pëlqen kjo shprehja” t’i hedhim në rrugë”. Më kujton vitet kur flija rrugëvë në Paris.

Veliaj: E kemi menduar dhe atë, pa merak. Shumica e tyre kanë shtëpi koti, dmth me nje të shtyrë shemben vetë. Copë copë janë dhe kur fryhej Lana ata hipnin nëpër pemë. Por kemi një problem zoti Rama. Shumica e tyre per të mos thënë të gjithë jane me letra. Si mendon zoti Rama, si do ua bëjmë dëmshpërblimin?

Rama: Po çfarë dëmshpërblimi o Lali Eri? Të pyetën ty ata kur i ndërtuan? Po mua më pyetën? Si mund të ndërtosh pa na pyetur ne dhe pa kaluar tek ne % tonë? Bëj një përzgjedhje lali Eri dhe prish më shumë shtëpi të socialistëvë që të mendojnë demokratët se ky nuk pyet për ata jo më për ne. Do bëjmë shtet apo jo? A të vjen era shtet ty Lali Eri?

Veliaj: Drejt me thenë zoti Rama, aktualisht jam buzë Lanës dhe nuk po e marr vesh çfarë ere vjen, por jam i sigurtë që një erë vjen. Dje ishin ngritur të tërë zoti Rama. Me kuçkë me ma- çkë banorët dhe vetëm ulërisnin. Ç’do bëjmë me ta se ka dhe fëmijë mes tyre?

-Rama: Ata nuk janë më kuçkë se ty lali Eri, ndaj bëj sikur të vjen keq dhe shtrembëroje fytyrën ashtu siç vetëm ti di ta bësh. Bëju dhimbje e gjallë për ta që kur të të shikojnë t’i harrojnë shtëpitë e tyre dhe të ndihen mire vetëm ti mos mërzitesh. Ika tani…flasim më vonë se kam lënë një kafe ma një Çam nga Dibra.

Ditën që do fillonte prishja e banesave, lali Eri nuk po arrinte dot të lidhej me Ramën. Ai nuk i përgjigjej as me sms dhe as me e-maile. Ndaj vendosi ta merrte në tel dhe mes tyre u zhvillua kjo bisedë:

Veliaj: se…

Rama: Alo, alo, zoti Rama, ku je Kujt i thua ku je ti lepu- rush apo harrove që s’te jap llogari ty dhe asnjeriu se ku jam dhe çfarë bëj? Në tualet jam kam një orë se jam zënë kaps, po më thuaj pse more?

Veliaj: Plasi në Shkozë zoti Rama. Kanë ardh gjithë mediat dhe banorët po qëllojne policinë. Fol me Fatmirin të dërgojë sa më shumë policë të ruajnë dhe buldozerët se mos na vjedhin naftën.

Rama: Ik o kaqol ik. Ik më ler rehat të dhjes se harrova të të them. Edhe kjo që po bëj unë tani aty do vijë ku protestojnë ata hahahah…

Veliaj: Zoti Rama, nuk është për të qeshur po merr masat të lutem. Rama: E, mirë, se po të dërgoj edhe disa deputetë të PD-së aty. Fundja pse mos t’i dërgoj. PD ka qënë para nesh dhe ajo e ka bërë gentplanin për t’i prishur shtëpitë. Ja futim Lulit kupton. Dhe ti fol vetëm që këtë po e bën Luli dhe jo lali. Bëju pak finok.

Veliaj: Këtu ka ardh ne Ed Paloka, po këtë ti e ke dërguar?

Rama: Jo vetëm atë, por edhe Vokshin, edhe vajzen e Azemit se aty

Ijanë veriorë shumica, kupton? Shiko tani live kur të grindet banori me Palokë dhe ta akuzojë se ju e keni dhënë urdhërin për prishje. Dhe mos bëj gafë të shash Lulin? Sapo i kalova 11.5 milion euro vjehrrit të tij për prishjen në Sarandë.

Veliaj: Po këta do t’i dëmshpërlejmë zoti Rama? Ku do t’i gjejmë fondet?

Rama: Po ja gërmo njëherë aty brënda Lanes se mos gjen ndonjë gjë dhe jepua hahah. Dëgjo këtu se nuk kam dhe shumë kohë se mbeta në tualet. Në darkë do shkosh tek Fevzo se fola me të. Do ketë dhe banorë aty. Ti mos iu hakërre atyre, por lëri të flasin. Ata vërtëtë kanë të drejtë, por e drejta është me ne dhe ne e dijme kur është e tillë ose jo. Po të përmëndën vjerrin e Lulit apo më keq akoma mua, ti e di vetë si t’i përdredhesh. Hidhe bisedën direkt tek lumi, tek përmbytjet, trafiku dhe premtoju se do ti dëmshpërblejmë. Veliaj: Kur zoti Rama? Rama: Ja sa të fshi pak menderen dhe të kthej përgjigje tamam. Nisu për në Shkozë tani dhe thuaju banorëvë se do vije vetë kryemistri të flasi për këtë punë.

Veliaj: Oj sa më gëzove zoti Rama. Më lehtësove shumë. Kur t’ju them se do vini kështu si kohë?

Rama: pas katër vjetësh thuaj lali. Pas katër vjetësh….

(Marrë nga Wikileaks)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.