Edi Rama: Çfarë më tha Trampi?

Intervista - - HUMOR -

U ngrita herët në mëngjes dhe u nisa drejt Rinasit. Nuk doja që të më shpëtontë intervista me kryeministrin Rama i cili kthehej nga vizita në Amerikë. Në Rinas mbërrita në orën 4.30 të mëngjesit pasi avioni mbërrinte në orën 5. Kudo ndihej era e mbërritjs së tij dhe kudo shihje policë me uniforma dhe pa uniforma, por me radio në duar. Aty më zunë sytë edhe disa gazetarë të tjerë, por unë duhet te depërtoja akoma më thellë që të bija në sy të tij. Në horizont u dëgjua zhurma e avionit si dhe dritat e tij. Gazetarët dhe disa njerëz të tjerë që prisnin aty filluan të shtyheshin kush e kush ti dilte i pari dhe t’i binte në sy. Tashmë avioni kishte mbërritur dhe në pistë u shfaq portreti i Ramës që vetëm qeshte dhe lëvizte duart. U futa tek holli ku rrinin dhe gazetarë të tjerë dhe mundohesha me majë të gishtave të ngrihesha sa më shumë që të më shikonte. U mundova kot pasi ai më pa dhe ma bëri me dorë. Kur ai ma bëri me dorë unë u ula nga gishtat e kembës dhe si i shkurtër që jam, humba nga shikimi i tij.

« Kaso, o Kaso », dëgjova zërin e Ramës të më thërriste. Nuk kisha forcë të çaja turmën, por një dorë e fuqishme më kapi nga krahu dhe më ngriti më të lartë. « Foli kryemistrit se po të thërret ! », më foli personi që më ngrit zgupthi.

“Kaso, po hë more derdimen ku humbe? Eja tek dhoma, eja. Ju të tjerët mos prisni kot”,-iu tha gazetarëve, Rama. “Kënaqësinë e udhëtimit tim do ta ndaj vetëm me Kason”, tha dhe u nis drejt dhomave VIP. Mezi e arrita dhe sapo hyra në dhomën e tij e pashë me kembët ngritur mbi tavolinë….

Kaso Kosa: -Mirëserdhe zoti Rama, -iu drejtova dhe i zgjata dorën për ta takuar.

Edi Rama: - Ulu, o ulu aty, dashke dhe dorën o Kaso gjigandi. Kjo dorë nuk do lahet për katër vjet tani. E di kë ka takuar kjo dorë, Kaso ziu?

- E di zoti Rama dhe pikërisht për atë kam ardhur. T’ju pyes si shkoi vizita dhe takimi me Trampin.

- Me Trapin thuaj o Kaso me Trapin, po s’ke faj që i thua Tramp pasi trap atij vetëm unë i them. Po hë më thuaj ç’bëhet këtëj? Si është Luli? Doktori më ka sharë ndopak?

-Mirë janë të gjithë zoti Rama, por janë shumë kuriozë se si shkoi takimi me Trapin... siç i thua ti…

- Eh, Kaso, Kaso. As në ëndërr se kisha menduar një takim të tillë kokë më kokë pa praninë e grave. Vetë Trampi kishte anulluar vizitën që kishte planifikuar për në Florida ku uragani Irma kishte bërë namin. “Kam një uragan më të madh se Irmën, iu kishte thënë këshilltarëve të tij. Kam në zyrë uraganin Rama që ndryshe nga Irma këtu që është fatkeqësi natyrore, ky po ua rrafshon shtëpitë dhe lokalet në vendin e tyre. Ndaj e kam këtu të më mësojë dhe mua si të shkatërrojë Korenë dhe Rusinë”.

- Ju u takuat në Shtëpinë e Bradhë me Trampin, zoti Rama?

