Silvestër Shkalla: Teuta do ta mbajë vendin e parë

Intervista - - SPORT -

Silvestër Shkalla qendërmbrojtës i Teutës rrëfen për gazetën tonë synimet e skuadrës durrsake këtë sezon të ri të kampionatit shqiptar, që mbas 2 javësh renditet e para ...

E veçanta e kësaj interviste që Silvestrin e kam pasur shok fë

dhe si dëshmitare e pasionit të tij mbi futbollin mund t’ju them që ai rasti tipik që mund të bëhen realitet një ditë.

mijërie është është ëndrrat

-Silvestër, miku im i fëmijërisë, tashmë, mbas shumë vitesh, ja, ku ndodhemi sërish përballë në pozicione të reja, unë si intervistuese dhe ti i intervistuar. Gjithmonë e kam ditur që do bëheshe futbollist i famshëm. Po ti, a e dije që do e arrije këtë sukses? -Unë kam ecur gjithmonë me një ëndërr që i vogel dhe kjo ishte që një ditë të bëhesha futbollist. Mendoj që kam bërë veç hapat e para dhe kam shumë punë për të bërë që të arrij edhe më lart se kaq.

- Kush ka qenë inspirimi për tu bërë futbollist?

-Inspirimi im ka qenë babi i cili gjithmonë, që i vogël, më ka shtyrë të bëhesha futbollist duke më dhënë topin me vete kudo ku shkoja. Aii ka pas luajtur edhe vetë futboll dhe ka pasur gjithmonë dëshire që një djalë t’i bëhej futbollist.

-E mbaj mend detajin e topit që e merrje gjithmonë me vete madje edhe në klasë. Por duhet thënë që nuk ke qenë ndonjë fans i madh i shkollës..

-Ti e di që lënda ime e preferuar edhe që shumë herë nuk vija në shkollë që të shkoja në stërvitje...

- Por a ka qenë ndonjëherë një moment që ke dashur ta lije futbollin?

-Asnjeherë nuk e kam çuar nëpër mend sepse kam një rrugë të gjatë e të bukur për të bërë dhe për këtë jam i bindur.

- A ke provuar ndonjë pozicion tjetër përveç atij të qendërmbrojtësit?

- Kur kam qenë i vogël kam pas luajtur shumë role të tjera si mesfushor krahu, apo qendre, por kur trajneri më vendosi në qendër të mbrojtes, më pelqeu si pozicion dhe e ndjeja veten më mirë më pas.

-Si nisi aventura jote tashmë disa vjeçare me Teutën?

-Në fakt, një kontratë profesio te “Dinamo” ku luajta një vit dhe më pas kalova te një ekip si Teuta me mjaft emër në Superligë. Ditën e parë me Teutën e kam nisur në një ndeshje miqësore me “Bylisin” ku, për nje fazë përgatitore në Bullgari. Normalisht lajmi që do luaja për Teutën ishte një gëzim i madh si për mua ashtu edhe për familjarët e mi. - Si ndjehesh këtu? - Këtu në Durrës më kanë ndenjur afër të gjithë që ditën e parë ,si trajnerëve.

- Vjet Teuta u rendit në vendin e 5 në renditjen përfundimtare. Kush është synimi i ekipit për këtë sezon të ri?

-Eshtë akoma herët për të treguar objektivat sepse duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një dhe duhet të qëndrojme me këmbë në tokë. Janë veç dy ndeshjet e para dhe kampionati është shumë i gjatë dhe i vësh- tirë..

- Sapo ka përfunduar java e dytë e Superligës dhe Teuta renditet e para me 6 pikë të plota.Besoj se në javët në vazhdim do shohim një Teutë më agresive që do luftojë fort të mbajë vendin e parë..?

-Po jemi me pikë të plota në këto dy ndeshjet e para dhe kryesojmë ato. Çdo ndeshje e kemi vlerësuar në maksimum si me qenë secila prej deri në fund. Çdo ndeshje do të jemi më të fortë dhe do të luftojmë fort për të mbajtur vendin e parë.

-Ndeshjet e mëparshme per Vllaznisë dhe 2 me 1 ndaj Luftëtarit. Cila ndeshje ishte më e fortë?

-Te dyja ndeshjet kanë pasur veshtirësitë e veta duke ditur që edhe me çfarë ekipesh luajmë si Gjirokastra që vjet zuri vendin e 4 që pretendonte edhe Europën dhe Vllaznia që ka një emer të madh në kampionatin shqiptar.

- Kamza dhe Lushnja janë dy prurjet e reja për këtë sezon në Superligë. I ke ndjekur ndeshjet e tyre? Si të janë dukur këto skuadra?

-Me thënë të drejtën vetëm ndeshjen e Kamzës kam parë dhe m’u duk një ekip i mirë dhe me grintë. Edhe pse janë të ardhur nga kategoria e parë duhet t’i vleresojmë dhe të japim maksimumin kundër tyre.

- Vjet ishe pjesë e kombëtares U-21. Shumë lojtarëve nga U-21 u është dhënë shansi të luajnë me Kombëtaren e madhe. A beson që një ditë do kesh fatin e tyre?

-Isha pjesë e kombëtares U-21 dhe ka qenë një ndjesi shumë e bukur dhe që rrallë i bie ta provosh... Sa për skuadrën e madhe di të them që vetëm me punë dhe stërvitje mund të arrish deri atje.

- Ke shënuar edhe një gol me skuadrën e Teutës. Çfarë ndjesie është për një mbrojtës të shënojë gol?

-Golin e parë me ekipin e Teutës e kam shënuar në kupë ndaj Kamzës dhe ja dedikova trajnerit pasi më kishte dhënë një besim të madh. Sa për golin ishte ndjesi e bukur sepse ishte edhe goli im i parë në një ekip si Teuta.

- Merkatoja e Teutës sivjet ishte e pasur dhe kjo ka bërë që mos të jepet edhe shumë hapësira si titullar. Pse trajneri Magani duhet të të japi vendin e titullarit në ekip?

-Po shumë e vërtet që s’po aktivizohem si titullar po edhe unë nuk kam qenë në 100% tim që të jap maksimumin dhe kjo ka qenë arsyeja që jam aktivizuar pak. Gjithsesi qëllimi ynë është të ikim larg si ekip dhe nuk është problem se kush luan dhe kush jo.

-Çfarë mendon për mundësinë që i jepet të huajve që të luajnë në kampionatin shqiptar duke lënë mbas dore ata vendas?

-Mendoj që cdo i huaj që luan ja ka vlejtur për të luajtur se edhe trajneri nuk i fut kot në fushë. Lojtarin e mirë normalisht që trajneri e do pavarësisht nëse është vendas apo i huaj..

- Java e ardhshme do luani me Flamurtarin. Një parashikim si do dalë ndeshja?

-Ndeshja është e vështirë, ashtu si edhe dy të parat, por për ne do jetë

- Një thirrje për tifozët që t’ju vijnë t’ju shohin meqe luani në shtëpi..?

-Ne rradhë të parë falenderoj tifogrupin “Djemtë e detit” që vijnë në çdo ndeshje. Janë vërtet një mbështetje për skuadrën.

Gjithashtu ftoj çdo spordashës që të vijë të na shohë dhe pse jo të na mbeshtesin: merr një mik dhe ejani në stadium!

Përgatiti Sonila SHKALLA

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.