Prag vjeshte

Intervista - - POEZI -

Po ju a them dhe s’do më gjykoni, Kur të më shihni në ndonjë bar. Në vend të çajit plot me konjak ta kem gotën, Apo me whiskey red-lab. Mos më gjykoni as nëse nesër më shihni, Nëpër duar me ndonjë armë. Duke i marrë lekët ndonjë njeriu Apo duke grabitur ndonjë bankë. Dhe nëse nesër në lajme më shihni, As nëse kam përdhunuar mos më gjykoni Po ju a them për të fundit herë Pa gjykuar a bëni dot ? Epo edhe unë si ju, jamë pjellë e kësaj shoqërie.

EGLANTIN T-C TOSKA

Më ngatrrohet ky pragvjeshte Sytë i mbyll e rri në heshtje Pikturë që pikturova vetë Më të bukurën e botës Të ishte Pikaso në jetë Të t’shoh krejt i mahnitur Dhe sytë kurrsesi si hap Këtë metodë e kam shpikur Vetëtimat nën qerpik Ngaqë nuk kanë rrugderdhje Nga kjo luftë e kjo përleshje Të dal i gjallë, kam frikë Nuk e di kjo prag vjeshte

SKËNDER LAZAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.