-Po jo o Kaso jo, çfarë Shtëpie të Bardhë dhe mavi thua. Kishte një resort diku tjetër larg syve të medias dhe Ivankës. Donte takim tek e tek me mua ose si i thone kokë më kokë. -E pyete për takimin me Lulin që bëri para teje shoku Rama? Çfarë kishte biseduar me Lulin dhe si do vazhdojnë marrëdhëniet tuaja në vazhdim? -Hahahaah…kur e pyeta për Lulin, o Kaso vëllai nuk pushonte së qeshuri. Kush është ky ia bënte. Dhe kur i tregova foton që kishte bërë dhe gishtat “OK” filloi të qeshte akoma shumë. Po më pe në foto me dikë dhe gishtin ashtu, dije se e kam me të futur zoti Rama. Për zotin kështu më tha Kaso ndaj këtë dua ta qendisësh bukur në gazetë. -Patjetër, e kam merak vetë këtë pjesë. Sa qëndruat në resortin e tij dhe çfarë biseduat për situatën në rajon? -Kaso, jo të gjitha do ti tregoj ty se ti je njëçikë llapaqen dhe çoç trillon ndonjëherë. Por po të them qëndruam shumë. Kemi pirë dhe luajtur bilardo sa u kënaqëm. Unë e mundja dhe në bilardo, por nuk doja ta mërzisja. Nuk ndahej nga mua o Kaso. Do rrinim gjate, por më erdhi Linda aty dhe më kërkoi të shkoja të ushqeja pak Zahon dhe t’i ndërroja rrobat se kjo ishte e zënë me Ivankën. -Pse dhe Zahon e kishe marrë shoku Rama? - Ku do vete pa të unë mor Kaso? Po si mund ta humbisja këtë rast. Kur e pa Trumpi fap i futi një çek brënda në pampers. Dhe veç ta shikoje si u zumë me Lindën o Kaso vëllai se kush ta lante i pari për të marrë çekun hahahah. Se mos i shkruan dhe këto se të hedh nga kali Skënderbeut. -Pa merak zoti Rama, pa merak. Po për çeshtjen e Ballkanit, folët me Tramp? Kush ishte qëndrimi i tij mbi faktorin rus? -Shih Kasua shih. Paska mësuar të bëj edhe py- etje serioze dhe me spec. Më pëlqen kjo Kaso, më pëlqen. Po ku i rruhet atij për Ballkanin o Kaso. Ta kam lënë ty më tha dhe bëj si të duash. Silli vërdallë të gjithë se jo më kot Vuçiç të quajti lideri Ballkanit. Dhe e di të fortën me Vuçiçin o Kaso? Do të them dhe këtë dhe m’u pirdh se jam i lodhur.

- I bëri presion Tramp Vuçiçit për Kosovën shoku Ramë?

-Jo mor çfarë Kosove thua, por ngaqë më kishte vetëm mua në mëndje dhe e di që unë kam qënë basketbllosit i mirë dhe me nam, i thoshte herë mbas here atij se ngjante si lojtar i NBA-së. Hahahahah…e kupton tani Kaso? Dhe Vuçiçi që i thoshte nga ana tjetër që unë jam i shkurtër dhe nuk kam luajtur asnjëherë basketboll. Po Tramp vazhdonte akoma më të tijën.

-Shoku Ramë, nga ana tjetër Vuçiç deklaroi se Tramp do vizitojë Serbinë. Si e shpjegoni këtë?

-Serbinë e satëme o Kaso se desh të shava. Është lojë Kaso, lojë. Ke për të parë çudira mbaje mënd. Do caktojë datë sikur do shkojë në Serbi, dhe po atë ditë fappppp do kthejë avionin dhe do zbresi në Surrel hahaha…e kuptove tani lojën? -Jo, nuk e kuptova, por ama… Ik pirdhu tani meqë se ke kuptuar se po pres Kol Ballën. Këto që të thashë ty as Fevzua nuk dua t’i marri vesh. Dëgjove, Kaso?

-Dëgjova, shoku Ramë. Ti e di besnikërinë time ndaj teje.

- Besnikëri leshi ke ti po hajde të të jap disa çokollata që më dha Trapi dhe shko haji me Meron. -Të iku unë tani shoku Ramë? -Akoma nuk je pjerdh mo? Bisedoi me shaka Kaso KOSA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.