Xhensila Pere: Jo, me një si unë!

Intervista - - TELEVIZION -

Që është e bukur, tërheqëse dhe sensual, këtë nuk e vinim në dyshim, por ajo di të bëjë edhe diçka tjetër, di të kërcejë bukur dhe këtë e ka treguar që në dy netët e para të “Dance ëith me” në edicionin e katërt. Xhensila Pere, ish banorja e edicionit të tetë të Big Brother Albania, ka pranuar ftesën më kënaqësi për të qenë pjesë e Dance ëith me” dhe si duket ka vendosur të shkëlqejë në kërcim. Ajo kërcen në çift me Trim Jetullahun, një këngëtar i ri nga Kosova dhe nw kwtw intervistw ajo tregon si u bw pjesw e kwtij spektakli, çfarw pret nga DWM dhe shumw e shumw tw tjera…!

Fabjola Kuburi:- Xhensila, që nga dalja e parë në publik e deri te Dance With Me, sa rrugë mendon se ke bërë?

Xhensila Pere:- Mjaftueshëm për të qenë aty ku jam sot.

- Kjo do të thotë që je e kënaqur me kaq sa ke arritur?

- Asnjëherë nuk është mjaft, sidomos kur është për arritje pozitive.

- Si e prite ftesën për në “Dance With Me”?

- Me shumë kënaqësi! E kam pasur ëndërr të isha pjesë e atij spektakli.

- Cili mendon se ështe roli yt në këtë spektakël?

- Të jem Xhensila, çfarë roli tjetër mund të kem aty përveç se të tregoj kush është Xhensila në kërcim!

- Marrëdhënia me Trimin, partnerin tënd në këtë spektakël? - E the edhe vetë: partnerë. - Çfarë mendove kur mësove se Trimi do të ishte partneri yt?

- “A di të kërcejë ky?” - ka qenë mendimi i parë. Gjithashtu shpresoja të mos ishte shumë i gjatë, që të mos dukesha shumë e shkurtër. (qesh)

-Sa miq jeni me njëri-tjetrin?

-Miqësia është një fjalë e madhe, por mund të them që jemi mjaftueshëm miq sa për të kaluar bukur dhe mirë në këtë spektakël.

-Çfarë të pëlqen tek ai dhe çfarë jo?

gjë tjetër. Nuk është tipi im.

-Nuk e di nëse Trimi është i lidhur apo jo, por supozojmë se po. Ti do ta lije partnerin tënd të kërcente me dikë tjetër kaq të bukur sa ti?

- Me një kaq të bukur sa unë, po! Por me një si unë, jo! (Qesh)

-Çfarë ke arritur t’i injektosh Trimit nga karakteri yt?

-Është pak e vështirë të ndryshosh karakterin e njeriut, sidomos pas një moshe të cak- tuar. Nëse arrin ta ndryshosh, do të thotë që ai njeri s’ka karakter. E vetmja gjë që shpresoj që ai të mësojë nga unë, është korrektësia në punë.

-Të ka premtuar Trimi që do këndojë në dasmën tënde?

- Nuk ia kam kërkuar ende por nuk besoj se do refuzojë. (Buzëqesh)

-Deri tani, që nga koha e Big Brother 8, të kanë lidhur, zgjidhur e fejuar… Di të kesh edhe ndonjë fëmijë?

-(Qesh) Jo, ende. Di të kem vetëm 2-3 shtatzëni, kështu papritur!

-Ka zëra që thonë se është paguar për të qenë pjesë e Dance With Me. Është e vërtetë apo thashethem?

-Duke qenë një spektakël i lakmuar nga të gjithë personazhet publikë dhe VIP-at, normalisht ashtu si në çdo fushë, e mbi të gjitha në TV, ka të tilla thashetheme por nuk është e vërtetë.

-“Amici, ëndrra e çdo balerini” Who cares? Jam në #Dance_With_me, ëndrra e çdo personazhi publik – është diçitura që i ke bashkangjitur një fotoje të postuar në Facebook. Një koment për këtë?

-Është shumë e qartë ajo që spektakël me një audiencë maksimale. E çfarë mund të kërkojë më shumë një personazh televiziv?

-Si e ke parashikuar këtë garë?

-Më shumë sesa një garë me personazhet e tjerë, unë e kam një garë personale: me veten, e deri ku do arrijnë aftësitë e mia në kërcim.

-Çfarë është e rrezikshme për një miqësi: servilizmi, zilia apo hipokrizia?

-Të treja janë shumë të rrezikshme, por ajo që do vendosja në vend të parë është Zilia, një bishë e keqe!

-Çfarë të mjafton për të qenë e lumtur, e gëzuar apo e kënaqur?

-Të shoh mirë njerëzit që dua, këtë mund të quaj lumturi.

-

Të kanë dashur siç ke dashur të të duan?

-Akoma jo!

-Çfarë do të doje të shikonin te ti ata që të rrethojnë?

-Çiltërsinë dhe sinqeritetin tim.

- E kanë parë?

- Disa po, disa jo, rëndësi ka që të duhurit e kanë parë.

-

Gjen llambën magjike dhe xhindi të ofron 3 dëshira... Cilat janë ato?

- Jam pak me të vjetrën unë. Ende lutem për shëndet, lumturi dhe pasuri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.